Author: tirana

Policia e Elbasanit sot ka arrestuar 4 persona. Kjo në lidhje me mashtrimet sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit në prokurorinë e Elbasanit. Sipas dosjes, firma instaloi një ‘chiller’ që nuk funksiononte. Ndërkohë nën akuzë është vënë administratori i firmës, drejtuesi teknik dhe inxhinierët. Kujtojmë se dy prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim. Masat e sigurisë1-Ded Maluta, i dyshuar për veprën penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim .2-Vladimir Maluta, me profesion inxhinier…

Read More

Mbeten edhe pak ditë stërvitje në kuadër të ndeshjes kundër Islandës në transfertë, por duket se trajneri Edy Reja e ka përvijuar tashmë formacionin që do të zbresë në sfidën e parë të Ligës së Kombeve. Nëse nuk ka të papritura të tjera, Etrit Berisha do të jetë në portë. Kjo edhe për faktin se mungon Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati, me këtë të fundit që po zgjidh disa çështje procedurale që lidhen me pasaportën, ndërsa Tafas kaloi në ekipin Shpresa. Zëvendësues për momentin është vetëm Selmani. Në mbrojtje pritet që rreshtimi të jetë i njëjtë si në ndeshjen me…

Read More

Tajvani ka vënë në gatishmëri avionët ushtarakë si shenjë paralajmërimi për 30 avionë që ka dërguar Kina në zonën ajrore të mbrojtjes së këtij vendi. Incidenti i së hënës shënoi inkursionin më të madh që nga janari, shkruan BBC. Vendimi i Kinës erdhi disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi Kinën kundër pushtimit të Tajvanit dhe në të njëjtën ditë kur një zyrtar amerikan vizitoi ishullin për të diskutuar sigurinë me udhëheqësit. Kina ka rritur frekuencën e misioneve të saj ajrore gjatë muajve të fundit duke pretenduar se ato janë stërvitje stërvitore. Lëvizje të tilla kanë zemëruar Tajvanin dhe…

Read More

“Kushtet në Komisariate nuk janë të përmbushura sipas standardeve”, kështu u shpreh avoktatja e Popullit, Erinda Ballanca në fjalën e saj në Komisionin për Çështjet Ligjore, zhvilluar këtë të martë. Gjithashtu gjatë fjalës së saj, Ballanca tha se në Komisariate është bërë një investim pa u menduar, duke shtuar se prej 7 muajsh qytetarët jetojnë në kushte skandaloze, për shkak se personi që duhet të kishte parë elementët e sigurisë, nuk e ka bërë detyrën e tij. “Sa i përket gjendjes në komisariatet e Tiranës, në mënyrë të veçantë është katastrofike, tërësisht në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave…

Read More

Ndërkohë që pritet vendimi i padisë së diskutueshme mes Johnny Depp dhe Amber Heard, disa fansa besojnë se pas përfundimit të saj, Depp do të ribashkohet me ish-partneren e tij, Kate Moss, e cila dëshmoi në favor të tij. Modelja ikonë e viteve ’90, e cila në periudhën 1994-1997 kishte krijuar me aktoren një nga çiftet më “cool” në botën e spektaklit, përmes një videotelefonati tregoi se ish-partneri nuk e ka shtyrë asnjëherë të rrëzohej nga shkallët. duke shtuar në fakt se në një aksident ajo ka nxituar për t’i ofruar kujdes mjekësor. Pas paraqitjes së Moss në gjyq, madje…

Read More

Si një fitore e madhe ndaj Komisionit Evropian, po paraqitet nga qeveria hungareze përjashtimi i tubacionit Druzhba (Miqësia) nga embargoja e fundit e BE ndaj naftës ruse. Kjo vjen pas javësh që Hungaria kërcënoi të vërë veton ndaj paketës së sanksioneve të BE-së, sepse rafineritë në Hungari dhe vende të tjera të Evropës Qendrore varen nga nafta ruse Në një video-mesazh natën vonë të hënën, kryeministri hungarez Viktor Orban u tha hungarezëve se mund të flenë të qetë në shtretërit e tyre, të mbrojtur nga kostot e shtrenjta të karburantit dhe ngrohjes që do të thotë embargo për pjesën tjetër të Evropës.…

Read More

Dy ushtarë rusë janë dënuar me 11 vite e gjysmë burg të martën nga një gjykatë ukrainase. Ata akuzohen për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore, sipas The Guardian. Ky është vendimi i dytë për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus me 24 shkurt. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, u deklaruan fajtor javën e kaluar. Rikujtojmë se Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pasi filloi pushtimi rus.

Read More

Deputetet e Partisë Demokratike, kryesuar nga Kryetari i PD Sali Berisha firmosin Rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë. Ndërkohë që mazhoranca ka deklaruar se nuk do të pranojë asgjë që ka firmën e Berishës, deputeti i PD Tritan Shehu ka publikuar rezolutën e paralajmëruar me 10 maj nga ai që sipas tij, pritet të diskutohet dhe të miratohet në Parlamentin shqiptar. Me anë të kësaj rezolute kërkohet që qeveria shqiptare të shpalle 15 janarin ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. REZOLUTË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR GJENOCIDIN SERB NË KOSOVËParaqitur nga deputetë të Partisë…

Read More

Një i ri shqiptar është arrestuar në aeroportin e Madridit pasi u gjet me dokumente false. Gjithë ngjarja është filmuar nga autoritetet. Gjatë kontrollit që ushtrohet në valixhen e të riut, gjendet edhe pasaporta shqiptare. “Do ikja vetëm për të punuar, për familjen time. Doja një jetë më të mirë”, dëgjohet të thotë ai. I riu tregon se ka paguar 500 euro për dokumentet. Polici spanjoll tregon se shqiptari në fillimin kishte një sjellje nervoze. “Këta njerëz harxhojnë kursimet e një viti të tërë dhe kanë shitur edhe prona që të mbërrijnë në Britani”. Pasi i mundësohet një përkthyes, atij…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka sjellë në vëmendje disa çështje më me ndikim të ditëve të fundit dhe jo vetëm, në mbledhje e Komisionit të Ekonomisë, të zhvilluar këtë të martë, Drejtuar Avokates së Popullit Erinda Ballanca Alibeaj shtroi pyetjen rreth situatës në Komisariatet në vend referuar edhe vdekjeve që kanë ndodhur brenda ambienteve të Komisaritateve. Gjithashtu Alibeaj u ndal edhe tek dhuna në familje, duke shtuar se në polici janë referuar rreth 4 mijë denoncime. “Lidhur më shtëpinë e të moshuarve në Fier, më rezulton se inspektimi nga ana juaj nxorri se ankesat ishin të pabaza, por investigimet nxorrët se jo…

Read More

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e premte në orën 17:00 për të zgjedhur sekretarin e Përgjithshëm, dy nënkryetarët dhe sekretariatin e partisë. Burimet bëjnë të ditur se Oerd Bylykbashi është njëri prej kandidatëve potencialë që do të garojë për këtë pozicion. Ai e ka shprehur edhe publikisht ambicien e tij për këtë post. Ndërkohë që emri i dytë potencial që mund të zgjidhet në postin e nënkryetarit është ai i Luçiano Boçit. Në të njëjtën kohë në mbledhjen e të premtes të Këshillit Kombëtar do të votohen edhe sekretarët e rinj të partisë.

Read More

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë e Rodos në Greqi, janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje. Përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjitha shërbimet konsullore. “Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Rama. E-Albania u vjen në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë duke ofruar rezervim online…

Read More