Author: tirana

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve, ku është diskutuar përzgjedhja e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, është zhvilluar me debate të ashpra! Gjatë fjalës së tij, Enkelejd Alibeaj tha se opozita është e interesuar për të hapur dosjet dhe jo për t’i varrosur ato. Mè poshtë po japi debatet e bëra gjatë seancës: Alibeaj: Atë pjesë të anëtarësisë së autoritetit të dosjes sipas traditës e kësaj radhe do duhet t’ja kishit lënë opozitës në dorë për ta përcaktuar, që puna e këtij autoriteti të jetë e…

Read More

Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar sot në lidhje me kandidaturat e paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha Gentian Sula Simon Miraka Albert Nikolla Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e: Marcel Hilës Besim Ndregjonit. Gjergj Markut Skender Vrionit Gjatë mbledhjes nuk munguan as akuzat e Gazment Bardhit, pasi sipas tij një prej kandidaturave (Simon Miraka) që mori mbështetjen e mazhorancës, është propozuar nga grupi i Berishës. “Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që…

Read More

Kur kanë kaluar vetëm 3 ditë nga vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në vendin tonë, mediat fqinje kanë nxituar për ta marrë në intervistë. Dendias ka folur për Radion ‘SKAI 100.3 FM’. Në përgjigjet e tij, Z. Dendias ishte shumë diplomatik duke mos lënë shkas për keqinterpretime. Çështjes së cilës Z. Dendias i mëshoi, kishte të bëntë më Detin dhe zgjidhjen e statusit të saj në Gjykatën Ndërkombëtar të Hagës. Ai vuri në dukje se kjo çështje do të mund të merrte fund me largimin e Presidentit Ilir Meta nga posti i Presidentit. Pjesë nga Intervista Ne…

Read More

Po hynte në Turqi, arrestohet pas 25 vitesh shqiptari i dënuar për vrasje. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit – Finalizohet operacioni policor i koduar “Behram”. Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë turke. Lokalizohet në Turqi, kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore të Turqisë, kapet në tentativë për t’u futur në Turqi, me dokumente të falsifikuara, 49-vjeçari nga Kuçova, i dënuar me 14 vjet burgim për…

Read More

Lavrov thotë se Krimea dhe Donbasi nuk do të kthehen kurrë në kontrollin e Kievit. Ndërsa për “Planin Italian të Paqes”, Lavrov është i ashpër në komentin e tij: “Politikanët seriozë që duan të arrijnë rezultate dhe nuk merren me vetëpromovim para elektoratit të tyre, nuk mund të propozojnë një gjë të tillë”. Dyshues në synimet e reformimit të NATO-s është treguar Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov Lavrov është shprehur se: ” përpjekjet për ta transformuar atë në “një aleancë globale në kërkim të dominimit ushtarak në mbarë botën”, janë të destinuara të dështojnë! “Ata po planifikojnë ta transformojnë këtë…

Read More

Ukraina pretendon se Rusia ka vendosur rreth 400 ose 500 mina të vjetra sovjetike në Detin e Zi, duke e bërë të pamundur eksportin e mallrave nga portet e Ukrainës, shkruan BBC. Zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, tha se Rusia ka “krijuar një krizë ushqimore në botë” duke bllokuar portet, ndërsa nga ana tjetër Rusia po fajëson Ukrainën për krizën ushqimore. Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, duke pezulluar eksportet jetike të grurit dhe zyrtarët thonë se 20 milionë tonë drithëra janë bllokuar tani në vend.…

Read More

Çrregullimet e shijes mund të çojnë në një humbje totale të funksionit të shijes, në një humbje të pjesshme të aftësisë shijuese ose dallimin e shijeve të caktuara. Një studim tregoi se ata që kishin nivele të ulëta të zinkut në qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të dallonin mirë shijet e kripura. Pasoja të tjera të mundshme të mungesës së tij janë infeksionet më të shpeshta (p.sh. viruset) dhe shërimi i ngadalshëm i plagëve, sepse ky mikroelement luan një rol jetik në funksionimin e sistemit imunitar dhe në riparimin e qelizave. Mungesa e tij është më e zakonshme…

Read More

Për dy ditë më radhë efektivë të Forcës Detare në Forcat e Armatosura zhvilluan në bregdetin e vendit stërvitjen GRUPEX-22. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në nisje të kësaj stërvitjeje e cilësoi të rëndësishme atë, veçanërisht në këtë moment të rritjes së standardeve të Forcave të Armatosura. Peleshi foli për një plan ambicioz që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria ka për Sigurinë Kibernetike. “Për Forcën Detare kemi gjithashtu ambicie dhe plane ashtu siç i kemi ndarë me komandantin për të shtuar flotën tonë në një të ardhme afatmesme, për të rritur kapacitetet tona të mirëmbajtjes”, tha Peleshi. Peleshi…

Read More

Një shtetas holandez është arrestuar nga policia e Tiranës, pas një sherri të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani.” Sherri ka ndodhur në orën 00:10 minuta, 2 orë pas përfundimit të finales së Conference League, në stadiumin “Air Albania.” Por pas kontrollit, blutë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, u bë arrestimi i shtetasit Kevin Ron De Baat, 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën…

Read More

Themeluesi dhe tastieristi i bandës muzikore angleze “Depeche Mode”, Andy Fletcher, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, njoftoi sot bashkëshortja. Fletcher, me nofkën “Fletch”, themeloi grupin në Basildon në vitin 1980 dhe u fut në “Rock and Roll Hall of Fame”, muzeu dhe salla e famës e vendosur në qendër të qytetit Cleveland, Ohio, dy vjet më parë. Në një deklaratë, “Depeche Mode” tha se ishin të tronditur dhe jashtëzakonisht të trishtuar për vdekjen e parakohshme të mikut të tyre të dashur, anëtar i familjes dhe shok i grupit. “Fletch kishte një zemër vërtetë të artë dhe ishte gjithmonë aty kur…

Read More

Mbrojtësi i presidentit Putin, Ramzan Kadyrov, lideri i Republikës çeçene, ka kërcënuar se do të nisë një sulm ushtarak ndaj Polonisë si hakmarrje për mbështetjen e palëkundur të saj për Ukrainën. Varshava ka qenë një nga aleatët më të fortë të Presidentit Zelensky gjatë pushtimit tre mujor nga forcat ruse. Polonia ka vepruar si një portë për mijëra refugjatë ukrainas që ikin në perëndim, dhe gjithashtu i është kundërvënë Rusisë në Parlamentin Evropian duke kërkuar ndalimin e importeve të gazit dhe naftës ruse, transmeton The Telegraph. Por Polonia tani është kapur nga fushata propagandistike ruse e cila kërkon të justifikojë sulmin e…

Read More