Author: tirana

Në një kohë kur disa vende të botës po përballen me përhapjen e lisë së majmunit, nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku bën me dije se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me këtë sëmundje, dhe se ky infeksion nuk lë vend për t’u shqetësuar. Në një intervistë për “Klan News” ai u shpreh: “Nuk kemi identifikuar akoma asnjë rast të dyshuar me sëmundjen e njohur si lija e majmunëve. Nëse ka ndonjë formë të fshehur që në ditët në vazhdim do nxjerrë kokën, do jemi në kontakt”. Më tej, mjeku epidemiolog ka treguar disa nga simptomat e kësaj…

Read More

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss paralajmëroi se ndërhyrja ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikon ta dërgojë rajonin përsëri në luftë. Ndaj, i bëri thirrje Perëndimit që presidenti rus, Vladimir Putin, të mos tolerohet. “Historia tragjike e këtij vendi është një kujtesë e asaj që ndodh kur ne dështojmë t’i rezistojmë agresionit. Gjërat përkeqësohen, nuk bëhen më mire. Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na…

Read More

Pensionet dhe pagat minimale në Rusi do të rriten me 10 për qind. Urdhri është lëshuar nga presidenti Vladimir Putin, me qëllim për t’i bërë ballë inflacionit në Moskë. Paga minimale në Rusi është 13 mijë e 890 rubla ose 250 dollarë, ndërsa pensionet mesatarisht 18 mijë e 500 rubla ose 300 dollarë. “Ky vit është i vështirë. Inflacioni është rritur me 11 për qind që prej fillimit të tij. Por kur them ‘i vështirë’ nuk do të thotë se të gjitha vështirësitë lidhen me operacionin special ushtarak. Pasi edhe në vendet ku nuk po ndërmerret ndonjë operacion, p.sh. Amerikën…

Read More

Mbrëmjen e djeshme u kurorëzua fituesi i parë i kompeticionit më të ri të futbollit evropian në Tiranë. Roma ngriti trofeun në kryeqytetin shqiptar, duke vulosur suksesin e kësaj nate por dhe të gjithë eventit. Për këtë nuk kanë munguar as lëvdatat e UEFA-s, e cila ka falënderuar Tiranën. “Çfarë nate në Tiranë! Faleminderit që vutë në skenë finalen e parë të Ligës së Konferencës”, shkruan UEFA në një postim në Twitter. 🇦🇱 What a night in Tirana! 👏 Thanks for staging the first ever #UECLfinal, @FSHForg! pic.twitter.com/pODthLRXCP— UEFA (@UEFA) May 26, 2022

Read More

Zgjedhjet e 26 Majit 1996 janë shembulli se si nuk duhet të bëhen zgjedhje. Në atë të dielë, PS tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend duke akuzuar PD se po vidhte votat. Ato zgjedhje u konsideruan nga ndërkombëtarët jo legjitime. 26 vite më pas, deputeti Erjon Braçe risjellë nëvëmendje dhunën e ushtruar ato vite teksa indirect akuzon Berishën. Postimi i plotë: #26MAJ PËRSËRI EDHE TË DUA TË HARROJ, KUFOMA KRIMINALE NUK MË LE! Merret akoma me politikë, bën të njëjtën gjë, KËRCËNON dhe minon ccdo përpjekje të përbashkët për normalitet demokratik, siç bëri përsëri sot; E…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se Enkelejd Alibeaj e caktoi anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bylykbashi deklaroi se këtë përzgjedhje e mori vesh nga mediat, dhe se nuk është njoftuar në rrugë zyrtare. “E mora vesh nga mediat që jam caktuar anëtar. Edhe kur me hoqi Basha nga Zgjedhorja, nga mediat e mora vesh”, tha Bylykbashi për “BalkanWeb”. Bylykbashi është anëtar i Komisionit të Rithemelimit, dhe propozimi i tij si anëtar i një Komisioni është cilësuar si provokim. Mirëpo, Alibeaj u shpreh më herët se nuk është provokim, me argumentin…

Read More

Nga Ndue Dedaj U ndodhëm në Burrel, në fillim të majit, në kremtimin e njëqindvjetorit të tij si qytet. Në vitin 1922 qendra e Nënprefekturës së Matit nuk do të ishte më Lisi, por do të zhvendosej në Burrel, asokohe një fshat me 61 shtëpi, që hap pas hapi do të merrte pamje urbane. Shekullin e tij administrativ, Bashkia e Matit do ta festonte me banorë të ardhur nga i gjithë rrethi dhe plot miq të ftuar, akademikë nga Tirana, kryebashkiakë fqinje, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta etj. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj, krahas mirëseardhjes, u foli…

Read More

Një ditë pas përfundimit të finales së Conference League në Tiranë, shefi i qeverisë, Edi Rama ka publikuar një mesazh, përmes të cilit ka falënderuar të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e shërbimeve publike që siguruan mbarëvajtjen e eventit sportit. Sipas kryeministrit, angazhimi i tyre “zbardhi faqen e Shqipërisë” në sytë e evropianëve. “RESPEKT! Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League,…

Read More

Ministri Ulsi Manja ka filluar punën si i dërguar politik i PS për qarkun e Lezhës. Dje ai ka zhvilluar dhe takimin e parë me Asamblenë Socialiste teksa është shfaqur në krah të kryebashkiakut Pjerin Ndreu. “Në parti ka mendime të ndryshme dhe PS e ka në ADN e saj diversitetin e mendimit, por pas këtij riorganizimi në territor, ne do të jemi më të fortë dhe gati për të fituar sfidën elektorale të zgjedhjeve vendore në 2023: Bashkitë e qarkut Lezhë, ku punët e mira që kemi bërë në dobi të komunitetit në këto bashki deri tani, janë garancia…

Read More

Kampioni Francesco Totti zgjodhi bregdetin e Kavajës gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri për super-finalen e Europa Conference League. Kryetari I Bashkisë së Kavajës Redjan Krali, ka publikuar fotot me “mbretin” roman teksa shkruan: Përveç gëzimit për fitoren e Romës më tregoi që po ikën me përshtypjet më të mira nga Shqipëria, me premtimin që do të rikthehet të na vizitojë përsëri”.

Read More

Është liruar nga detyra si administrator i Albcontrol, Hantin Bonati Tirananews.al mëson se Bonati pritet të marrë një tjetër pozicion administrativ në qeverinë Rama. Në 8 qershor të vitit 2021, Bonati u emërua në krye të Albcontrol, duke hequr dorë nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, postin të cilin e mbante prej vitit 2017.

Read More