Author: tirana

Rusët kanë hedhur gjithçka në ofensivën në Luhansk, veçanërisht në Severodonetsk, por pavarësisht këtyre nismave, duket se nuk po ia dalin. Kështu deklaron një analist i mbrojtjes dhe sigurisë. Prof Michael Clarke i tha BBC-së se forcat ukrainase përballen me një vendim deçiziv nëse do të përpiqen të shpëtojnë Severodonetsk, për të cilin ai tha se së shpejti do të rrethohet nga të gjitha anët, ose të tërhiqen në tokë më të sigurt më tej në perëndim. “Në perëndim të lumit që përshkon qytetin, ukrainasit kanë rreth katër brigada. Rusët po përpiqen të hyjnë pas tyre. Nëse e bëjnë, ato brigada do…

Read More

Janë shkruar shumë libra dhe janë bërë shumë filma për lojën e pushtetit në dashuri. Të shumtë janë ata që kërkojnë nënshtrim të plotë nga partneri. Sot do të fokusohemi tek shenjat e zodiakut që fshehin një tiran brenda tyre. Dashi Dashi ka prirje lidershipi dhe dëshiron të jetë i pari në gjithçka, madje edhe në dashuri. “Dëshirat” e tij dëshiron të tregojë fort në një lidhje dhe nëse këto nuk dëgjohen atëherë me siguri krijohen probleme. Ata kanë nevojë për trajtim të veçantë, por a mund ta bëni? Luani Mbreti i shenjave të horoskopit dëshiron të dominojë një marrëdhënie dhe kjo është…

Read More

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmon vdekjen e një personi në një mobileri në rrugën Ferizaj-Prishtinë. Sipas tij bëhet fjalë për personin 64-vjeçar me inicialet A.E. Dyshimet e para kanë të bëjnë me vetëvrasje, sipas policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Sot në orën 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë tek një mobileri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket  kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim…

Read More

Arrestohet pronari i një lokali në Durrës pasi përshtati lokalin për përdorimin e drogës. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjera. Uniformat blu bëjnë me dije se është sekuestruar kokainë. Durrës -Informacion Finalizohet operacioni policor i koduar “Butterfly”. Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim…

Read More

Eksperti i krimalistikës Ervin Karamuço, ka shpjeguar se çfarë mund të jetë pajisja e gjetur në Sazan nga ana e autoriteteve shqiptare të sigurisë. Në një intervistë të dhënë për ABC News, Karamuço ka shpjeguar se çfarë mund të jetë kjo pajisje: “Sindroma e Havanës” është shfaqur për herë të parë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Havanë në vitin 2016. Sëmundja ka prekur diplomatë amerikanë, spiunë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, si dhe një numër të stafit diplomatik kanadez, të angazhuar në Kubë. Ajo shkakton simptoma si: marramendje, përzierje, migrenë dhe humbje të kujtesës.  Dyshohet…

Read More

Forcat ruse kanë hyrë në periferi të qytetit ukrainas të Severodonetsk, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk. Dy civilë u vranë dhe pesë u plagosën nga bombardimet. Pushtuesit po sulmojnë qytetin me të gjitha armët dhe mbështetjen ajrore, pasi kanë hyrë në zonat juglindore dhe verilindore, tha Serhiy Gardai. Qyteti fqinj i Lysychansk mbetet nën kontrollin ukrainas, por rruga kryesore për në dy qytete po i nënshtrohet granatimeve, tha ai. Evakuimet po kryhen nga Lysychansk.

Read More

Ashtu siç edhe është paralajmëruar nga 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se tashmë nga e mërkura për vendin nis një epokë e re për vendin. Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së Atdheut dhe të fëmijëve. Statusi: Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë

Read More

Vendi ynë deri ditën e mërkurë do të jetë në temperatura 32 gradë, ndërsa vlerat minimale në zonat malore do të luhate në 10-11 gradë celsius. Sipas meteorologut Hakil Osmani nga Meteoalb kushtet e motit do të jenë kryesisht në dominimet e kthjellimeve pjesa më e madhe e territorit shqiptar. Por në orët e pasdites do të kemi kalime të pakta të vranësirave më të dukshme në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat veriore dhe verilindore gjatë ditës së sotme dhe nesër. Pas ditës së mërkurë do të kemi rritje të ndjeshme…

Read More

Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin për informim për mbylljen e procedurave për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili do i përcillet Kuvendit. Praktikisht ky raund është i djegur, pasi në Kuvend nuk do të shkojë asnjë kandidaturë. Siç u pa dhe gjatë mbledhjes, të pranishëm në sallë ishin anëtarët e maxhorancës, ndërkohë që nga opozita ishte vetëm Fatmir Mediu. Ajo çka ra në sy ishte fakti se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ndiqte mbledhjen përmes transmetimit live në ‘Facebook’ mbledhjen.

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e diel në Kroaci, pasi një avion me 4 pasagjerë është zhdukur nga radari, duke mbetur mister fati i tij. Mediat kroate bëjnë me dije se një avion me 4 pasagjerë i cili ishte ngritur këtë të diel në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, është zhdukur nga radari si dhe humbi kontaktet me kullën e vrojtimit të Rakovicës. Lajmi është konfirmuar gjithashtu dhe nga Drejtoria e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë. Aktualisht në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmë të avionin pranë zonës së Slunjës…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Rusinë. Ai ka thënë se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare ka skaduar. “Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë. Kështu që do të nënshkruaj një kontratë tjetër”, u shpreh Vuçiç. Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të…

Read More

Trofeu i fituesve të Eurovizionit Kalush Orchestra është shitur në ankand për 900,000 dollarë dhe paratë do të përdorën për ushtrinë e vendit, shkruan skynews. Gjatë festavikit, kënga e grupit Stefania mori një mbështetjeje të madhe nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kalush Orkestra nxorri gjithashtu në ankand mikrofonin e kristaltë ndërsa paratë do të përdoren për të blerë sistemin e dronëve PD-2 për forcat e armatosura të Ukrainës, i cili përfshin tre avionë dhe një stacion kontrolli tokësor. Kënga e grupit “Stefania”, e shkruar për nënën e këngëtarit, mundi konkurrencën nga rivalët kryesorë Mbretëria e…

Read More