Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëtojë në Turqi së bashku me një delegacion ushtarak. Fokus I kësaj vizite do të jetë disktuimi për krijimin e një korridori të mundshëm detar për eksportet ukrainase. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu bëri me dije se po shqyrtohet mundësia për të arritur një marrëveshje për krijimin e korridorit nga Deti i Zi, ndërsa çështjet mes Moskës dhe Kievit nuk kanë asnjë përparim. Më tej Cavusoglu tha se OKB kishte propozuar formimin e një mekanizmi të përbashkët vëzhgimi.
Author: tirana
Në lavatriçe, përveç rrobave vendosim edhe atletet për larje. Megjithatë, ka edhe sende të tjera që mund t’i vendosni edhe në lavatriçe dhe pasi t’i lani do të duken si të reja. Shihni se cilat janë ato: Lodrat Vendosini arushat pelushi në një qese lavanderi ose këllëf jastëku. Vendosni lavatriçen në shpejtësi të ulëta në programin e dritës, ndërsa uji duhet të jetë i ftohtë. Nëse ka pjesë, hiqni ato. Perde dushi E megjithatë, perdet e banjës mund të vendosen edhe në lavatriçe. Për larje përdorni një sasi normale detergjenti, ndërsa për rezultate më të mira vendoseni së bashku me dy ose tre…
Vajza e moderatores Alketa Vejsiut është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura ku numëron plot 20 mijë ndjekës. Tashmë Nikol është në “mbikqyrje” dhe çdo lëvizje e saj në rrjetet sociale përbën interes për të gjithë. Së fundmi Nikol ka bërë ndyshime në look-un e saj duke u bërë brune, dhe kjo gjë nuk mund të kalojë pa u vënë re. Komentet janë të shumta, duke nisur nga komplimentet dhe fjalët e bukura e deri te sugjerimet për tu kthyer sërish bjonde. Ndërkohë rikujtojmë që moderatorja Alketa Vejsiu ka preferuar që të qëndrojë gjithmonë e rezervuar përsa i…
“Jemi në depresion”, kështu ka thënë nëna e vajzës e cila u kap “mat”, nga vjehrri dhe vjehrra me të dashurin e saj. Historia e vajzës 20-vjeçare që u keqtrajtua nga prindërit e bashkëshortit, komshinjtë dhe prindërit e saj ishte në qendër të vëmendjes së opinionit publik këto ditë. Zonja tha se nuk e kanë dhunuar vajzën pas publikimt të videos dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e Shoqatës së të dhunuarve. Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për t’u shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situata…
Ditën e premte në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi dje se do të flitet për emrat që janë potencialë si kandidatë për president. Në dy raundet e fundit vetëm Partia Socialiste mund të propozojë kandidatë dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojiten 71 vota. Veliaj deklaroi për mediat e PS ka gati një listë me 10 emra. Një tjetër çështje që do të diskutohet është edhe ajo e zgjedhjes së kryetarëve të PS…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vendimi është marrë nga Gazprom. Gjigandi energjitik rus, thotë se ka ndaluar furnizimin me gaz për firmën holandeze të gazit GasTerra, pasi kompania refuzoi të paguajë në rubla. GasTerra tha se kishte parashikuar lëvizjen e rusëve duke blerë 2 miliardë metra kub gaz diku tjetër. “Kjo ende nuk shihet si një kërcënim për furnizimet,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Çështjeve të Ekonomisë, Pieter ten Bruggencate. Firma pjesërisht në pronësi të shtetit blen dhe tregton gaz në emër të qeverisë holandeze. Moska tashmë ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për Bullgarinë, Poloninë dhe Finlandën, duke përmendur refuzimin e tyre për të paguar…
The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencionale për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, konkurrencën e fuqive të mëdha dhe sigurinë euroatlantike. Zhvillimet më të fundit gjithashtu gjallëruan NATO-n, ndoshta aleanca më e madhe ushtarake në histori. Turqia ka qenë një aleat i domosdoshëm i NATO-s për 70 vite. Vendi ynë u bashkua me aleancën në vitin 1952, pasi kishte dërguar trupa në Kore në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë. Gjatë luftës së ftohtë dhe pas saj, Turqia ka qenë një fuqi stabilizuese dhe një forcë që ka shërbyer për të mirën në rajonet e Lindjes së Mesme, Kaukazit…
Maxhoranca socialiste do të vendoset shumë shpejt në provë se cilën prej dy projekt rezolutave të paraqitura në Kuvend nga grupi i Enkelejd Alibeajt dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha do të pranojë. Katër ditë më parë ishte kreu i grupit të PD-së, Alibeaj i cili paraqiti dokumentin me firmën e tij, ndërkohë që nuk bëhet e ditur se sa deputetë të tjerë e kanë firmosur atë. Rezoluta e thekson dhe përdor termin “genocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës. Ajo bazohet në raportin e Reporterit Special të OKB-së A/53/322 të Asamblesë së Përgjithshme të…
Nga Artan Fuga Shoqëria minimaliste! Ne jemi një shoqëri që funksionon sipas ritmeve minimale, askush nuk kërkon rritjen e rendimentin, të cilësisë, të performancës! E vetmja gjë që kërkohet të jetë maksimale është fitimi, e ardhura, e bizneseve të mëdha. Aty ta masin kokën me pé. Por, edhe ata kot e kanë sepse në fakt realizojnë maksimalen e minimales! Përshembull në disa degë të ekonomisë sikurse janë ndërtimet në Tiranë, kërkohet të shfrytëzohet në maksimum sipërfaqja e terrenit të ndërtuar. Ngjiten lart ndërtesat si katastraveca me hormone! Edhe karburantet, ose ndonjë fushë tjetër! Gjithsesi edhe bizneset do ta pësojnë sepse…
Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut ka shpallur fajtor shtetin shqiptar këtë të martë për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo për shkak se u gjet fajtore për diferencimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë. Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg. Sipas paditësve, në shkollën Naim Frashëri kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit…
Artistët shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që bëjnë, për pushimet e shtrenjta dhe për aksesorët me shifra marramendëse që blejnë. Shumë herë të ardhurat e tyre nxisin dyshime për shkak të burimeve nga të cilat krijohen. Së fundmi, kjo temë u diskutua në emisionin “Pressing” nga disa analistë ku i ftuar gjithashtu ishte dhe reperi Besnik Canolli, i njohur për publikun si 2po2. Pjesë nga biseda: Analisti: Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri.…