Author: tirana

Policia italiane ka goditur një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës. Më shumë se 15 kilogramë drogë dhe më shumë se 25 mijë euro cash janë sekuestruar në një bastisje të policisë italiane mëngjesin e të mërkurës së 1 qershorit. Sipas policisë italiane, grupi i trafikut të drogës transportonte 20 deri në 30 kilogramë marijuanë dhe një kilogram kokainë çdo muaj. Më pas, ata ua shisnin trafikantëve të tjerë duke krijuar një rrjet fitimprurës. Nga operacioni të policisë kanë rënë në pranga një 30-vjeçar, një 40-vjeçar dhe një 34-vjeçar përkatësisht me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene.

Read More

Ndodh shpesh që në rrugët e vendit të shikojmë automjetet që qëndrojnë në anën e majtë të rrugës, kur edhe pasi kanë kryer parakalimin nuk kalojnë në korsinë e djathtë, sikurse parashikohet në Kodin Rrugor. E për të disiplinuar këtë shoferë të pabindur, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur ndëshkimin në terren. Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë janë vendosur 148 gjoba vetëm për këtë shkelje, mospozicionimin në anën e djathtë të karrexhatës. Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë! Qëndrimi në anën…

Read More

Drejt përfundimit punimet në rrugën me gjatësi 4 kilometër të Njësisë Administrative “Skënderbegas”. Pas lotit të I dhe të II së shpejti fillojmë punimet për lotin e III për ta përmbyllur plotësisht këtë investim që u shërben qytetarëve të Gramshit. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarktu Elbasan bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe dhe deputetin e zonës Besian Ajazi inspektuan punimet të cilat po ecin me ritëm të lartë.Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri u shpreh se transformimi i infrastrukturës në zonën e Gramshit nën qeverisjen socialiste këto 9 vitet…

Read More

Një 22-vjeçare greke ka rrëfyer orët e tmerrit kur është përdhunuar nga një 56-vjeçar shqiptar. Duke folur për MEGA TV, vajza ka përshkruar momentet tronditëse që ka përjetuar: “Isha shtrirë me shpinë për të bërë banjë-dielli. Kur në një moment ktheva fytyrën, ndjeva se dikush më sulmoi. Më kapi nga koka dhe më goditi. Pastaj nuk mbaj mend asgjë. S’munda dot t’i shpëtoja nga duart. Shpresoj që asnjë grua tjetër të mos jetë në vendin tim”. 22-vjeçarja e ka identifikuar 56-vjeçarin shqiptar i cili tashmë është dënuar me burg. Ndërkaq avokati i vajzës deklaroi se përdhunuesi është duke vuajtur edhe…

Read More

1 Qershorit e ka kthyer Monika Kryemadhin në vitet e fëmijërisë së saj. Kryetarja e LSI-së ka ndarë një foto në rrjetin e saj social Facebook, të cilës i përket vitit 1978, ku ajo dallohet teksa reciton në kopsht. Postimi i Monika Kryemadhit: Ja dhe unë duke recituar, në 1 Qershor 1978. Me respekt për edukatore Dianën, Engjëllushën, Melitën dhe të gjithë personelin e Kopështit nr.9 në Tiranë. Foto e marrë nga Revista Yllka.

Read More

Para se të merrni vendimin për t’ju drejtuar një estetisteje për një depilim me lazer, lexoni fillimisht katër gjërat që duhet t’i dinin, në mënyrë që mos të përballen me surpriza dhe të papritura. Prisni siklete Bukuria është dhimbja e dhimbjes! Ndërsa trajtimet janë të shpejta, jo më shumë se 20 minuta për mua, përshkrimi më i mirë i procedurës është se të duket vetja sikur je shndërruar në një gomë të madhe. Depiloni vetë zonën që do të trajtohet një natë më parë ose mëngjesin e trajtimit në mënyrë që të keni një lehtësim të dhimbjeve. Një tjetër tip…

Read More

Nga William E. Ryerson* Ndërsa po i afrohemi, këtë muaj, një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve në vijim. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së aq e dukshme më parë, ishte fshirë e zëvendësuar me miqësinë e ripërtërirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila vetëm është forcuar nga viti në vit. Që atëhere, Shqipëria i është bashkuar NATO-s, ulet afër Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe ka kryer punën e vështirë dhe të nevojshme për të hyrë në Bashkimin European. Tani, pas 31…

Read More

Ligjvënësit ukrainas kanë shkarkuar komisioneren për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova. Sipas medieve të huaja, ajo kishte dështuar në përmbushjen e detyrimeve, duke përfshirë lehtësimin e korridoreve humanitare, kundërshtimin e dëbimit të ukrainasve nga territori i pushtuar, si dhe nuk kishte raportuar për rastet e përdhunimit të grave nga rusët. Gjithashtu Denisova u akuzua për deklarata të pandjeshme dhe të paverifikueshme, në lidhje me krimet e dyshuara seksuale ruse dhe se kishte kaluar shumë kohë në Evropën Perëndimore gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Denisova, e cila mori rolin e të drejtave të njeriut në vitin 2018, tha se do…

Read More

Një 9-vjeçare nga Ukraina i ka emocionuar të gjithë me gjestin e saj. Ajo ka prerë flokët dhe i ka shitur, me qëllim për të mbledhur para për ushtarët ukrainas. Vogëlushja Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, e cila ndodhet së bashku me familjen e saj në një vendstrehim për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse, vendosi të mbledhë para për forcat e armatosura të vendit të saj. Babai i saj ka treguar për mediat emocionin që përjetoi kur e bija i kishte treguar qëllimin e prerjes së flokëve.

Read More

Kërkuesit kanë zbuluar diçka të habitshme për minjtë meshkuj: ata ‘terrorizohen’ nga bananet. Ky zbulim ndodhi krejt rastësisht pasi ata po studionin sjelljen e minjve kundrejt miusheve shtatzëna ose në gjidhënie, por rezultoi se prania e një substance kimike te bananet, shkakton përgjigje stresi te meshkujt. Femrat iu përgjigjen meshkujve të panjohur ‘agresivisht dhe duke urinuar’ pasi këta të fundit sulmojnë dhe vrasin të vegjlit. Ndaj, femrat që janë në periudhën e fundit të shtatzënisë ose ato që kanë nisur tashmë të sekretojnë qumësht, përdorin këto kimikate natyrale të tyre për t’i larguar. Në to gjendet amil acetati, një substancë…

Read More

Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi të martën se Ankaraja mund të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, kërcënimi vjen në një kohë që të dyja palët po shtojnë praninë e tyre ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit Egje. Tensionet mbi Detin Egje vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa Turqia dhe Greqia akuzojnë njera tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore me avionët luftarakë. Deti është qendra e të drejtave territoriale të kontestuara. Në fillim të këtij muaji, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se, për të,…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare. Në një intervistë për “Calciomercato.it” në Itali, Duka ka përm1endur se Tare mund të bëjë trajnerin ose drejtuesin këtu si pasojë e përvojës që ka. “Një rikthim në Federatën e futbollit për Taren? Pse jo, ai është një nga personazhet tanë më të rëndësishëm në botën e futbollit. Ka bërë një punë shumë të mirë te Lacio, mund të bëjë trajnerin apo drejtuesin këtu, ai është një djalë i aftë që ka edhe shumë përvojë”, tha Duka. Ai gjithashtu ka…

Read More