Author: tirana

Rusia i është kundër përgjigjur sanksioneve të fundit të vendosura nga BE për importet e naftës. Në një reagim zyrtar bën me dije se Moska do të gjejë importues të tjerë për naftën e saj. Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, ka ripostuar në Twitter statusin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai shkruan: “Siç tha me të drejtë ajo dje, Rusia do të gjejë importues të tjerë. Vlen të përmendet se tani ajo kundërshton deklaratën e saj të djeshme. Ndryshimi shumë i shpejtë i mentalitetit tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë.”

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Log”, se Presidenti i Republikës do të zgjidhet me 84 vota. Megjithëse në raundin e katërt Presidenti kërkon shumicë të thjeshtë votash, analisti Vangjeli tha se Rama do të gjejë deputetë në grupet opozitare dhe do të nxjerrë Presidentin e ri me 84 ose 85 vota. Më poshtë po japim pjesë nga diskutimi i Vangjelit: Vangjeli: Sfida e Edi Ramës nuk është të zgjedhë presidentin e Republikës, por të konfirmojë në krye të Republikës, Presidentin e nesërm. Mos iu duket habi që ndonjë nga grupet e tjera parlamentare të opozitës dhe socialistët do të…

Read More

Evangjeli Veli u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera para që ndodh për një sportiste shqiptare. Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo e përlotur tregoi emocionet e atij momenti historik. Evangjelia tha se në çastin që ngriti shtangën iu kujtuan të gjitha vuajtjet që kishte kaluar ndër vite. “Më janë bërë katër medalje. Ditën e parë ishte e parë që të flija gjumë. Isha shumë e lumtur. Të them të drejtën që do…

Read More

Regjistrohen 66 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës. Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta…

Read More

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka postuar një video të trupave çeçene që duken duke ecur në qendër të qytetit të Severodonetsk. Siç shihet në video, ato janë duke folur me banorët dhe nuk kanë ngurruar të heqin flamujt ukrainas nga ndërtesat qendrore të qytetit. Në sfond gjithashtu dëgjohen shpërthime. Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se disa militantë nga pala kundërshtare kishin hyrë në qytet, por shtoi se se skenat që prezantuan sikur banorët i mirëpritnin ishin inskenuar. “Në pjesën më të madhe, këto janë skena skenike. Mijëra që mbeten në qytet kanë frikë nga hakmarrja apo masakra pa…

Read More

Gjatë fluturimit të tij për në Zvicër, pati disa sekonda paniku për të. Lojtari me origjinë shqiptare, duhej të ishte në Zyrih të hënën por nuk u paraqit në kohë me kombëtaren e tij zviceriane. Shaqiri do të fluturonte nga SHBA, pasi ai luan për Chicagon, dhe udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë. Sipas “20min.ch”, Xherdan Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Chicago pasi avioni në të cilin ai do të fluturonte, kishte pësuar defekt. “Shaqiri tashmë ishte në aeroplanin për në Cyrih, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të aterojë në Chicago”, ka thënë Adrian Arnold,…

Read More

Është sulmuar gjatë natës me armë zjarri një agjenci funerale në Kamëz. Burime nga policia raportojnë se agjencia funerale është në pronësi të shtetases Emiriana Muka. Muka është marrë marrë në pyetje nga policia, për të zbuluar nëse ka pasur konflikte të mëparshme apo dyshime për autorin. Sipas burimeve zyrtare, nga policia ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, ku dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases Emiriana Muka, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 8 vjeç. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku një automjet ka përplasur fëmijën, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Pas dështimit të tre raundeve, ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar raundin e katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Raundi i fundit, ku presidenti mund të zgjidhej me shumicë votash u ezaurua dje, ndërsa nuk u dërgua asnjë emër në Kuvend. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 14:00. Këtë herë është radha e socialistëve që të sjellin propozimet e tyre, pasi sipas marrëveshjes në të parat duhet të propozonte opozita. Megjithatë, opozita nuk depozitoi asnjë emër në Kuvend, pasi u tërhoq nga marrëveshja sepse e konsideroi si të shkelur…

Read More

Komisioni i Rithemelimit të PD e ka cilësuar neutral vendimin e PPE për t‘i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE. “Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) jane trillime pa asnjë bazë. PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD. Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD,…

Read More

Ish- guardian kuqezi luajti plot 73 ndeshje me Kombëtarën duke lënë gjurmë në portën shqiptare. Ndërsa karrierën në Shqipëri e filloi me Dinamon në vitet ’90. Ndërsa më pas kaloi një karrierë të pasur në Greqi deri në vitin 2005, kur e mbylli me futbollin e luajtur. Strakosha është pyetur nga gazetarët grek për ndeshjen e 4 shtatorit të vitit 2004, kur Shqipëria mundi Greqinë me rezultatin 2-1 në Tiranë. Ish- portieri ka treguar se ka patur shumë presion nga ajo ndeshje për shkak të aludimeve të shumta. “Dua t’i fshi momentet që nuk i dua në mendje dhe të…

Read More

Të gjithë fëmijët mbanin sandale plastike me ngjyra të ndryshme ndërsa sot janë rikthyer sërish në modë. Ato prodhoheshin në masë dhe shiteshin lirë mirëpo, sot marka luksoze “Gucci” i shet për 490 euro. Askush nuk e priste që shtëpia e famshme italiane e modës “Gucci” të lanconte këto sandale të njohura për të gjithë ne në linjën më të fundit të këpucëve për pranverë/verë 2022. Atëherë ishte e vështirë të imagjinoje një fëmijë pa pasur një palë sandale plastike të tilla.

Read More