Era e fortë ka rrëzuar një pemë në afërsi të fshatit Bulgarec, përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec. Për pasojë është bllokuar kalimi i mjeteve në njërin sens të rrugës. Pritet ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për heqjen e pemës nga rruga nacionale dhe normalizimin e qarkullim.
Author: tirana
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, në moshën 56-vjeçare. Në një mesazh në “facebook”, Topalli thekson se Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe pollitike, ndërsa kujton edhe një takim me të shumë vite më parë. Topalli shprehet se është takuar me Nishanin, para se ai të bënte një operacion të vështirë dhe ku askush nuk e dinte si do të shkonte. Mesazhi i Topallit: Lamtumire President Nishani!Bujar Nishani ka nje histori te vecante njerezore dhe politike. Pak njerez ne politike kane patur aq poste te rendesishme dhe…
Policia Kufitare ka shtuar masat në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i masave të shtuara, policia ka goditur 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, si dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave apo sendeve me vlerë, në kufi. Gjatë kontrolleve, blutë kanë sekuestruar sende me vlerë të padeklaruara dhe dokumente të falsifikuara, si dhe kanë proceduar penalisht 3 poseduesit e tyre. Njoftimi i plotë: Policia Kufitare e Rinasit krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës…
Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se raketat kanë shkatërruar një arsenal të madh të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih. Në këtë qytet ka lindur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass. Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore rrëzuan një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Interpelanca është futur në rendin e ditës së Kuvendit dhe do të zhvillohet në seancën e radhës plenare, nesër, të hënën. Mësohet se interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë, shkruan abcnews.al. Ministri i Mbrojtjes do të japë shpjegime në Kuvend për konstatimet e deputetit demokrat.
Deputeti Agron Gjekmarkaj komenton zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike. Në një postim në “Twitter”, me nota ironie, Gjekmarkaj iu shpreh “ngushëllime” atyre që, sipas tij, besuan te “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! “Ngushellime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë”…
Aksident në Jug të vendit, plagoset 60-vjeçari. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Breshëri dëmton të mbjellat në fshatrat e Maliqit. Reshjet që kanë përfshirë zonën e Maliqit mëngjesin e sotëm kanë bërë disa dëme në të mbjellat e fermerëve të fshatrave të Maliqit. Kryesisht dëmet janë regjistruar në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë ndërsa sipas informacioneve nga bujqësia janë shkaktuar dëme në 3 dynymë qepë dhe disa parcela gruri.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer së bashku. Pas ‘tradhtisë’ që aktori i humorit i bëri moderatores në sy të të gjithë publikut ajo duket se e ka falur. Në rrjet qarkulluan foto nga Kryefjala.Com ku zbuluan se çifti ndodheshin së bashku në Genova, Itali duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Nga ana e tyre deri më tani nuk ishte marrë asnjë lloj konfirmimi se janë bashkë sado që fotot tregojnë të kundërtën. Mirëpo pas publikimit të tyre duket se ka ardhur dhe ‘reagimi’ i Borës. Ajo ka postuar në InstaStoryn e saj një selfie nga Italia…
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Mediat italiane raportojnë se ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Perugias. ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014. Pas arrestimit 34-vjeçari u dërgua për të shlyer dnëimin me 9 vjet e 6 muaj burg.
Duke brohoritur “bukë, punë, liri”, dhjetëra gra protestuan në kryeqytetin afgan, Kabul, më 29 maj kundër kufizimeve të ashpra ndaj të drejtave të tyre që talibanët kanë vendosur. Qëkur u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat e grave. Në shumicën e qyteteve në Afganistan, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Në mars, talebanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme për vajzat. “Edukimi është e drejta ime! Rihapni shkollat!”, brohoritën protestueset, shumica prej të cilave kishin vendosur shami për të mbuluar të gjithë fytyrën. Protestueset u mblodhën para Ministrisë së Edukimit.…
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për çështjen ndaj vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të akuzuar për një plagosje në vitin 2013. Mbetet ne fuqi shërbimi i provës, gjithsesi pritet vendimi i zbardhur për detajet. Prokuroria e Vlorës nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të këtij rrethi që lidhet me ngjarjen e rëndë të disa viteve më parë e që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për ta, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht. Gjykata e Lartë vendosi…