Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga Davosi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama po i ofron mbështetje dhe se ata, së bashku, do ta bëjnë Ballkanin e Hapur. Vuçiç ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira dhe se ai e Rama po mirëkuptohen gjithnjë e më shumë, duke thënë se Shqipëria e ka mbështetur Serbinë në nivelin e njëjtë siç e mbështetur Hungaria, raporton Tanjug. Këtë deklaratë, Vuçiç e ka dhënë për RTS, kur është pyetur nëse vendimi i Parlamentit të Shqipërisë për ta refuzuar votimin e një rezolute për Srebrenicën, ka ndikuar në bashkëpunimin ekonomik…
Author: tirana
Një ditë e nxehtë pritet të jetë kjo e sotmja në vendin tonë. Pjesa e parë e saj do të dominohet me kthjellime në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Një autobus është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike . Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi është shkrumbuar plotësisht. Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz“, njofton policia.
Një tjetër përleshje ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” gjatë finales së Ligës së Konferencës midis Romës dhe Fejnordit. Kësaj radhe ka ndodhur pas golit të shënuar nga skuadra italiane, ku një tifoz i verdhekuqëve u sulmua nga tifozët holandezë. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë duke i shoqëruar disa tifozë jashtë stadiumit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar në ambientet e jashtme të stadiumit Air Albania. Në video ata duken teksa vendosin skafandrat dhe bëhen gati të futen brenda në stadium. Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë incident, ndërkohë që prej nisjes së ndeshjes në shkallët e stadiumit janë regjistruar disa përplasje mes tifozëve.
Roma ka kaluar në avantazh në finalen e Conference League kundër Feyenoord. Nicolo Zaniolo ka ndëshkuar holandezët me një goditje brenda zone. Festë te verdhekuqtë. ROMA-FEYENOORD 1-0 (Zaniolo 32’) Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zaleëski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham Feyenoord (4-2-3-1): Bijloë; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.
Murinjo me dhimbje koke. Henrik Mikitarjan lë fushën i dëmtuar në minutën e 17′, duke u zëvendësuar nga Sergio Olivera.
Në prag të raundit të tretë për votimin e Presidentit të ri të vendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar. Ai u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve, përmes të cilit i njofton se mbledhja do të mbahet nesër, në orën 10:30, në selinë blu. Tema kryesore e mbledhjes duket se do të jetë sërish zgjedhja e pasardhësit të Presidentit Ilir Meta.
Prokurorët e Milanos të mërkurën kërkuan që ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni të dënohej me gjashtë vjet burg nën dyshimin se u kishte dhënë ryshfet dëshmitarëve në një rast prostitucioni me një të mitur në vitin 2013. Zoti Berluskoni akuzohet se ka paguar 24 persona, kryesisht të rinj të ftuar në festat e tij të mbrëmjes, për të gënjyer në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua se kishte paguar për marrëdhënie seksuale me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate. Skandali mbi të ashtuquajturat festat “Bunga Bunga” kontribuoi në largimin e zotit Berluskoni nga posti i kryeministrit në…
Finalja e Conference League ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta. Roma-Feyenoord, po luhet aktualisht në “Air Albania Stadium”. Siç shihet nga foto liderët janë ulur për të ndjekur ndeshjen, gjithashtu pranë tyre ndodhet edhe Armando Duka.
Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ja tronditur sot Teksasin dhe jo vetëm, ku një 18 vjeçar kreu një sulm në një shkollë, duke shkaktuar 21 viktima, 19 nxënës dhe dy mësues. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka shprehur ngushëllimin për familjet e viktimave dhe ka shtuar se është një krim i shëmtuar të cilin e dënon me forcë. “Masakra në një shkollë trondit Teksasin dhe SHBA! Të dashur miq, një vrasës ka ekzekutuar në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas 19 nxënës…
Reperi i njohur, Gjiko është shtruar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, duke postuar një foto në Instagram. Gjiko shfaqet i shtrirë, teksa ka marrë seru. Ai ka treguar se se bëhet fjalë për një grip duke mos zbuluar më shumë. Nga mimika e fytyrës duket se reperi është i mërzitur që ndodhet në këtë gjendje. Nuk dihen detaje rreth gjendjes së Gjikos, por fansat mezi po presin që ai të kthehet në koncerte.