Policia Rrugore në qytetin bregdetar të Durrësit ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 3 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të…
Author: tirana
Këtë të enjte, ministrja e Arsimit, Ervis Kushi prezantoi vendimin e ri të qeverisë sa i takon programeve të studimit për Mësuesi. Gjatë një deklarate për mediat, Kushi theksoi se në këto programe do të futen dhe maturantë që kanë mesataren poshtë 7.5, por që në fund do të marrin një profil tjetër, dhe jo të bëhen mësues. Mësuesit duhet të jenë më të mirë. Kriteri për ata që duhet të bëhen mësues, është mesatarja 7.5. jo të gjithë ata që vazhdojnë për Gjuhë të Huaja, duan të bëhen mësues, por të bëhen përkthyes. Ne i japim mundësi edhe maturantëve…
Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm, pasi u përfshi në një aksident të rëndë në Brescia të Italisë. Ngjarja tronditëse ndodhi pak para orës 11:00. Për pasojë, një makinë është përplasur me një kamion që kishte ngadalësuar shpejtësinë, raportojnë mediat italiane. Përplasja ka rezultuar fatale për 42-vjeçarin me origjinë shqiptare që drejtonte makinën, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërkohë që policia po heton rreth ngjarjes.
Aktori i humorit, Bes Kallaku ka shpërndarë mbrëmë një video në “Instastory” të Dj që performoi në stadiumin “Air Albania” para nisjes së finales së “Conference League”. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte ngjashmëria e madhe mes DJ me aktorin Donald Veshaj. “Heuu Donaldi”, thotë Besi. “Po Donaldi çfarë do këtu?”, shton më tej me shaka. Artisti shihet i veshur me një bluzë të bardhë, kapele blu dhe syze. Ndërkohë, edhe Donaldi dallohet për natyrën sportive dhe jo pak herë shfaqet me kapele në kokë. Po ju si mendoni, a ngjasojnë të dy?
Këtë të enjte u zhvillua një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ku fokusi i diskutimeve u përqëndrua për kandidaturën që do të paraqesin në Konferencën e Kryetarëve në raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit. Gjatë mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi ka sugjeruar që opozita të mos marrë pjesë në proces, pasi sipas tij kryeministri Rama do e vendosë vetë Presidentin. “Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual. Në…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilluan një vizitë në ambientet e spitalit Infektiv në QSUT. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë thekson se po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin me kushtet më standarde të emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit, ndërsa premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha. “Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve. Ne tani do…
I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Berishës, pas lajmit se Alibeaj ka mbledhur deputetët për të diskutuar pë çështjen e “Presidentit. Nuk vonoi shumë dhe Berisha mblodhi deputetët po në selinë blu. E themi këtë se paralelisht me mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, drejtuar nga Alibeaj, në selinë blu, një tjetër mbledhje, po zvillohet disa metra më larg në po të njëjtën godinë, por kësaj rradhe e thirrur nga kryetari i PD-së Sali Berisha. Berisha është duke zhvilluar një takim me Flamur Nokën, Edi Palokën, Gent Strazimirir, tema e të cilës është, nxjerrja listës së kandidatëve për Kryesinë…
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti i kësaj force politike, Ferdinand Xhaferri deklaroi se PD-ja nuk duhet t’a vazhdojë procesin e zgjedhjes së Presidentit me një emër në raundin e tretë. Sipas tij, PD-ja ka treguar përgjatë kësaj kohe se dallon shumë nga Rama dhe Berisha dhe është shumë ndryshe nga ata. “Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne sduhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajtur qëndrim. Pra morëm pjesë në proces. Ne si grup kemi rënë dakord që bojkoti është gabim. Bëmë një mbledhje shumë të mirë grupi parlamentar ku propozuam 8 emra, prodhuam…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës. Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”. Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet…
Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Lutfi Gjyle i cili plagosi para pak ditësh shtetasin Myrtaz Lika në Kombinat është lënë në arrest me burg nga gjykata e Tiranës. Ngjarja ndodhi teksa të dy ishin ulur në lokal nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë, mësohet se efektivi ka deklaruar në gjykatë se arma i është shkrepur pa dashje. Por, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bën me dije se efektivi 48-vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin pije alkoolike së bashku në një bar kafe. Teksa ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të,…
Efektivi Ludian Zaimi, i cili para disa ditësh vrau me armën e shërbimit kolegun e tij Caush Saliasi në ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet është lënë në arrest me burg nga gjykata e Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, në prani të kolegëve të tyre. Kujtojmë se në dëshminë e tij ditën e ngjarjes, autori 25-vjeçari, ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij. “Përshëndetje, ju njoftoj se lidhur me masën e sigurimit te zhvilluar, është vendosur masa…
Çështja e Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil gjatë vitit 2021 është shoqëruar me diskutime të forta në Komisionin e Ligjeve. Sipas Gazment Bardhit, duhet vendosur një rekomandim i posaçëm në mënyrë që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës. Ndërkohë, nga ana tjetër Bushka u përgjigj se nga ana e saj opozita nuk e ka marrë seriozisht duke mos u njohur me raportin dhe zhvillimet e fundit. “Argumenti që jepni nuk qëndron. Ne duhet të vëmë një rekomandim të posaçëm që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës…