Tre ditë para se të jepte urdhrin për pushtimin e Ukrainës , presidenti rus Vladimir Putin mblodhi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një mbledhje që do të transmetohej nga televizionet ruse. Në këtë kontekst, Putin pyeti secilin prej tyre nëse ishte dakord me planin e tij për të njohur si shtete të pavarura 2 rajonet separatist të Ukrainës Lindore. Duke shfaqur haptazi sikletin e tyre, duke u ngatërruar shpesh gjatë fjalës së tyre, të gjithë u përkulën me respekt ndaj vullnetit të udhëheqësit të tyre suprem. Por ky nuk duhet të jetë gjithmonë rasti, kur një diktator absolut dhe brutal takohet me këshilltarët e tij, për të diskutuar një çështje të rëndësishme, sidomos nëse takimi zhvillohet jashtë vëmendjes sëpublikut. Nëse ndodh kjo e fundit, ata mund ta shprehin hapur mendimin…
Author: tirana
Dashi Mund të mbeteni të befasuar nga sjella e çuditshme e një personi që e keni shumë afër. Por para se të arrini në përfundime të nxituara, do ishte më mirë të flisnit e të. Në dashuri mos u bëni shumë kërkues, por lëreni partnerin të lirë, pasi sjellja juaj mund të prishë lidhjen. Kjo është dita ideale për të rregulluar disa çështje të lëna pezull. Demi Prej disa ditësh keni nisur një aventurë të re profesionale dhe gjërat duket se do vijnë duke u përmirësuar. Do të jeni me humor të mirë dhe shumë të gatshëm në raport me…
Digjet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit. Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament. Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat. Sot, Kuvendi…
31-vjeçari Ermal Kasa ka dhënë dëshminë në polici pasi në orët e para të së hënës në automjetin e tij ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ndërsa Kasa është shprehur se konflikte me persona të tjerë nuk ka. Në vitin 2013 ai është arrestuar bashkë me Hysni Hoxhën në Itali pasi u kap me 900 kg kanabis. 31-vjeçari është nga Elbasani por ka treguar se prej disa kohësh jeton në qytetin bregdetar për shkak të punës si ekonomist në një lokal. Ngjarja ndodhi orët e para të së hënës, rreth orës 03.00…
Një automjeti në Vlorë i është vendosur lëndë plasëse. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, në automjetn tip “Audi”. Makina ka qenë në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, banues në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave.
Mjekët dermatologë konstatojnë se rrobat e reja mund të përmbajnë disa substanca potencialisht irrituese. “Nëse përmbajnë alergjenë që sensibilizojnë lëkurën, këto kimikate do të përhapen në lëkurë dhe mund të shkaktojnë atë që quhet dermatit kontakti”, shprehet Azadeh Shirazi. Rrobat mund të përmbajnë ngjyra sintetike apo edhe konservues për t’i mbajtur ato pa rrudha dhe prandaj duhet t’i lajmë para se t’i veshim, edhe kur i blejmë të reja. Dermatiti i kontaktit është një patologji e lëkurës e cila shfaq skuqje si dhe kruarje të forta. Skuqja nuk është ngjitëse dhe shqetësuese për jetën por mund të jetë e pakëndshme.
Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse, por do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një pajtim para nisjes së samitit të BE-së më 30 maj, tha një zyrtar i bllokut. Shtetet e BE-së po diskutojnë për një propozim, sipas të cilit, shtetet anëtare do të pranonin të vendosnin ndalesë për furnizimet me naftën ruse që vijnë përmes detit për në BE, deri në fund të vitit. Përjashtime do t’iu mundësoheshin disa shteteve – Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke – që të pranojnë naftë përmes tubacionit rus Druzhba, që është i gjatë…
Kandidatja më e votuar në listën e zonjave për anëtar kryesie në Partinë Demokratike ishte Fatbardha Kadiu. Ky emër ngjalli reagimin e Kreshnik Spahiut, i cili shprehet i habitur, pasi, për të është krejt i panjohur në politikë. Sipas Spahiut, emri është shkruar gabim, ose “kjo opozitë ka shkuar për skrap”. “Sipas lajmeve zyrtare: Njeriu më i votuar ne Partinë Demokratike doli FATBARDHA KADIU. Kur e lexova shkarazi mu duk si Fatbardh Kadilli por isha gabuar. Pyeta dhjetëra miq por nuk e njeh askush se cila është kjo grua. Unë kam 30 vjet studioj politik dhe nuk e njoh këtë…
1.Kuptoni se çfarë është ankthi Para se të ndihmoni dikë, duhet të mësoni sa më shumë që të keni mundësi rreth asaj që po përjeton ai,ajo.Kjo nuk do të thotë që ju të bëheni një ekspert brenda natës, por as të thoni pasi keni lexuar nja dy a tre artikuj “Unë e kuptoj se si ndjeheni”! Së paku duhet të keni një ide të përgjithshme. 2.Përpiquni të vendosni veten në vendin e tjetrit A keni përjetuar ndonjëherë gjendje ankthi në jetën tuaj? Në cilat situata? Të gjithë jemi ndjerë të shqetësuar për diçka, por imagjinoni sikur këto ndjenja të këqija…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi kanë uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjelia Veli, e cila u shpall kampione e Evropës, duke fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg. Kushi shkruan se Veli shkroi historinë këtë të diel, duke u bërë vajza e parë shqiptare që ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari. “Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes! Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me…
Papa Françesku vlerëson përpjekjet e Turqisë për t’i dhënë fund pushtimit rus në Ukrainë. Ambasadori i Ankarasë në Vatikan, Lutfullah Goktas tha se Papa Françesku ka shprehur mirënjohjen ndaj angazhimit të presidentit turk, Erdogan, i cili ka qenë në kontakt me të dyja palët që nga fillimi i konfliktit, si dhe ka punuar për paqen. “Papa Françesku vlerëson përpjekjet e Presidentit tonë Erdogan për të pajtuar Ukrainën dhe Rusinë. Zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes diplomacisë dhe negociatave, jo përmes luftës. E vetmja mënyrë e mundshme për të vendosur një armëpushim dhe për të nisur negociatat është përmes diplomacisë.”
Evangjelia Veli është shpallur kampione e Evropës në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg. Ajo e ka mbyllur Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, event që po zhvillohet në Tiranë, me dy medalje të arta dhe një të argjendtë. Peshëngritësja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh, kurse në stilin e shtytjes siguroi medalje argjendi.