Me 14 vite burg është dënuar Drane Deda nëna e 10 fëmijëve në Kurbin e cila vrau burrin e saj Llesh Deda duke e goditur me sqepar në kokë në 6 nëntor të 2020. Draja ka treguar se ditën kur ka ndodhur krimi në mesnatë nuk kanë pasur konflikte me bashkëshortin, por e ka qëlluar me sqepar në momente trishtimi dhe mërzitje, pasi sipas saj ia kishte nxirë jetën. Drania i tha policëve se e ka goditur me sqeparin në kokë, kur Lleshi ishte duke fjetur gjumë në krevat, pasi herë të tjera ka pasur konflikte. Këto konflikte asnjëherë nuk…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida. Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin…
Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
SHBA po përgatitet të dërgojë sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë pas një kërkese të zyrtarëve ukrainas, shkruan The Guardian. Zyrtarë të lartë ukrainas, duke përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e jashtëm Dmytro Kuleba, i kanë kërkuar SHBA-së dhe aleatëve të saj të dërgojnë Sistemin e Raketave të Shumëfishta Launch, ose MLRS. Sistemet e armëve të prodhuara në SHBA mund të lëshojnë një breshëri raketash në qindra kilometra – shumë më larg se çdo sistem që ka tashmë Ukraina, të cilat ukrainasit argumentojnë se mund të jetë një ndryshim i lojës në luftën e…
Sot vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Sipas MeteoAlb përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet…
Këshu u shpreh në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, dhe numri dy i saj I pyetur nëse do pranonin një komision mbështetës me përmbajte nga grupi i Sali Berishës, Gjiknuri ka deklaruar se nuk do të përjashtojnë deputetë të tjerë. Gjithashtu, Gjiknuri theksoi se, i përjashtuar është vetëm Sali Berisha dhe jasnjë deputetët tjetër, që ka shprehur mbështetje ndaj tij. “Ne kemi thënë se nuk negociojmë me Sali Berishën, nuk do vëmë këto lloj kushtesh, nuk do përjashtojmë deputetët e tjerë”, ka thënë ai në Top Story. Rikujtojmë se të njëjtin qëmdrim kanë mbajtur…
Asteroidi më i madh i vitit, për sa i përket kalimeve të afërta me Tokën, po përgatitet ta prekë Planetin ditën e sotme (27 maj). Pavarësisht se është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij të madhe, rreth 1.8 kilometra në diametër, ai nuk përbën një kërcënim për Tokën, pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare midis planetit tonë dhe Hënës. Për këtë rast, Virtual Telescope Project, në bashkëpunim me Telescope Live, organizon një event që do transmetohet drejtpërdrejt. Në orën 15:00…
Familjet shqiptare po rrisin edhe më shumë huamarrjen për blerjen e pasurive të paluajtshme, pavarësisht inflacionit të lartë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin 2022, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme shënoi vlerën rekord të 10.6 miliardë Lekëve ose 88 milionë Eurove, duke vendosur një rekord të ri historik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi i sektorit është rritur me 48%. Në veçanti, muaji mars ka shënuar një rekord të ri për shumën e kredisë së re për shtëpi. Ajo ka shënuar vlerën e 4.9 miliardë Lekëve, duke…
Lajme të mira nga Italia për Interin. Sipas Corriere dello Sport, zikaltërit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Henrikh Mhitaryan. Armeni i mesit të fushës nuk do rinovojë me Romën dhe kalimi te ekipi i Inzaghit duket fakt i kryer. Sa i përket shifrave, Mkhitaryan do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon dhe vizitat mjekësore do të kryhen menjëherë pas rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në finalen e Conference League. 33 vjeçari ka qenë më parë pjesë e Manchester United dhe Arsenal, ndërsa në Romë numëron 3 sezone.
Një gjykatë federale në Brooklyn e shpalli fajtor Mirsad Kandiçin, 40-vjeçar, për pjesëmarrje në grupin Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS), rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe sigurimin e armëve, pajisjeve dhe kryerjen e shërbimeve të zbulimit për grupin terrorist. I lindur në qytetin e Pejës në Kosovë, Mirsad Kandiç kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe kishte leje qëndrimi. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm kur të shpallet vendimi në muajin nëntor të këtij viti. Sipas dokumenteve dhe provave të paraqitura në gjykatë, Mirsad Kandiç, kishte shumë përgjegjësi brenda organizatës terroriste globale, ISIS, përfshirë rekrutimin e…
Detaje të reja po dalin për vrasjen e efektivit të policisë nga kolegu i tij, brenda në komisariatin nr.3, në Tiranë. Një prej kolegëve të tjerë që ka qenë më afër vendit të ngjarjes, ka dhënë dëshminë e tij përpara autoriteteve. “Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente, Çaush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Çaushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast, Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje. Unë e pyeta: Si je? Pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam…
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socilaiste Damian Gjiknuri, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ku ka theksuar se është i zhgënjyer nga menaxhimi i procesit të zgjedhjes së presidentit nga ana e opozitës. Ai u shpreh se priste më shumë seriozitet nga opozita në këtë situatë dhe shtoi se Partia Demokratike nuk kishte pse ti bënte publike kandidaturat e propozuara. “Raundi i tretë është ditën e hënë. Situata nuk është e mirë në PD, ne prisnim më shumë seriozitet në atë proces që të uleshin të negocionin. Ata e…