Author: tirana

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar beson se Serbia do të ndryshojë qëndrim dhe do t’iu bashkohet shteteve të tjera të rajonit për të vendosur sanksione kundër Rusisë. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Demokracisë së Evropës Juglindore, i cili po organizohet mbahet në Mal të Zi, ai theksoi se: “Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet Qeveria”. Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të…

Read More

Gjithnjë e më shumë bandat shqiptare në Britaninë e Madhe po drejtojnë botën e krimit. Sëfundmi, pesë anëtarë të një rrjeti shqiptar të drogës janë burgosur pasi oficerët e policisë zbuluan sipërmarrjen e tyre të paligjshme. Grupi, i udhëhequr nga vëllezërit Englantin dhe Klerdi.A, ishte përgjegjës për prodhimin dhe shitjen e sasive të mëdha të kanabisit në të gjithë verilindjen. Kur oficerët iu afruan automjetit, gjetën Erdi.H në sediljen e shoferit së bashku me bashkëpunëtorin Olti.Gj dhe një çantë me 47,574 £. Kontrollet rutinë zbuluan se Erdi nuk kishte siguracion dhe makina në fakt ishte regjistruar në një adresë në…

Read More

Izraeli ka paralajmëruar këtë të hënë qytetarët e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë. Ky mesazh vjen pas kërcënimeve iraniane për shpagim pas ekzekutimit të një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike javën e kaluar. Teherani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Hassan Sayad Khodai, i cili u qëllua për vdekje në makinës së tij nga dy persona me motoçikletë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, në një deklaratë për mediat, theksoi se Teherani mund të synojë lëndimin e izraelitëve në Turqi, ndaj e klasifikoi këtë të fundit si një “vend me rrezik të lartë”.

Read More

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës të bëra sot në Kuvend. Në një postim në “Twitter”, Bardhi thekson se koha kur çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. “Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë…

Read More

Homazhet për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, do të mbahen ditën e enjte, dhe do të zhvillohen te Pallati i Kongreseve në orën 10:00. Trupi i pajetë pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë. Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë ditën e shtunë në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, ku u dërgua për mjekim më të specializuar, pasi shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar. Largimi i parakohshëm nga jeta i Bujar Nishanit trishtoi jo vetëm të afërmit e tij, por edhe kundërshtarët politik brenda dhe jashtë…

Read More

Një grup mercenarësh filo-rusë në një pozicion Novotoshkivske, Luhansk, kanë neutralizuar pjesën më të madhe të mbrojtëse. Mbetet vetëm një. Por ushtari vendas lufton me guxim deri në fund, duke mbrojtur llogoren ku ndodhet nga sulmet e forcave speciale ruse që ndodheshin vetëm pak metra larg tij. Ky ushtar arriti të hidhte dy herë një bombë ruse nga llogorja ku gjendej. Më pas armiqtë shënjestrojnë llogoren e ushtarit. Ndërkohë, rusët kanë hedhur çdo gjë në ofensivën e tyre në Luhansk, sidomos në qytetin Severodonetsk, por nuk janë duke arritur ndonjë sukses. Të paktën kështu shprehet një analist sigurie dhe mbrojtjeje.

Read More

Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar pesë emra, të cilët i sheh si kandidatë të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës. Sipas tij, një prej emrave që ka publikuar në “Facebook”, do të votohet nga Kuvendi për të zëvendësuar Ilir Metën. “PARASHIKIMI IM Kuvendi do zgjedh President një nga këto 5 emra: 1- Ina Rama 2- Majlinda Bregu 3- Mentor Petrela 4- Visar Zhiti 5- Valdete Sala. Me parashikim nuk nënkuptoj dëshirë por ‘nuhatje’”, shkruan Spahiu.

Read More

Mjekësia shqiptare ka humbur ditën e sotme një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, Dr. Ibrahim Luloçi i njohur si Dr.Mimi. Lajmin për ndarjen nga jeta të epidemiologut të njohur, e ka dhënë Instituti i Shëndetit Publik. Doktor Luloçi ishte një epidemiolog me shumë eksperiencë, pasi punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene, duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000 -2001. Postimi i ISHP: Instituti i Shëndetit Publik humbet një personalitet në fushën e imunizimit. Ndahet nga jeta Dr.Ibrahim…

Read More

Pesë fëmijë janë plagosur në Bergamo të Italisë, pas shpërthimit të një bombole gazi në një kopsht. Të lënduar kanë mbetur edhe tre prindër. Fëmijët kanë pësuar djegie pasi ishin duke pjekur disa ëmbëlsira të karamelizuara në oborrin e kopshtit, kur një bombol gazi shpërtheu. Në gjendje të rëndë ndodhet një vajzë 4 vjeçe, e cila është dërguar me helikopter në një spital në Milano. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, e cila mund të kishte qenë fatale.

Read More

Pesë janë pikat kryesore ku ju duhet të bëni kujdes për të bërë blerje online të sigurta. Ka shumë metoda që mashtruesit e internetit përdorin për të peshkuar viktimat e tyre. Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë… Ndoshta keni kohë që dëshironi të blini një televizor 8K, por çmimet janë tepër të larta. Deri kur jeni duke lexuar për gjëra të ndryshme në internet dhe krejt papritur… shfaqet televizori i “ëndrrave” tuaja me një çmim shumë tundues! Para se të vendosni numrat e kartës së debitit ose kartës së kreditit bëni këto hapa: Si fillim,…

Read More

Zbardhet shkaku qe shkaktoi tragjedinë në Fushë-Arrëz pak ditë më parë, ku nëna dhe dy vajzat e saj humbën jetën në mënyrë tragjike, pasi i zuri korrenti. Një grup ekspertësh nga Tirana kanë dalë në përfundimin se Prena Kola 43 vjeçe, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe, humbën jetën për shkak të një defekti në lavatriçe. Energjia elektrike u përcoll nga defekti i lavatriçes, duke lënë kështu të vdekur në vend nënën me dy vajzat. Nëna dhe dy vajzat u përcollën për në banesën e fundit këtë të hënë.

Read More

Janë plot 8 urdhra dhe një udhëzim të publikuara tashmë në Fletoren Zyrtare, të cilat do të rregullojnë e do të mbikëqyrin tregun e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, një prej profesioneve të etiketuara tashmë si më të ekspozuarit kur vjen fjala te pastrimi i parave. Procesit të licencimit, kontrollit etik e disiplinor, do i nënshtrohen edhe subjektet e huaja që ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri, ndërkohë që një prej risive kryesore është krijimi i Komisionit Disiplinor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme. “Hetimi kryhet për veprime ose mosveprime të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme për të cilat ka dyshime…

Read More