Dy shqiptarë, të moshës 21 dhe 44-vjeç, janë arrestuar këtë të martë nga policia greke, në kufirin e gjelbër pranë Kosturit. Gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 8 fishekë, 2 krehra, 1 thikë dhe 5.8 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis, kurse shqiptarit tjetër iu sekuestrua vetëm 16 gramë kanabis sativa.
Author: tirana
Duke folur për mediat mbi zgjedhjen e Presidenti të ri, kryetari i i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që kandidati të jetë i ndryshëm nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta. Ai deklaroi se nuk përjashtohet asnjëra gjini, ndërsa theksoi se Presidenti i ri do të jetë me integritet. “E thashë në mbledhje, po e ripërsëris, kemi ndjekur një proces tepër korrekt në marrëdhënie me atë që thotë Kushtetuta. Në tre raundet e para nevojitet që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, kemi rënë dakord që në raundin e dytë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një 75-vjeçare është gjetur e vetëvarur nga familjarët. Delvinë/Informacion paraprak Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bujar Nishani la gjurmë në historinë jo dhe aq të lavdishme të shtetit shqiptar por edhe të partisë demokratike. Në një lëvizje të pazakontë, sekretari amerikan i shtetit Blinken vlerësoi kreun e ndjerë të shtetit. Ndoshta por jo vetëm për këtë arsye, atij do ti rezervohet një funeral shtetëror, me të gjitha nderimet dhe respektet, duke nisur këtu, nga presidenca, ku ai qëndroi me dinjitet për pesë vjet. Ashtu si Bashkim Finos një vit më parë, precedenti i funeralit të ish kryeministrit, do të shërbeje për ti bërë përcjelljen e fundit, presidentit të shtatë të republikës. Ditën kur ish kryeministri…
Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha më herët se Balla dhe Bardhi mbrojnë njëri-tjetrin edhe në rastin e vrasjeve të tjera në qytet dhe më gjerë. Berisha ju referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në reagimin e tij në Twitter, Bardhi shkruan se mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, por jo atë. Bardhi: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të pallatit të Brigadave në Tiranë. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në nënkalim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Paraprakisht mësohet se në makinë po udhetonin dy vajza, ndërsa njëra prej tyre ka mbetur e plagosur. Policia është në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës që të zgjedhë një President politik, meqenëse tashmë ajo ka mundësinë ta zgjedhë me votat e saj kreun e ri të shtetit. Duke folur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ai u shpreh se opozita realisht nuk ka pasur një ofertë për të zgjedhur Presidentin. “Ju mund të mbanit qëndrime ndaj grupeve të caktuara të opozitës, por keni deyrimin etik të respektoni gjysmën e Shqipërisë që ka votuar opozitën në këtë parlament. Po flitet për opozitën sikur humbi një shans për të pasur një president, në fakt opozita asnjëherë nuk…
Për shkak se 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, bie ditë shkolle për fëmijët, por është edhe ditë pune për prindërit e tyre, hapja zyrtare e Kopshtit të ri Zoologjik do të bëhet ditën e shtunë, më 4 qershor. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi fëmijët të marrin prindërit dhe gjyshërit dhe të bëhen pjesë e festës në fundjavë. “Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja? Ditën e shtunë, në 4 Qershor , meqë është fundjavë dhe të gjithë e kemi pushim, merrni prindërit, gjyshen, gjyshin ose një shok apo shoqe, dhe ejani të shohim…
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Media, deklaroi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, se opozita duhet të kishte marrë pjesë e unifikuar në procesin e negociatave për kreun e shtetit dhe duhet të kishte propozuar një emër. Me një gjuhë eksplicite të huazuar nga profesor Artan Fuga, Media tha se maxhoranca gjeti një opozitë kashtë e koqe për të caktuar në krye të shtetit një person që i shërben asaj. “Do ju drejtohesha të gjithëve dhe a ka mundësi që në takime mos të abuzojmë as me kohën…
Është shoqëruar me debate mbledhja në Konferencën e Kryetarëve, për procesin e presidentit të ri Diskutimi është zhvilluar mes Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj. Pjesë nga debati: Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të mriatuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gjënjen, ju keni kartonat dhe votoni…
The Economist Si një nga dokumentet themeluese më të shkurtra dhe më të paqarta në botë, kushtetuta e Amerikës frymëzon teoritë juridike. Përballë paqartësisë – në terma të tillë si “liri”, “mizori dhe i pazakontë”, drejtësitë në të djathtë dhe në të majtë janë të detyruar të jenë edhe kreativë. Por gjyqtarët konservatorë priren të jenë kundërshtarët më të zëshëm të krijimtarisë gjyqësore. Por e drejta e abortit, siç e vë në dukje edhe gjyqtari Samuel Alito nuk përmendet askund në tekstin e kushtetutës. As dokumenti nuk përmban një referencë të qartë për “privatësinë”, një koncept që supozohet se mbron,…
Ka nisur me mos dakordësi Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme. Ndërkohë që pritet të vendoset për raundin e radhës për presidentin, Enkelejd Alibeaj u shpreh se janë të interesuar vetëm për pikën 3 të rendit të ditës, që ka të bëjë me ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Kjo u kundërshtuar nga Taulant balla, i cili tha se nuk mund të ndryshojnë rendin e ditës. Enkelejd Alibeaj: Interesi ynë ka të bëjë vetëm për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Gjithmonë është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale të parlamentit ka qenë një urdhër i dhënë nga kryetarja.…