Author: tirana

Hantin Bonati emërohet në detyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Bonati ka mbajtur këtë post nga viti 2017 deri në 2021, por u lirua nga detyra më 2 qershor të vitit të kaluar.

Read More

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Gjelbrim Jasiqi, i cili nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra. Në momentin e përplasjes, bashkë më të në automjet ishte dhe një pasagjer, 24 vjeç, i cili ka pësuar disa lëndime. Fatmirësisht, i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.

Read More

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se trafikonin kokainë në Parma. Nga shitjet, mendohet se fitimi kapte vlerën rreth 1 milionë euro në vit. Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri. Shqiptarët akuzohen për posedim, shitje të paligjshme të drogës, pastrim parash, si dhe dëmtim personal.

Read More

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare aktori Ray Liotta. Liotta, i cili ishte i njohur për rolin e tij kryesor në filmin “Goodfellas”, vdiq në gjumë në Republikën Domenikane, ku ndodhej për xhirimet e një filmi. Ai la pas vajzën e tij, Karsen, si dhe të fejuarën Jacy Nitolo, e cila ishte në xhirime me të. Liotta lindi më 18 dhjetor 1954 në New Jersey. Fillimisht, ai u braktis në një jetimore, ndërsa më pas u birësua kur ishte gjashtë muajsh. Aktori Ray Liotta njihet për publikun shqiptar kryesisht me filmat “Goodfellas”, “Field of Dreams” dhe “Grand Theft Auto: Vice…

Read More

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD-së ka shpallur rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 22 majit, ku në krye të kësaj force politike u rizgjodh Sali Berisha. Sipas të dhënave, Berisha ka marrë 93.46% të votave, ndërsa Ibsen Elezi 5.8% të tyre. Njoftimi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e radhës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale. Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet…

Read More

27 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Numri më i lartë i rasteve të reja regjistrohet në Tiranë, ndjekur nga Fieri. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Sakaq, janë shëruar 18 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video nga stërvitja e grupit-batalioni i Këmbësorisë së Lehtë, i cili testoi kapacitetet dislokuese, dhe zhvilloi gjithashtu qitje me armë personale dhe kolektive në stërvitjen 72-orëshe “Biza-22″. Ai e konsideroi një provë shumë të mirë të trupave të b2k, ndërsa vuri theksin se në muajin shtator pritet të certifikohen nga NATO si “strukturë e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.

Read More

Është shpallur kompania fituese që do të mirëmbajë sistemin e përgjimit për tre vitet e ardhshme në Prokurorinë e Përgjithshme. Fitues i këtij tenderi është kompania italiane ‘IPS spa Italia’, por detajet e kontratës me kompaninë private nuk janë e publikuar, bën me dije Euronews. Kompania do të marrë rreth 550 mijë euro për ofrimin e këtij shërbimi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo është vetëm një pjesë e parave që shqiptarët do harxhojnë për përgjimet e prokurorëve. Prokuroria e Posaçme SPAK ka një zyrë të vetëm përgjimesh dhe tenderi për mirëmbajtjen e saj bëhet nga vetë ajo. Gjatë vitit 2021…

Read More

Më 27 maj, në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” kërkojnë për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për sigurimin e ulëses së vetme të përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë. Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh në mbështetje të Kamberit, nëpërmjet të cilit fton shqiptarët që t’u drejtohen masivisht kutive të votimit në qendrën numër 6 në Tërnoc, dhe të votojnë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës. “Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e…

Read More

Greqia pretendon se Turqia po sfidon në mënyrë direkte sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje. Për këtë, Athina i është drejtuar me një letër kreut të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në të cilën akuzon Turqinë se po ndjek një politikë armiqësore dhe “revizioniste” që po destabilizon rajonin. Në letër theksohet se “Greqia i bën thirrje solemnisht Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme (dhe) të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë.” Greqia dhe Turqia kanë…

Read More

Ukrainë, në fshatin Verkhnya Rohanka, në lindje të Kharkivit, Rudych, 68-vjeç flet rreth momentin kur forcat ruse erdhën në zonë si dhe tmerrit që ai përjetoi, pasi ushtria ruse e arrestoi dhe donte ta ekzekutonte me pretekstin që kishte dhënë informacion ushtrisë ukrainase. “Më vunë në gjunjë këtu në oborr, dhe qëlluan përtokë para syve të mi. Komandanti i tankut kishte një mitraloz, shoferi i tij kishte një pistoletë”, tha Rudych. Ai thotë se më pas ushtarët rus e tërhoqën zvarrë përmes nëpër korsi dhe e dërguan në një kodër, ku atje e detyruan përsëri të ulej në gjunjë. “Pastaj…

Read More