Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më shumë se 30,700 ushtarë rusë, shkruan ‘la repubblica.’ Sipas informacioneve, ushtria ukrainase ka shkatërruar 1361 tanke, 208 avionë dhe 175 helikopterë. Gjithashtu ushtria ka shkatërruar 208 avionë luftarakë dhe ka rrëzuar 519 dronë.
Author: tirana
“Është në interesin tonë jetik kombëtar të sigurojmë një Europë paqësore dhe të qëndrueshme dhe të bëjmë të qartë se përdorimi i forcës nuk ka kuptim. Nëse Rusia nuk paguan një çmim të rëndë për veprimet e saj, kjo do të jetë një mesazh për agresorët e tjerë të mundshëm se edhe ata mund të nënshtrojnë vende të tjera”. Është kjo një pjesë e intervistës të Joe Biden në New York Times për sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë, shkruan la repubblica. “Kjo mund të shënojë fundin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe t’i japë mundësinë agresorit për të pushtuar…
Zbardhet dëshmia e motrës së 37-vjeçares që u gjet dje e pajetë në një kanal në afërsi të By-Passit të Shkodrës. Bëhet fjalë për motrën e Leze Qosjes. E reja është larguar nga banesa që me datë 8 maj, ndërsa denoncimi në Polici është bërë nga e motra 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas. Sipas motrës së Leze Qoses, e reja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër. Policia po…
Maxhoranca do ta zgjedhë e vetme me sa duket Presidentin, pasi 3 raundet e para dështuan dhe nuk pati asnjë kandidaturë të depozituar nga PD-ja. Afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 e së shtunës (4 qershor), ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00. Por a do jetë opozita të shtunën në Parlament? Deputetja e PD-së, Orjola Pamuri, e ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se për sa kohë procesi vijon të jetë i njëanshëm, nuk do të vazhdohet nga opozita. Ja si u shpreh ajo: “Kemi qenë pjesë…
Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë këtë mëngjes. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu”, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë. Ish-kryetari i shtetit do të përcillet të enjten për në banesën e fundit. Programi i ceremonisë në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani: Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë) – Mbërritja e arkëmortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën në lidhje me sulmin ndaj fabrikës kimike Severodonetsk, duke e quajtur aksionin një çmenduri. BBC shkruan se trupat ruse goditën një fabrikë kimike në përpjekje për të pushtuar qytetin kyç lindor. Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në Severodonetsk, ndërkohë që guvernatori lokal paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë brenda.Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky tha: “Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, duke përfshirë bombardimet ajrore janë thjesht çmenduri”. Beteja për Severodonetsk është bërë më intensive ditët e fundit, ku…
Policia e Fierit ka vendosur në ranga Rapi Muçon, i shpallur në kërkim që nga viti 1997 pasi akuzohej për vrasje. Më konkretisht, ngjarja ka ndodhur më datë 24 qershor të ’97-ës ku është tetuar të vritet me armë zjarri shtetasi K. M. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.https://www.youtube.com/embed/-KZEWVT4r8c Njoftimi i Policisë: Fier Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP Fier, operacioni policor i koduar “Vazhdimësia”. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 1997, në qytetin…
Besa Tafilaj Pinchotti, është shqiptarja që është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Shqiptarja Besa Tafilaj së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association). Takimin e saj me presidentin Biden e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, teksa edhe Besa ka publikuar status në profilin e saj në Facebook.
Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ribashkimin, por fotot e shkrepur nga njerëzit i kanë dhënë fund çdo dyshimi. Pasi u shfaqën krah njëri-tjetrit në sfilatën e Valdrin Sahitit, këto ditë kanë qarkulluar në media disa foto të publikuara nga kryefjala dhe who të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në Itali. Dyshja është arratisur drejt shtetit fqinj ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses. Pasi fotot bënë xhiron…
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e saj të përditshëm të inteligjencës mbi luftën. “Operacionet tokësore ruse mbeten të përqendruara fort, me peshën e fuqisë së zjarrit të përqendruar brenda një sektori të vogël të Luhanskut,” thotë raporti. Inteligjenca britanike i bën jehonë vlerësimit nga të dyja palët, duke nënvizuar faktin se Rusia tani kontrollon më shumë se gjysmën e Severodonetsk, ndërsa luftimet bëhen më intensive. Ai shton se forcat ruse po shtyjnë drejt qendrës, raporton BBC. “Përtej Donbasit, Rusia vazhdon të kryejë sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës në të gjithë…
Shtëpia e Bardhë ka bërë një tjetër paralajmërim për bizneset amerikane, pasi rrezikohen për sulme kibernetike nga ana e Rusisë. Në një deklaratë të zhvilluar më herët, Presidenti Biden tha se administrata e tij këto paralajmërime po i njoftonte “bazuar në inteligjencën në zhvillim se qeveria ruse po eksploron opsione për sulme të mundshme kibernetike”. Shtëpia e Bardhë tha se situata është kritike dhe se po punohet për të rritur mbrojtjen për bizneset. Po ashtu edhe më herët ka pasur shqetësime se Rusia mund të hakmerret për sanksionet e vendosura, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë ekonomive amerikane dhe perëndimore…
Dashi Kjo e mërkurë do jetë e mbushur me ulje ngritje për të lindurit e kësaj shenje. Momenti më i keq i ditës do të jetë në mëngjes, kur do ju kërkohet të zgjidhni një problem të komplikuar në punë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe mos e refuzoni ndihmën e kolegëve. Sa i takon anës sentimentale, raporti me partnerin do të jetë më se harmonik, por mundohuni të mbani parasysh dhe interesat e tij. Demi Do të përballeni me një ditë tejet të vështirë. Orët e punës do ju duken të pafundme dhe në fund të ditës do të jeni…