Author: tirana

Që nga fillimi i luftës me 24 shkurt, 4,074 civilë janë vrarë dhe 4,826 janë plagosur në Ukrainë. Këto janë të dhënat e publikuara sot në Gjenevë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, shkruan la repubblica. Nga 4,074 civilë të vrarë, 1,540 kanë qenë burra, 1,014 gra, 93 vajza dhe 100 djem, si dhe 69 fëmijë dhe 1,258 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende. Në mesin e të plagosurve, sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 971 janë burra, 653 gra, 112 vajza dhe 137 djem, si dhe…

Read More

Ditën e sotme do të luhen dy finale, teksa në “Air Albania” do të përballen Laçi dhe Vllaznia në kuadër të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, ndërsa në “Arena Egnatia” do të përballen Egnatia dhe Korabi. Llogaritë e Kupës së Shqipërisë do të bëhen nga kurbinasit dhe shkodranët të cilët do të luftojnë edhe për trofeun e këtij turneu, me takimin që do të nisë në orën 19:00. Në këtë ndeshje përveç se skuadrat kërkojnë të triumfojnë në “Air Albania”, luhet edhe bileta e fundit e Europës. Nëse të besuarit e Shpëtim Duros arrijnë të bëjnë të tyrin trofeun, skuadra…

Read More

Shqiptarëve u ngjit mjalti. Aq shumë sa po t’i referohemi shkrimeve të filozofit të njohur, Aristotelit, ilirët arrinin të bënin një verë të shkëlqyer prej tij. Procesi ka ngelur enigmatik, por nëse i referohemi filozofit bëhej duke shtrydhur hojet e mjaltit diku para tre mijë vitesh dhe mund ta imagjinoni vetë se çfarë vere mund të dilte. Shqiptarët e sotëm nuk dinë të prodhojnë më nga kjo lloj vere, por ama dinë të shijojnë një lugë të mirë nga ky lëng mrekullibërës. Por në fakt, çfarë e bën mjaltin kaq popullor? Ka shumë të ngjarë të jetë lehtësia me të…

Read More

Javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit. Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë. Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja. Turizmi i organizuar edhe këtë vit pritet…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe veshje të ndryshme (uniformë) si ato të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje,…

Read More

Maji ka përfunduar dhe të gjithë mezi presim qershorin, muajin e parë zyrtar të verës. Me solsticin e verës pak “hapa” larg, hyjmë në periudhën më të ngarkuar dhe më aventureske të vitit. Na presin fundjavë në det, pushime, dy ditë me miq në ishuj, festa, akullore dhe shkujdesje. Me heqjen e maskave dhe masave kufizuese, muaji i 6-të i vitit 2022 do të jetë më i miri për disa shenja të zodiakut. Pranvera mund të ketë qenë mjaft e vështirë, por qershori premton t’i shpërblejë. Binjakët Mërkuri retrogradë më në fund është kthyer në rrugën e duhur dhe ju filloni të ndjeni veten përsëri. Sidomos…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku një një makine tip ‘Audi Q7’ të parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, iu vendos një sasi lëndë plasëse eksplozive. Automjeti ishte në pronësi të Artan Lleshit. Artan Lleshi është nga Fani i Mirditës dhe jetonte më shumë jashtë shtetit, kryesisht në Angli. Ndërkohë dyshohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë aktiviteti i tij në Angli dhe konfliktet me të cilat mund të jetë përfshirë.

Read More

Pas bisedës mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë për marrëveshjen e re të gazit ndërmjet dy vendeve, publiku mësoi më shumë detaje rreth gazit nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mësoi se në agjendë ishte edhe Kosova. Serbia është kryesisht e varur nga gazi rus dhe marrëveshja mes dy vendeve skadon më 31 maj. Prandaj, Vuçiqi dhe Putini biseduan në telefon më 29 maj për marrëveshjen e re dhe kushtet për Serbinë, që një prej shteteve të rralla që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare, pas pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, Serbia mbështeti disa rezoluta të OKB-së dhe BE-së,…

Read More

Në muajin maj të këtij viti mallrat dhe shërbimet në Gjermani kushtonin mesatarisht 7.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas njoftimeve të Entit Federal të Statistikave në muajin prill niveli i inflacionit ishte ende 7.4 për qind. Kaq i lartë inflacioni kishte qenë për herë të fundit në dimrin e vitit 1973/1974, kur çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rezultat i krizës së parë të naftës. “Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sidomos çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe kanë një ndikim të rëndësishëm ndaj shkallës së lartë të inflacionit”,…

Read More

Moderatoja Arbana Osmani pas përfundimit me sukses të ‘Big Brother Vip’ po shijon shtatzëninë e saj. Ajo sëfundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet për jetën personale. Një ndjekëse e pyeti moderatoren se kush ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. “Tranizicioni më i vështirë: 0-1 fëmijë apo 1-2 fëmijë e në vazhdim?”– pyet ndjekësja. Fillimisht Arbana ka shkruar përgjigjen që do të jepte partneri i saj Eduard Grishaj. Por nëse për atë është njësoj…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Blinken thotë se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit. “Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” shton Sekretari amerikan i Shtetit, “do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.” BLINKEN NË TWITTER “Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.” We share in the sorrow of the Albanian…

Read More