Arbër Sulstarova, tenisti i njohur që mori pjesë në formatin “Big Brother VIP”, ka prezantuar për herë të parë partneren e tij. Të pranishëm në dasmën e balerinit Ilir Shaqiri, organizuar mbrëmjen e djeshme, Arbëri ka postuar foto e video në “Instastory” për herë të parë me të dashurën e tij. Edhe aktorja Arjola Demiri ka publikuar një video, ku ai shfaqej teksa partnerja i dhuron një puthje.
Author: tirana
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të realizojë të hënën një bisedë telefonike me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy. Zhvillimin e telefonatës me homologët e ka bërë të ditur vetë udhëheqësi turk, në kanalin televiziv NTV, pas kthimit të tij nga një udhëtim në Azerbajxhan. “Ne ëndërrojmë që kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë në paqe sa më shpejt të jetë e mundur, por duket se ngjarjet po zhvillohen negativisht çdo ditë që kalon. Të hënën do të kem biseda telefonike si me presidentin e Rusisë dhe Presidentin e Ukrainës Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje…
Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu në garazhin e banesës së tij në Pogradec. Bëhet fjalë për P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Një çift indian është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria drejt Francës me letra të falsifikuara. Janë vënë nën hetim M.P. 23 vjeç dhe P.P. 22 vjeçe. Çifti ka paraqitur në doganë një leje qëndrimi franceze, e ku pas kontrollit ka rezultuar e falsifikuar. Përveç çiftit është proceduar penalisht dhe një 59-vjeçar shqiptar me inicialet H.P. 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu gjenden në çantë bizhuteri të ndryshme sende të tjera.
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka treguar pse vendosi të rinovojë kontratën me klubin francez. Marrëveshja e re e futbollistit francez llogaritet deri në vitin 2025. Sulmuesi 23-vjeçar beson se me PSG-në do të ketë mundësinë të fitojë trofe dhe të vendosë rekorde historike. “Klubi po planifikon të fillojë një epokë të re dhe historia ime nuk ka përfunduar ende këtu. Gjithmonë kam thënë se doja të isha më i miri dhe tani nuk duhej të isha larguar. Besoj se historia ime në PSG mund të jetë edhe më e bukur”, citon Telefoot Mbappe.
Moti i keq gjatë ditës së sotme ka sjellë probleme jo vetëm në akset rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit. Sipas burimeve për albeu.com, avioni i linjës Dortmund-Tiranë është ulur në aeroportin e Barit për shkak të motit të keq. Ndalesa në Bari ka qenë një ulje e detyruar, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta. Fatmirësisht ulja është kryer me sukses duke mos e agravuar më tej situatën. Gjithashtu edhe avioni i nisur nga Nice, Francë me destinacion Tiranën është ulur në Brindisi, Itali.
Në një botë që vuan ende pasojat e pandemisë COVID-19, përhapja e një tjetër sëmundjeje ndez alarmin. Lia e majmunëve është një infeksion viral që njihet prej dekadash, por rastet aktuale me të janë të pazakonshme, për shkak të përhapjes së gjerë gjeografike. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se situata duhet të përcillet me seriozitet, por ka bërë thirrje kundër panikut, duke vlerësuar se sëmundja është ende “e kontrollueshme”. “Është e rëndësishme të kuptojmë tani se ky shpërthim mund të frenohet me anë të gjurmimit të kontakteve dhe izolimit”, ka thënë Rosamund Lewis nga kjo organizatë. Lia e majmunëve…
Pas një kohe të gjatë, asnjë rast i ri i konfirmuar me COVID-19 në Kosovë dhe gjithashtu në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë. Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha…
Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus dhe se një marrëveshje për furnizime me këtë lëndë, që do të nënshkruhet, do të jetë trevjeçare, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Ne do të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare dhe nesër apo pasnesër, ne do të diskutojmë për sasinë e gazit. Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt dhe bisedimet e mëtejme do të përcaktojnë se sa do të kushtojë gazi…
Arrestohet një 27-vjeçar në Vlorë i akuzuar për trafik droge, pastrim parash e grup kriminal. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Kjo masë i ishte dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 04.10.2021, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale “.
Dy fshatra të bashkisë Maliq dhe një Korçë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq, me reshje të dendura shiu që nisën paraditen e sotme. Bëhet me dije se energjia është ndërprerë në Bulgarec, Biranj dhe Lumalas. Moti ka bërë kthesë të papritur në vend këtë të diel. Temperaturat e larta të ditëve të fundit ia kanë lënë vendin reshjeve intensive të shiut.
Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini u martuan këtë të shtunë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pafund pamje nga dasma e çiftit të njohur, ku ishin të ftuar personazhe Vip. Këngëtarja Rovena Dilo ka publikuar në Instagramin e saj një moment mjaft të veçanta nga dasma. Emanuela dhe vajza e saj dhe e Ilirit shfaqen duke kërcyer nën ritmet e këngës “Kuq e zi”. Ato duket që e kanë shijuar këtë moment, ndërkohë që edhe këndojnë. View this post on Instagram A post shared by Rovena Dilo (@rovenadilo)