Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, duket se nuk kanë më miqësinë e dikurshme. Olsi thotë se mes tyre nuk ka patur asnjë debat ndonëse pranon se gjërat janë ftohur. “Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo…
Author: tirana
Zyra e Presidenti amerikan, ka njoftuar se Joe Biden, do të udhëtojë këto ditë në Teksas për t’u takuar me familjet e 19 fëmijëve dhe dy të rriturve, që u vranë nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde. Ndërsa vetë Presidenti Biden ka thënë se; “Për mua është e arsyeshme që të ndodhem pranë familjeve që kanë humbur njerzit e dashur, në këto momente.“Ne jemi shumë të pikëlluar dhe shpresojmë t’i japim pak ngushëllim për këtë tronditje të madhe. Unë mendoj se ne të gjithë duhet të jemi për ta, të gjithë,” tha Biden. Masakra e…
Tranjeri gjerman i Lverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për mediat përpara finales së Champions League kundër Real Madridit, e cila do të luhet ditën e shtunë. Tekniku u shpreh se Liverpool ka kaluar nga humbja e titullit të Premier League dhe se ata tashmë janë të fokusuar në këtë ndeshje. “Është një finale e Champions League, kështu që ne e shohim këtë dhe askush nuk e ndjen më dhimbjen nga e diela. Ne me të vërtetë presim me padurim këtë ndeshje kundër një kundërshtari tepër të fortë, kundërshtari më me përvojë që mund të merrni në këtë kompeticion. Nuk mendojmë se nuk…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeçar i cili kërcënoi me armë fqinjin e tij. Sipas uniformave blu, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Stroke” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit. Në cilësinë e…
Dita e djeshme ishte një ditë historike për Shqipërinë, pasi në stadumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë u zhvillua një nga eventet eventet më të mëdha sportive në Europë, finalja e Conference League, e cila zhvilloi edicionin e saj të parë. Sfida e djeshme vuri përballë Romën dhe Feynord, të cilat luftuan fort në një ndeshje mjaft emocionuese, por që në fund ishin romanët ata që ngritën trofeun falë golit të shënuar nga Nicola Zainolo në minutën e 32-të të pjesë së parë. Mes urimeve të shumta për ekipin e kryeqytetit italian ishte dhe ai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi…
Florjan Binaj ka rrëfyer arsyen e largimit nga Top Channel. Aktori i humorit spikati me rolet ikonike në Portokalli, dhe largimi ishte një surprizë për publikun. U përfol se arsyeja ishte hapja e një partie të re, por aktori e mohoi këtë. “Jo vetëm në Top Channel, por dhe në shumë televizione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim. Të ruash dinjitetin tënd…
Pas dështimeve në dy raundet e para, sot në orën 10 e 30 do të mblidhet në selinë blu, Grupi Parlamentar për të diskutuar në lidhje me raundin e tretë për Presidentin e Republikës. Takimi i sotëm do të jetë për të diskutuar me deputetët, pretendimin e opozitës se PS ka shkelur marrëveshjen e arritur të mërkurën e kaluar. Për këtë arsye, PD ka humbur besimin ndaj mazhorancës dhe qëndrimi i saj, pritet të jetë që edhe në raundin e tretë të mos ketë një propozim nga ana e opozitës. Pak më parë Alibeaj pretendonte që kandidati për President të…
Policia e Greqisë ka arrestuar një emigrant shqiptar pasi akuzohet se ka rrahur brutalisht dhe tentuar të përdhunojë një 23-vjeçare. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi. Ka qenë ora 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me nënshtetësi greke shkoi në shtëpinë ku banon vajza 23-vjeçare nga Polonia, me të cilën siç ka dëshmuar viktima ishte njohur disa ditë më parë nëpërmjet “Facebook”. Vajza e thirri në shtëpinë e saj, e qërasi me një pije dhe teksa po bisedonin shqiptari i kërkoi papritmas të bënin seks. 23-vjeçarja ka refuzuar, e për pasojë shqiptari e ka goditur me…
DashiNga e enjtja 26 e sidomos në fundjavë, yjet premtojnë gjëra të mëdha në dashuri qielli është pasionant, gjëra të mira po vijnë. Në punë, nëse keni mundësi të përfshiheni, bëjeni sepse periudha është e mrekullueshme! DemiNë dashuri do të ketë mundësi, por duhet të bëni një hap para. Të vini re nëse ju pëlqen dikush. Në punë, lajmet po vijnë ata që e nisën nga e para, tani kanë shumë më tepër vetëbesim, ecni përpara! BinjakëtNë dashuri çdo gjë është në rregull .Në fundjavë përpiquni të organizoni diçka të bukur, të veçantë, me personin që doni. Në punë, puna…
Tragjedia në Uvalde të Teksasit (SHBA), ku 18-vjeçari Salvador Ramos, me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore të qytetit, ka shumë dëshmitarë. Ata me sytë e tyre panë llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit, që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën. Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në rrëfim për RTKlive, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj kasaphane,…
Qarku i Kukësit u rreshtua edhe në vitin 2020 si qarku më i varfër në vend edhe pse ka densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si burimet energjetike, nga ku furnizohet i gjithë vendi, ka minierat e pasura të kromit që shfrytëzohen sistematikisht dhe ka Alpet në zonën e Valbonës që presin turistë nga e gjithë bota. Në vitin 2020 të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit ishin sa 63 % e mesatares kombëtare dhe sa 53 për qind e të ardhurave për frymë të personave që jetojnë në Tiranë. Të ardhurat për frymë në Kukës…
Greqia është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti është regjistruar në orën 00:54, në Laconia, 335 kilometra në jug-perëndim të Athinës, ndërsa kihste një thellësi prej 89.9 kilometrash.