Author: tirana

Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë vrasje është Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë, reperi Betim Januzi i njohur si Buta në rrjetin social “Instagram”. “I falënderoj krejt per mesazhet mbështetëse per Qendrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetareve” duhet me ju ardh marre per krejt kto rrena, shpifje e njollosje qe menxi presin me i shpik per dy klikime…

Read More

Aktori amerikan Bo Hopkins, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjecare. Bo Hopkins, i njohur për rolet e tij në “American Graffiti”, “The Wild Bunch” dhe “Midnight Express”. Ai ishte 84-vjeç. Sipas mediave të huaja, Një person në uebsajtin e  aktorit konfirmoi vdekjen e tij me njoftimin: “Me pikëllim të madh njoftojmë se Bo ka ndërruar jetë. Hopkinsi pëlqente të dëgjonte nga fansat e tij nga e gjithë bota dhe megjithëse nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej çdo emaili gjatë viteve të fundit, ai vlerësonte secilin prej jush.” Hopkins thuhet se pësoi një atak në zemër në fillim të këtij muaji. I lindur më 2 shkurt 1938 në Greenville, Karolina e Jugut, ai…

Read More

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, u shpreh se sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Gjekmarkaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama i cili tha se në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë dhe se tashmë ai po vizaton portretin se kush do të jetë figura e re nëpërmjet së cilës do të kapë institucionin e Presidencës. “Sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiser nga çdo rezistencë edhe nga lehja e qenve në Surrel apo…

Read More

Nedim Bajrami doli në konferencë për shtyp krah Sokol Cikalleshit për të folur për përgatitjet e skuadrës dhe objektivat që ka kombëtarja në këtë edicion të Nations League. “Ndihemi shumë mirë me skuadrën, ka një miks mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. Ndihemi shumë mire, nuk shihet kush është më i ri dhe cili më i vjetër. Konkurrenca në Kombëtare: “Konkurrenca është normale në futbolli, secili dëshiron të luajë, trajneri vendos. Në japim maksimumin për të qenë gati për ndeshjet”. Klima në Kombëtare: “Jemi një skuadër ku të gjithë komunikojmë, jemi të gjithë bashkë dhe japim maksimumin. Klima është super.” Objektivi…

Read More

Gjykata e Posaçme çeli procesin gjyqësor ndajnë Erion Alibej, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë, të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan. Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit. Në kërkesën për prova, SPAK kërkoi pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden bullet”. Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili…

Read More

Qeveria amerikane duket se shumë shpejt do të dërgojë një sistem shumë-raketor me rreze të gjatë në Ukrainë. Rusia nga ana tjetër, i ka parë këto dërgesa si veprime që mund të sjellin përshkallëzim të situatës. Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar shpërndarjen e MLRS për t’iu kundërpërgjigjur bombardimeve të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit. Ndërkohë, Rusia vijon të godasë Severodonetsk-un dhe pjesë të tjera të Donbasit me raketa, tanke dhe sulme ajrore. Forcat e Kievit tashmë po përdorin M777 të dorëzuara nga SHBA, me anë të të cilave mbulohet një distancë prej rreth 25 km.…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili më herët ka deklaruar se do t’i bashkohet takimit të nismës ‘Open Balkan’, ka reaguar së fundmi për ftesën për t’ju bashkuar takimit të radhës të Ballkanit të Hapur që do të zhvillohet në Ohër. Abazoviç ka sqaruar se në këtë mbledhje do të shkojë si i ftuar, duke mbështetur hyrjen e Malit të Zi. “Ne nuk do të shkojmë në Ohër për t’u anëtarësuar në Open Balkan. Ne po shkojë si vëzhgues, do të shqyrtojmë çfarë është e mirë për vendin, nëse del çdo gjë në rregull, nuk kam asgjë…

Read More

Kreu i Grupit të PS , Taulant Balla nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla theksoi se Sali Berisha synon vetëm minimin e demokracisë. Gjithashtu lidhur me debatin e krijuar për një prej kandidaturave për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit , ai i bëri thirrje opozitës që të heqin firmën e kreut të PD , Sali Berishës pasi në të kundërt nuk do të pranohet si propozim.https://www.youtube.com/embed/8awfL_6DYvA “Më në fund pas shumë vitesh në krye të këtij institucioni kemi të bëjmë me njerëz…

Read More

Pas akuzave që lëshoi nga salla e Kuvendit kryetari i PD-së, për heqjen e kadidaturës së Simon Mirakës nga posti i komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, vjen një reagim nga grupi i Enkelejd Alibeajt. Në një deklaratë për mediat, grupi i Alibeajt tha se asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berisha. REAGIMI I GRUPIT TË ALIBEAJTAsnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte…

Read More

Nusja e re nga Librazhdi, e cila u kap mat nga njerëzit e burrit në dhomën e saj të gjumit me të dashurin, ndërsa skena e gjithë u filmua, ka bërë sot një apel. Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti, vajza i bëri thirrje mediave që të fshijnë videot ndërsa paralajmëroi se do të denoncojë vjehrrin dhe vjehrrën. “Kam diçka…duhet të fshihen videot. Do bëj denoncim për ata njerëz. Vjehrrën, vjehrrin të gjithë.”, tha vajza.

Read More

Një 36-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Krujës pas një konflikti për motive të dobëta. Njoftimi i Policisë:Krujë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 28.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. F., 36 vjeç, banues në Krujë. Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi Y. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.…

Read More

Është gjetur aeroplani Cessna 182, i cili humbi dje gjurmët në Kroaci. Mediat kroate thonë se lokacioni i avionit është gjetur nga Brocanac me anë të dronëve. Kjo u raportua përmes radios në bazë, siç dëshmuan gazetarët e Jutarnji list të cilët janë në fushë me një ekip tjetër pilotësh. “Unë shoh pjesë të bishtit, krahëve dhe kabinës”, ka thënë piloti që gjeti aeroplanin. Më shumë informacione priten të jepen së shpejti. Kujtojmë se aeroplani po fluturonte nga drejtimi i Splitit për në Gjermani. Në aeroplan ishin katër persona. Piloti është zviceran, dy pasagjerë kanë nënshtetësi gjermane dhe një kroat.

Read More