Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega3; omega6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj. Si e mbrojnë arrat zemrën? Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grusht arrave pesë herë në javë, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 40%. Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndihmojnë në qarkullimin e tij pa probleme. Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit…
Author: tirana
Ministrja Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit, ka lexuar disa vargje nga “Monologu i Pendesës”, shkruar nga Luan Myftiu në vitin 2001, pasi vuajti dënimin në burgun e Spaçit. Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo shprehet se këto rrreshta i kushtohen “sojit më të ligë të komunistit, që është komunisti antikomunist”. “Myftiu lindi në Berat, në moshë të vogël komunistët i pushkatuan babain, e ëma përfundoi në spital dhe fëmijët ngelën vetëm. Më pas e arrestuan dhe e dënuan për 10 vite, iku në Spaç për 10 vite dhe doli me ardhjen e demokracisë. U vendos në Tiranë. Më…
Seanca e sotme është mbyllur me debate të forta në fund të saj. Sali Berisha i ka kërkuar nënkryetares Felaj fjalën për replikë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Megjithëse Berisha ka shkuar në foltore ku ka vijuar të flasë, mikrofoni nuk i është hapur. Felaj: Keni zaptuar foltoren pa ju dhënë fjala. I kërkova teknikës që të fikë mikrofonin. Tani më ngelet vetëm t’iu kërkoj shërbimeve të gardës që z. Berisha të lirojë foltoren. Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të flasë për disa sekonda dhe më pas është larguar nga foltorja. Felaj ka vijuar me mbylljen…
Mazhoranca dhe opozita konsumuan aktin e fundit kushtetues që imponononte konsensus, duke i hapur rrugë zgjedhjes së një Presidenti të propozuar dhe votuar vetëm nga një forcë politike, Partia Socialiste. Rrugëtimi i kryetarëve të Shteteve në Shqipërinë postkomuniste është imponuar dhe ka pasur dinamika të ndryshme në varësi të parashikimeve kushtetuese në dy ndërhyrjet që janë bërë për këtë çështje në vitin 1998 dhe 2008. Konsensusi klasik mazhorancë-opozitë për zgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe i fundit president konsensual ishte Alfred Moisiu. Pas tij të gjithë presidentët kanë ardhur si forcë kartonash e mazhorancës. Bamir Topi u zgjodh president në…
Autoriteti europian i policisë, Europol është i shqetësuar, se armët që këto kohë nga Bashkimi Europian po shkojnë drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara. Për këtë arsye Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë, është shprehur De Bollte. “Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar, dhe ne marrim shifra të ndryshme nga…
Kryeministri Edi Rama bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se në tunelin e Llogarasë janë hapur 2 kilometra, ndërkohë që punimet kanë filluar 5 muaj më parë. Kreu i qeverisë ka vlerësuar ecurinë e punës, teksa shton se synimi është që të përfundojë përpara afatit të përcaktuar. “Tuneli i Llogarasë, në të cilin për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra. Një ecuri për t’u vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”, shkruan Rama.
Gjykata e Posaçme mësohet se ka çelur, procesin gjyqësor ndaj Erion Alibejt, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë. Ata akuzohen për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, Korrikun e vitit 2020 në Elbasan. Mësohet se lëvizja e SPAK vjen pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që pasuan goditjet e 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit. Që në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria…
Zëvëndësministëri i Brendshëm Julian Hodaj ka prezantuar paraditen e sotme prefektin e ri të Qarkut Kukës Ali Hallaçi. Hodaj uroi prefektin për emërimin dhe shprehu bindjen se ai do kryej më së miri këtë detyrë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Prefekti i ri Hallaçi nënvizoi se emërimi në këtë post nuk është vetëm privilegj, por së pari, përgjegjësi e shtuar dhe nxitje për të bërë më të mirën në shërbim të qytetarëve të të gjithë Qarkut të Kukësi. Ali Hallaçi, ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010.
Dashi Kjo ditë do ju dhurojë shumë emocione pozitive. Në mëngjes do arrini të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme financiare, gjë që do ju bëjë të ndiheni shumë të lehtësuar. Sa i përket dashurisë, lidhja me partnerin do të vijojë në ujëra të qeta. Përfitoni nga ky moment për t’u afruar më shumë me të, pasi kohëve të fundit u ka munguar intimiteti. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë problem. Demi Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje ngritje, por në përgjithësi nuk do jetë e keqe. Momenti më i mirë do jetë pasditja, kur do të…
Një pallat i vjetër është përfshirë nga zjarri në zonën e Institutit.Raportohet se pallati ka marrë flakë në katin e fundit, dhe e gjithë çatia është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ka një numër të madh banorësh ndërkohë që raportohet për shpërthime tepër të fuqishme. Në vendngjarje kanë mbërritur mbi 20 forca policie dhe 5 automjete zjarrfikëse për të bërë të mudur vënien nën kontroll të flakëve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale. Video: https://www.youtube.com/watch?v=suO3-jeaOQU
Vendimi i Këshillit të Ministrave për tërheqjen e rekursit nga Gjykata e Lartë, “përplasi” në Kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili mori një përgjigje nga ministri Ulsi Manja. Duke u nisur nga replika, Berisha iu përgjigj Manjës duke thënë nga vendi i tij në Kuvend, se ai është bërë zëdhënësi i ministres Elisa Spiropali. Gjatë diskutimit, nga Foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi qeverinë se e ka shndërruar rekursin në një mekanizëm placckitje.”E dini që 95% të proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria, qytetarët nuk fitojnë kurrë. Tani vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje të vërtetë me…
Deputeti Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit është ndalur tek ajo që e quan realitet i hidhur dhe dramë në administratën publike. Korreshi u shpreh se në administratë, bëhen punësime sipas bindjeve politike. “Po nuk e pati shkopin e fshesë së kuqe nuk pranohet. Kontrollo pasuritë publike dhe shikoni SHA, ujësjellësit a i gjeni dot në punë. Ata as nuk e dinë se ku punojnë. Pyesnin bankën se nga kush e marr rrogën. Kjo ndodh me administratën publike.” tha Korreshi. Duke u ndalur tek fitimet e gjyqeve për largimin e padrejtë nga puna të qytetarëve, Korreshi ka dhënë edhe një…