Author: tirana

Moska ka nisur procedimin penal ndaj djalit të deputetes dhe ish-ministres britanike, Helen Grant. “Si pjesë e procedimeve penale për punë mercenare, hetuesit po hetojnë rolin e një të afërmi të deputetes britanike Helen Grant”, tha komiteti hetues rus në kanalin e tij Telegram. Ben Grant, një ish-marinar britanik, ka dalë vullnetar me Ukrainën që nga marsi për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

Read More

Ish-presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit. Ndërsa sjell në vëmendje takimet me të, Meidani vë në dukje se Nishani ishte presidenti më i ri në moshë gjatë periudhës së pluralizmit politik, ndërsa vlerësoi maturinë, thjeshtësinë dhe qetësinë, tipare që e karakterizonin Bujar Nishanin nga shumë të tjerë. Mesazhi i Rexhep Meidanit: Me keqardhje mësova se, më datë 28 maj 2022, u nda nga jeta Presidenti Bujar Nishani. Në bashkësinë e ish kryetarëve të shtetit shqiptar të periudhës së pluralizmit politik, ai, deri tani, ka qenë dhe kolegu ynë në moshën më të re.…

Read More

Një 26-vjeçar shqiptar është konfliktuar me një të ri nga Gambia, sherr i cili agravoi në përplasje fizike me grushte dhe shkelma. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Firence. Në një moment, shqiptari nxjerr nga xhepi një thikë dhe qëllon 32-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Karabinierët ndërhynë menjëherë, por u përballën me rezistencën e shqiptarit, i cili nuk iu bind, por filloi t’i godiste dhe ata. Autoritetet besojnë se shqiptari me gambezin njiheshin më parë dhe mund të jenë përplasur për hesape droge.

Read More

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë shtetin verilindor Pernambuco të Brazilit kanë lënë të vdekur rreth 34 persona. Sakaq, qindra banorë u detyruan të linin shtëpitë e tyre. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro po punon për të ngritur një task forcë federale, e cila do të dërgohet në Pernambuco. Ai shprehu “dhimbjen dhe solidaritetin e tij për viktimat e kësaj fatkeqësie”, ndërsa shtoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur “për të lehtësuar vuajtjet”. Përmbytjet e fuqishme e kanë goditur vendin për herë të katërt në 5 muaj.

Read More

Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse po përpiqen të forcojnë pozicionet e tyre rreth qytetit lindor të Limanit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha gjithashtu se Rusia kishte nisur një ofensivë të shtunën në mbrëma në rajonin fqinj të Luhanskut, por shtoi se forcat ruse ishin zmbrapsur. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun tha sot se forcat ruse po forcojnë pozicionet e tyre në qytetin e Limanit. “Në Donetsk, armiku po kryen operacione sulmuese, duke përdorur raketat, artilerinë dhe luftën elektronike. Intensiteti i përdorimit të aviacionit operativ-taktik dhe ushtarak është rritur. Në zonën e Limanit Rusia po përforcon njësitë…

Read More

Piloti Mick Schumacher u përfshi në një aksident të rëndë gjatë garës së sotme të Formula 1, në Çmimin e Madh të Monakos. Fatmirësisht, 22-vjeçari doli nga makina e tij pa dëmtime, i cili u kontrollua menjëherë nga ekipi mjekësor. Shkak u bë humbja e kontrollit të makinës si pasojë e pistës së lagur nga reshjet e dendura të shiut, duke bërë që të përplasej me një nga muret mbrojtëse. Makina e tij shihet e ndarë në dy pjesë.

Read More

Aktivistja Evi Kokalari, të cilën e kemi parë të pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaron se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo thekson se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj përfundon këtu, duke treguar se do t’i rikthehet jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Urime kryesisë së re të PD. Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, biznesit, politikës…

Read More

20 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga 405 testime të kryera, ndërsa vijon të mos shënohet asnjë humbje jete. Numrin më të lartë të të infektuarve të rinj e shënon Tirana, ndjekur nga Rroskoveci. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 313 qytetarë aktivë me koronavirus.

Read More

Mbrojtës i Kombëtares, Marash Kumbulla, ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një video me momente gjatë festimit pasi triumfuan në Conference League. Krahas pamjeve nga momente të ndryshme të festës, si në kryeqytetit shqiptar, ashtu edhe në Romë, futbollisti ka bërë edhe një shkrim, në të cilin nuk la pa përmendur Shqipërinë. “Sezoni im i dytë i verdhekuq përfundon në mënyrën më të mirë: shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time. Ishin ditë me emocione dhe momente të pabesueshme që do t’i mbajmë me vete përgjithmonë. Nuk ishte një vit…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Soni Malaj, e cila përpiqet që ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private, si rrallëherë ka ndarë për ndjekësit e saj disa momente nga fëmijëria, ndërsa ka folur edhe për sfidat drejt rrugës së artit. E ftuar në “A Live Night”, ajo ka treguar edhe për vështirësitë e shkëputjes nga vendlindja. “Kam lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën 9-vjeçare. Ka qenë një fëmijëri e bukur, edhe bota do e kishte zili, si Zvicra, me ski me slita me lojërat e dëborës dhe kur fillonte dëbora e parë çoheshim në…

Read More

Trupi i pajetë i Presidentit të shtatë të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri të martën. Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë ditën e shtunë në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, ku u dërgua për mjekim më të specializuar, pasi shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar.  Ish-Presidenti do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare. Largimi i parakohshëm nga jeta i Bujar Nishanit trishtoi jo vetëm të afërmit e tij, por edhe kundërshtarët politik brenda dhe jashtë Partisë Demokratike.

Read More

Dy avionë, të cilët ishin nisur drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, kanë bërë ulje të detyruar në Itali. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, avioni i nisur nga Nice, Francë dhe me destinacion Tiranën, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindisi të Italisë. Edhe avion i nisur nga Dortmundi, Gjermani, ka devijuar fluturimin, duke bërë bëri ulje emergjente në Bari.

Read More