Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen. Ka qenë vetë Berisha ai i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije këtë takim të tyre nga ku ka zbuluar se temat për të cilat diskutuan ishin zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. “Një takim i përzemert me mikun tim të kahershëm dhe të Shqipërisë, ish-Kongresmenin Bob McEwen dhe bashkëshorten e tij. Zhvillimet ne Shqiperi dhe në rajon ishin temat që diskutuam gjatë takimit tonë. Sb”, shkruan Berisha.
Author: tirana
Partitë Popullore Europiane i kanë hequr të drejtën e votës në Kongres Partisë Demokratike, që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE. Sipas dokumenteve të siguruara, PD nuk ka asnjë delegat, i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE.
Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për te riun Eduart Drazhi, i cili kishte ofruar 22 mijë paund për të mbërritur në Britani. Kur mbërriti, ai u kap nga Agjencia Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar, dhe u vendos në një qendër ku mbaheshin azilkërkuesit. Por, Drazhi u largua dhe u takua me personin që i kishte premtuar që do ta dërgonte në vendin e duhur. Në shtëpi u gjetën ndriçues, vazo, fara kanabisi si dhe 18 bimë të mbjella që do të jepnin…
Gjenden pa shenja jete katër pasagjerët që ndodheshin në avionin e rrëzuar në Kroaci. Njoftimi për vdekjen e katër anëtarëve të bordi u dha nga autoritetet kroate. Televizioni i Shtetit HRT sqaroi se personat që ndërruan jetë ishin nga Zvicra, Gjermania dhe Kroacia. Avioni humbi një ditë më parë, pasi u largua nga brigjet e Adriatikut, prej Portit të Splitit drejt Gjermanisë.
Disa akse rrugore do të bllokohen nga data 31 maj deri më 4 qershor, për shkak se do të zhvillohet Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë. Policia njofton se në bazë të masave të marra do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier. Itinerari do të vijojë si më poshtë: Më datë 31 maj, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë Më datë 1 qershor, Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës Më datë 2 qershor, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00,…
Pasi i celebroi buzë detit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar ish-banorin e Big Brother VIP, balerinin e njohur Ilir Shaqiri dhe bashkëshorten e tij Emanuela. “Jetë të lumtur Emanuela dhe Ilir Shaqiri! Qofshi të gëzuar e përgjithmonë bashkë”, shkruan Veliaj. Dasma tipike shqiptare kishte përveç të ftuarve shqiptarë, familjarë dhe të afërm të Ilirit, edhe shokë që janë personazhe të famshme, si dhe shumë italianë dhe figura të rëndësishme në shtetin fqinj.
Ilir Meta iu është përgjigjur këtë të hënë deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili deklaroi se Presidenti nuk jep autorizim për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit theksoi se ai ka dhënë autorizim për çdo kërkesë që i është bërë. “Në datë 23 maj, javën e kaluar, ministri grek ka vizituar Shqipërinë, duke u takuar me ministren e jashtme dhe kryeministrin. Nga pala greke nuk është kërkuar asnjë takim i ministrit Dendias me Presidentin. Ministri Dendias ndër të tjera është shprehur se u ra…
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka thotë se nuk ka rëndësi gjinia e Presidentit të ardhshëm, por presidenti duhet të ketë vlera dhe të jetë një person i mirë. “Kam luftuar shumë për barazinë gjinore në Shqipëri, nuk besoj se gjinia përcakton diçka në lidhje me presidentin”, u shpreh në emisionin Sot në Euronews Albania, Klotilda Bushka. “Vlerat dhe karakteristikat, përpara gjinisë”, shtoi ajo. Për zgjedhjen e presidentin, ajo tha se opozita e ka humbur mundësinë për të zgjedhur presidentin në mënyrë konsensuale. Bushka është pjesë e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit. Tre raundet e para për zgjedhjen…
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA nuk do ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat do të mund të arrinin në territorin e Rusisë. “Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të godasin në Rusi”, tha Biden për gazetarët këtë të hënë. Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës sasi të madhe të armëve të ndryshme, që nga pushtimi rus që filloi më 24 shkurt. Ishte pikërisht presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që i kërkoi SHBA-së një sistem të tillë raketor, që sipas tij do ta ndryshonte “rrjedhën” e…
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani feston sot datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta. Por, ai që mund të veçohet nga mesazhet e tjera, është i bashkëshortit të saj, këngëtarit Alban Skënderaj. Ai ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram” një foto të Miriamit, krahas së cilës shkruan: “Gëzuar gruas, vajzës, të dashurës, shoqes, artistes dhe mamit më të mirë në botë!” Më herët, si dhuratë të parë, ai i dërgoi Miriamit një buqetë lulesh, shoqëruar me një pusullë ku shkruante: “Gëzuar dashuri! Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo…
Shpërndarja e videove të nuses nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në shtratin martesor nga familjarët e bashkëshortit kanë shkaktuar një debat të madh në shoqëri me argumente pro dhe kundër këtij veprimi. Debati është i fokusuar në aspektin moral dhe atë ligjor. Aspekti moral i përket vetëm asaj dhe bashkëshortit, ndërkohë që kur vjen puna te ai ligjor, ngjarja merr përmasa të tjera. Kjo, për faktin se përveç se u dhunua fizikisht nga familjarët e bashkëshortit, e reja u filmua dhe pamjet iu nxorën në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur”…
Rreth 9,000 ha tokë bujqësore kanë rifilluar të furnizohen me ujë pas shëmbjes në bazën e kanalit kryesor ujitës në hyrje të qytetit të Rrogozhinë, e cila shkaktoi ndërprerjen e disa tokave në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë. Strukturat e Drejtorisë së Ujitje Kullimit të qarkut Durrës të angazhuara maksimalisht në zgjidhjen e problematikës kanë bërë të mundur riparimin në kohë rekord të dëmtimit. Për pasojë që nga dita e djeshme ka rinisur ujitja e të mbjellave në bashkitë e ndërlidhura me kanalin ujitës.Kanali, që furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin, ka një gjatësi rreth 40 km dhe shërben për…