Një javë pas operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK bëhet gati për një valë të dytë arrestimesh. Shkak është bërë dëshmia e detajuar e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili mësohet se ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së errët të krimit në vendin tonë. Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit. Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendngjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë…
Author: tirana
Bukuroshet italiane kanë vendosur të ndjekin nga afër ndeshjen e madhe të Conference League e cila do të mbahet sot në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Tirana është mbushur me tifozë, të cilët kanë vendosur të shijojnë në maksimum këtë finale. Nuk munguan as vajzat italiane, teksa shihen të entuziazmuara nga atmosfera festive. Ndërsa janë pyetur nëse i frikësohen situatës së krijuar në rrugët e Tiranës, ato shprehen se nuk kanë frikë dhe do të vijojnë të bëjnë tifozeri për Romën.
“Air Albania” shkëlqen pak orë përpara finales së madhe, gjithçka duket në kushte perfekte, gati për të mirëpritur sfidën Roma-Feyenoord. Presidenti Ceferin në më shumë se një herë u shpreh i bindur se stadiumi i Tiranës është i mrekullueshëm, një kryevepër, pavarësisht kapacitetit jo të madh. UEFA në faqen zyrtare ka postuar foto dhe video, detaje shumë të bukura që vijnë nga brenda stadiumit, gati për të dhënë trofeun e parë të Conference League.
Jose Mourinho zbret në fushën e Air Albania. Ai duket mjaft në ankth dhe i emocionuar. Trajneri portugez nuk ka humbur asnjë finale Europiane në karrierën e tij, duke fituar me Porton, Interin dhe Man United. Ndërkohë, shqiptari Kumbulla e nis ndeshjen nga stoli.
Sherr mes tifozëve në stadiumin “Air Albania”. Tirananews.al ka siguruar pamjet e sherrit live. Tifozët e Fejnord kanë përzënë një kundërshtar të Romës, i cili mesa duket ka ngatërruar radhën në ulëset e stadiumit dhe ka ardhur në krahun e gabuar.
Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati që ishte duke u rindërtuar në Milot. Burimet bëjnë me dije kse aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në punë, ndërsa policia ka nisur një hetim për ngjarjen. Aktualisht janë shoqëruar për tu marrë në pyetje kolegët e të riut, përgjegjësi i grupit të punes dhe inxhinieri, por nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.
Roma-Feyenoord do të luhet prej orës 21:00, ndërkohë që trajnerët Jose Mourinho dhe Arne Slot kanë bërë edhe zgjedhjet e tyre për formacionet, që janë si më poshtë: Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zalewski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.
Tifozët e Feynoord të cilët nuk kanë siguruar dot një biletë për të hyrë në stadium, janë ngritur nga fan zona që ishte vendosur për ta në Pedonalen e Tiranës, i janë drejtuar stadiumit Air Albania. Ata kanë nisur të ndezin flakadanë, të cilët mendohet se nuk i kanë marrë nga Holanda, pasi kanë kaluar kontrolle në dy aeroporte, por siç duket i kanë siguruar në Shqipëri. Tifozeria nuk e ka respektuar thirrjen që është bërë nga autoritetet që të qëndrojnë në zonën e përcaktuar, por vijojnë të ecin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Me një slogan në dorë “Il…
Ka ndërruar jetë 18 vjeçari Bjorni Papri, i cili u aksidentua 4 ditë më parë në Elbasan. I riu ishte duke udhërtuar me motor, teksa u përplas nga një makinë. Si pasojë e përplasjes, ai mori plagë të rënda dhe u transportua në spitalin e Traumës. Prej 4 ditësh 18-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa sot fatkeqësisht Bjorni Papri ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Stadiumi “Air Albania” mirëpret sot finalen e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord”. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndau sot në rrjetet sociale pamje nga stadiumi “Air Albania”, që ka një kapacitet prej 21.690 vendesh. “Një nga stadiumet më të bukur të Evropës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit. Sot, stadiumi i finales së madhe evropiane, një krenari kombëtare dhe jo vetëm”, shkruan ajo. Kjo është hera e parë që Shqipëria pret në historinë e vet një finale të kompeticioneve evropiane. Përveçse është finalja e parë…
Tifozët e Feynoord të gjendur në Tiranë për finalen e Conference League mes ekipit të tyre dhe italianëve të Romës, janë duke shënuar disa skena të pahijshme. Pas dhunës së ushtruar mbrëmë ndaj policisë dhe urinimit në hapësira publike, ata kanë përsëritur gjestin jo etik.Edhe pse Bashkia e Tiranës u kujdes që ditën e sotme të shtonte kapacitetin e tualeteve publike, tifozët holandez janë fotografuar duke urinuar pranë instilacionit “Reja”, në hapësirën e Galerisë së Arteve. Ndërkohë gjatë ditës tifozët e Feynoord janë parë duke konsumuar dhe sasi të mëdha alkooli, kryesisht birra në zonën e Pedonales ku gjendet “Fan…
Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh pak para nisjes së finales së Conference League. Meta thotë se futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive. “Një foto sa një mijë fjalë nga Tirana në prag të finales së madhe të Uefa Europa Conference League! Futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive! Ky mesazh uroj të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme që po afron”, shkruan Meta.