Author: tirana

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar figurën e ish-presidentit Bujar Nishani, për të cilin sot po mbahen homazhe në Presidencë. Kreu i shtetit tha për mediat se Nishani ishte një politikan dhe një shtetar i përgjegjshëm. “Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa asnjë diskutim, ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të këtyre dekadave. Ai në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij dhe me integritetit e tij, me principalitetin e tij dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë. Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte…

Read More

Rrëfehet për herë të parë babai i 20-vjeçares që u kap mat me të dashurin në dhomën e gjumit, nga vjehrri dhe vjehrra. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” babai i vajzës tha se djalin nuk e kishte parë më parë. Çfarë ndodhi?Unë kam punuar atje në Togëz, Vajza kishte punuar gjithmonë. Të hënën ndodhi ngjarja. Dy ditë më parë hyra në lokalin e ish-krushkut. Aty vjen një person, ulet në një tavoline tjetër. Vjen krushku im dhe vjen e merr paketën e të shoqit nga tavolina jonë. E dëgjova; e gjeti Flamuri njërin që deshi. Më…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk do të bëjë presion ndaj Ukrainës që të dorëzojë territoret ne Lindje të vendit për t’i dhënë fund luftës. Gjatë një eseje të publikuar në New York Times, ku analizoheshin çështje të ndryshme nga konflikti, Biden u ndal dhe tek një parashikim se si mund të përfundonte lufta. Pjesa e gjerë mbulonte çështje të ndryshme nga konflikti – duke përfshirë mënyrën se si mund të përfundonte. Biden këmbënguli në fund të esesë së tij se nuk do t’i sugjeronte Kievit që të dorëzonte territorin në Lindje në mënyrë që t’i jepte fund…

Read More

Këngëtarja Ronela Hajati është rikthyer sërish në Itali, pak javë pas pjesëmarrjes në “Eurovision”. Artistja e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale. Ajo siç shihet po qëndron në Milano dhe tha se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane. “Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka thënë ajo. Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga 32-vjeçarja. Ronela ndryshe ka qenë diskutimi në Eurovision 2022 për shkak të veshjes së ekzagjeruar e po ashtu edhe vallëzimit provokues. Kjo madje u tha se ishte…

Read More

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, rreth çështjes së Parkut Kombëtar të Butrintit. Nëpërmjet një reagimi zyrtar në Facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, thekson se ministrja vazhdon të refuzojë të përgjigjet për publikun, duke shtuar se Forumi mund të konfirmojë se në zonë e mbrojtur është një ndërtim në shkelje flagrante. Gjithashtu drejtuar kryeministrit Edi Rama, kërkojnë që të japë një përgjigje rreth kësaj çështjeje. Reagimi: I nderuar z. Kryeminister. Meqenese ministrja e Turizmit, znj.Kumbaro vazhdon te refuzoje te jape shpjegime per publikun se perse ne…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka uruar fëmijëve 1 Qershorin. Ajo ka gjetur një formë ndryshe për të uruar vogëlushët. Politikania ka publikuar në rrjete sociale një kolazh momentesh teksa takohet me fëmijët, në turet elektorale dhe takimet në terren. Mbi videon e publikuar ajo shkruan: “Gëzuar 1 Qershorin e fëmijëve! E sotmja dhe e gjithë e ardhmja i përket atyre”.

Read More

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Duke folur në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore (SEE|DEM) në Mal të Zi, Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kujtoi se pothuajse çdo vend i Ballkanit Perëndimor ra dakord në rrugën për ta detyruar Rusinë të paguajë çmimin për pushtimin e saj përmes sanksioneve dhe të mbështesë Ukrainën dhe njerëzit e saj, Ai shprehu gjithashtu shpresën se Serbia do të përafrohet me sanksionet sapo të formohet qeveria e saj e re. Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë…

Read More

Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi vizitën e saj të parë në Gjermani. Në një intervistë ekskluzive për DW ajo flet për rolin e Gjermanisë në rajon dhe krizën institucionale në Shqipëri. Deutsche Welle: Zonja Nikolla, ju u takuat me kryetaren e Parlamentit të Gjermanisë, zonjën Bärbel Bas. Çfarë mund të bëjë Gjermania për ta ndihmuar Shqipërinë drejt integrimit në BE? Lindita NIkolla: Po është e vërtetë, pata një takim mbresëlënës me Presidenten e Bundestagut, e cila rikonfirmoi edhe njëherë atë që është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë mike dhe partnere e rëndësishme e Shqipërisë, mbështetjen që Gjermania ka për…

Read More

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku një fëmijë 13 muajsh ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar dadoja e vogëlushit, 32 vjeçarja Monica Santi e akuzuar për “tentativë vrasjeje”. Corriere Della Sera, shkruan se dyshohet se ka qenë dadoja e cila qëllimisht e hodhi foshnjën nga ballkoni i katit të dytë. Momentin kur ka ndodhur ngjarja prindërit ishin në punë, ndërsa në shtëpi, përveç dados ishte edhe shërbëtorja. Djali i vogël tashmë ndodhet i shtruar në spitalin Maggiore në Bolonja ku mbërriti, në gjendje kritike, i…

Read More

Kevin de Bruyne është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe padyshim lojtari më i rëndësishëm i Manchester City. Një lajm interesant bëhet i ditur nga mediat vendase belge, ku mesfushori 30-vjeçar ka marrë licencën UEFA A. Kjo licencë të lejon të drejtosh ekipet e moshave apo të jesh një ndihmës në ekipe profesionale të mëdha. De Bruyne ka menduar që tani për këtë rol, pasi ndoshta në momentin kur do të largohet nga futbolli i luajtur në fushë, ai do të trajnohet për të marrë edhe licencën e UEFA PRO, e cila të lejon të drejtosh cilin…

Read More

Një grup shqiptar është shkatërruar në Spanjë, për shkak se është përgjegjës për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në zonën e Mataro. Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, policia ka zbarkuar në magazina industriale në rrugën Pablo Iglesias, ku kanë sekuestruar më shumë se 3000 bimë marihuanë. Përgjegjësit e plantacionit, dy prej të cilëve janë arrestuar, janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminelësh shqiptarë. Përveç sekuestrimit të parave dhe materialeve të ndryshme të destinuara për të mirëmbajtur një plantacion marijuanë, deri në 3000 bimë marihuanë janë asgjësuar. Nëse do të shiteshin, bimët do të sillnin…

Read More

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në Presidencë për të bërë homazhe në nder të Bujar Nishanit, janë drejtuar Eduard Halimi, Isuf Çela, Edi Paloka dhe Aldo Bumçi. Kujtojmë se arkëmorti i ish-Presidentit Nishani do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë. Ndërkohë të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Read More