Monako është një nga vendet më të bukura dhe më të shtrenjta në botë. Të gjithë ëndërrojnë që të kenë një stil luksoz jetese brenda shtëpisë së tyre të bukur, ku të mund t’i kthejnë ëndrrat në realitet. Megjithatë, nëse tregohemi realistë, atëherë është pothuajse e pamundur të bësh një jetë luksoze nëse nuk i ke mundësitë për ta përballuar këtë lloj jetese. Edhe kur njerëzit udhëtojnë në vende të largëta, në varësi të vendit ku ndodheni në botë, kostot mund të ndryshojnë. Ashtu si hotelet me pesë yje që vendosin çmime më të shtrenjta për suitat e tyre të…
Author: tirana
Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukselit mbetet një pikë kyçe për çdo bisedim të mëtejshëm, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiç njoftoi në llogarinë e tij në Instagram se pati një “bisedë të hapur dhe të sinqertë” të enjten, më 2 qershor me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas raportimeve dy zyrtarët diskutuan mbi situatën në rajon në prag të mbajtjes së forumit ‘GLOBSEC 2022’ në Bratislavë, Sllovaki, si dhe të gjitha temat me interes në mënyrë që…
Rezarta Shkurta ka publikuar ditët e fundit foto nga udhëtimet e saj sëbashku me partnerin Ermal Hoxha.Por sëfundmi duket se një incident i vogël i ka ndërprerë edhe turin. Ajo ka publikuar një InstaStory nga spitali ku tregon se ka krisur këmbën.“Kur universi thotë boll brodhe dhe të jep një krisje që të rrish urtë për pak kohë”, shkruan ajo krah fotove.
Barcelona ka vendosur të lejojë çdo tifoz të ndihet si një futbollist profesionit që luan një ndeshje në Camp Nou. Për 300 euro kushdo mund të zhvillojë një sfidë 60 minutëshe me miqtë në stadiumin e njohur shkruajnë mediat spanjolle. Në datat 6 dhe 11 qershor janë shitur të gjitha vendet dhe ka mbetur vetëm 26 qershori. Kjo ditë e hapur për lojtarët amatorë me synimin për të ofruar një eksperiencë më të plotë në Camp Nou, duke mundësuar shfrytëzimin e dhomave të zhveshjes, me arbitra dhe asistencë mjekësore. Ekipi mund të ketë maksimumi 18 lojtarë dhe secili mund të…
Duke folur në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë në OKB, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e angazhimit të shteteve për të punuar së bashku, me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut. Gjatë fjalës së tij pak para nisjes së debatit të nivelit të lartë mbi llogaridhënien, shefi i qeverisë u shpreh se shkelja e të drejtave të njeriut është një prioritet i Shqipërisë në Presidencën që ka marrë në drejtim, ndërsa theksoi se bota duhet të bëhet më e vogël për shkelësit e ligjit. “Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të kolektives. Objektivat janë të trefishta të rritet…
Ish-Presidenti Bujar Nishani u përcoll këtë të enjte të 2 qershorit për në banesën e fundit, me të gjitha nderimet siç parashikon ligji, përmes një ceremonie shtetërore, I pranishëm për të zhvilluar homazhe ishte dhe ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu, i cili në fjalën e tij për media kujtoi njohjen e hershme me Bujar Nishanin. Moisiu tha se njohja e tyre daton që në vitin 1994, kur Nishani ishte ende një oficer i ri dhe se marrëdhëniet miqësore kanë vijuar ndër vite. Ai shton se në momentin që u zgjodh në krye të shtetit e ftoi Nishanin të ishte pjesë…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Sarandë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës nr.4 të qytetit. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital.
Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktiv dhe kërkon të rekrutojë për periudhën 12.09-18.11.2022, gjithsej 346 kandidatë, (332 meshkuj dhe 14 femra), sipas rajoneve përkatëse në tabelën bashkëlidhur. Dokumenti pdf përmban informacionin e plotë për procedurat, kriteret, afatet, testimet etj.Tabela sipas rajoneveFormulari i aplikimit në formatin wordFormulari i pranimit në formatin wordFormular vetëdeklarimiFormular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri në 15 gusht 2022.
Këngëtari Endri Prifti rreth një muaj më parë bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë, nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica. Kjo e fundit tha se prona ka qenë në emër të saj, përpara martesës me këngëtarin korçar. Sipas saj Prifti nuk e justifikon pronësinë mbi apartamentin me të ardhurat e tij. Ndërkohë ditën e sotme, Endri Prifti tha në një intervistë në “ABC News” se ndodhet në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedhë atë, do të përfundojë në burg. “Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social facebook, një foto nga New York-u, ku shihet në krah me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, teksa po punojnë duke konsumuar një kafe. Rama dhe Hoxha po përpilojnë tekstet në lidhje me moderimin e debatit në OKB që Shqipëria pritet të kryej këtë pasdite si kryesuese e Këshillit të Sigurimit. “Latimet e fundit të teksteve përpara kryesimit për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Shqipëria”, shkruan Rama në mbishkrimin e fotos.
Florian Përvathi është një ndër emrat më të diskutuar në muajt e fundit në Shqipëri. 17-vjeçari vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit. Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare. Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Floriani ndodhet në institucionin e të miturve…
Ish-polici Tomor Çela i cili akuzohet për një vrasje të dyfishtë në Tiranë në vitin 1997, është deportuar këtë të enjte nga SHBA-ja në Tiranë. Ish-punonjësi i Policisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 24.02.2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas Gjykatës, Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e shënuar në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Referuar vendimit të…