Një tjetër përleshje ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” gjatë finales së Ligës së Konferencës midis Romës dhe Fejnordit.
Kësaj radhe ka ndodhur pas golit të shënuar nga skuadra italiane, ku një tifoz i verdhekuqëve u sulmua nga tifozët holandezë. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë duke i shoqëruar disa tifozë jashtë stadiumit.