Ditën e sotme në orën 14:00, Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë për të miratuar emrat që do të shkojnë më pas për votim në orën 17:00 nga Këshilli Kombëtar i PD. Në këtë mbledhje do votohen emrat që do kenë poste të rëndësishme në PD, posti i dy nënkryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar dhe Sekretari i Përgjithshëm. Dy emrat që përflitet se do të garojnë për postin e nënkryetarit të PD janë: Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçi.
Author: tirana
Sot në Kryesi, Socialistët kanë mbi tavolinë disa emra si kandidatë për President, por sata do të vendosin vetëm për një emër. Megjithatë në listën e mazhorancës ka edhe emra të propozuar nga PD-ja, pavarësisht se përfaqësuesi i saj, Enkelejd Alibeaj, u tërhoq nga procesi i negociatave. Socialistët duhet të përzgjedhin nga një listë emrash mes të cilëve, Majlinda Bregu, Visar Hiti, Arben Çejku, Ardian Dvorani, Halim Kosova, Mimi Kodheli, Leonard Demi, Rexhep Uka etj. Por sot do të mësohet se kush do të jetë kandidati për postin e kreut të ri të shtetit. Maxhoranca do të propozojë vetëm një…
Nga James Landale, BBC Frika e e hershme e një pushtimi të shpejtë u pasua nga tërheqja e forcave ruse dhe rezistenca e Ukrainës, e cila tani po përballet me ofensivën ruse në lindje. Sot janë shënuar 100 ditë nga fillimi i luftës por deri kur do të vazhdojë ? Këtu janë pesë skenarë të mundshëm të luftës Rusi-Ukrainë. 1: Lufta e shkatërrimit Lufta mund të vazhdojë për muaj – nëse jo vite teksa forcat ruse dhe ukrainase po shkatërrojnë njëra-tjetrën. Asnjëra palë nuk është e gatshme të dorëzohet. Presidenti rus Putin thotë se mund të fitojë duke demonstruar durim strategjik,…
Një sasi e konsiderueshme tritoli ka tronditur në orët e para të mëngjesit familjen e efektivit të Policisë vendore të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:25 të mëngjesit në banesën e efektivit të Policisë, Pëllumb Vukaj, kur të gjithë ishin në gjumë. Brenda banesës kanë qenë edhe dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në gjithë zonën e fshatit Hot i Ri ku jeton familja e efektivit Vukaj i ka zgjuar menjëherë. Familjarët dhe vetë efektivi nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa banesa dhe automjeti i tij që ndodhej i parkuar në oborr kanë pësuar…
Një 12-vjeçare është gjetur e pajetë nga prindërit e saj në krevat mëngjesin e së enjtes, 2 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik. Ndërsa sipas konkluzioneve fillestare të mjekëve dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë insuficienca kardiake, shkruan abcnews.al. Megjithatë mjekët theksojnë se analizat toksologjike do të jenë ato që do të nxjerrin shkakun e vërtetë të vdekjes së 12-vjeçares fatkeqe, e cila pësoi arrest kardiak mëngjesin e djeshëm, raporton protothema.gr. Nga ana e tyre prindërit e vajzës të cilët janë në gjendje shoku për humbjen e së bijës thonë e adoleshentja ishte një gjendje të…
Në ditën e 100-të, vijojnë luftimet vazhdojnë në Ukrainë, kryesisht në pjesën lindore të vendit, ndërsa Kievi pranon se trupat ruse kanë pushtuar një të pestën e territorit të Ukrainës që prej 24 shkurtit. “20% e territorit tonë është nën kontrollin e forcave pushtuese”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një komunikimi me anëtarët e parlamentit të Luksemburgut të enjten. Kjo zonë “është më e madhe se e gjithë Beneluksi”, shtoi Zelensky, duke përdorur termin gjeografik që i referohet Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. “Situata është e vështirë, por më e mirë se dje. Mbetet nën kontroll”, tha Zëvendës Shefi i…
Një ekip mjekësor amerikan tha të enjten se ata kishin rindërtuar një vesh njeriu duke përdorur indin e vetë pacientit për të krijuar një bioimplant 3D, një procedurë pioniere që ata shpresojnë se mund të përdoret për të trajtuar njerëzit me një defekt të rrallë të lindjes. Kirurgjia u krye si pjesë e një prove klinike në fazën e hershme për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e implantit për njerëzit me mikrotia, në të cilat veshi i jashtëm është i vogël dhe i paformuar siç duhet. AuriNovo, siç quhet implanti, u zhvillua nga kompania 3DBio Therapeutics ndërsa operacioni u drejtua…
Ndërsa procesi për zgjedhjen e presidentit po afrohet në orët e fundit, në media prej ditësh qarkullojnë emra që mund të shihen si kandidatë potencialë për marrjen e këtij posti. Kreu i grupit të PS Taulant Balla, i ndodhur sot në Fier, u pyet nga gazetarët në lidhje me emrin e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano. Balla u shpreh se si Nano, ashtu dhe Gramoz Ruçi, një tjetër emër i lakuar për marrjen e këtij posti, janë emra që e meritojnë të jenë presidentë të republikës. “Një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikunri ka thënë në një prononcim për mediat se sot pas mbledhjes së kryesisë do të jepen emrat e kandidaturave për Presidentin e ri. “Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të pa durueshëm, sot pasdite do të mësoni dhe emrin e kandidatit që do e bëj siç duhet rolin e Presidentit”, tha Gjiknuri. Ndërkohë ai tregoi se raundet…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, reagon për vrasjen e Naim Bajrit në Shkodër, teksa akuzon qeverinë se “Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizojë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria”. Sipas Alibeajt, ka një marrëdhënie të ngushtë mes politikës dhe bandave, “saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda”. Më tej, Alibeaj “thumbon” edhe kreun e PD, Sali Berisha, teksa thekson se “Jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin…
Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër. Mes të arrestuarve është edhe një 26-vjeçar nga Korça, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetasit Arjan Hoxha, 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në…
5 urdhra arresti të rinj ka lëshuar Karabinieria italiane, më konkretisht 2 shqiptarët, Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj, të njohur si pjesëtarë të grupit të “Habilajve” si dhe 3 shtetasit italianë, Angela Busacca, Antonio Riela dhe Vicenzo Sapampinato. Ata janë nën hetim për trafikim ndërkombëtar droge dhe armëmbajte pa leje. Grupi kriminal operonte kryesisht në zonën e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe droga e ardhur, kryesisht marrijuanë importohej nga Shqipëria. Tonelata droge nga Shqipëria Veprimtaritë hetimore të kryera nga njësitë e specializuara antidrogë të Gico-s të Pef Nucleus, kanë çuar në sekuestrimin e rreth 3.5 ton marijuanë, parave “të thata”…