Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i finales e cila starton në orën 21:00 vijnë dhe fotot e para nga Air Albania. Tifozët e parë janë futur në stadium, teksa siç shihet në pamje fusha duket në gjendje të mirë. Roma dhe Feynoord do të kërkojnë trofeun në Tiranë, finalj e parë për këtë kompenticion të ri.
Author: tirana
Prej orës 18:00 ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Teksa po raportohej live, kamera e Klan News ka fiksuar momentin e arrestimit të një tifozi të Feyenoord. Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat. Nuk dihet arsyeja e arrestimit të këtij tifozi.
Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Conference League. Përreth stadiumit ka forca të shtuara të policisë. Rrugët që të çojnë tek “Air Albania” janë të gjitha të bllokuara. Do të jenë fillimisht forcat e policisë që do të bëjnë kontrollin paraprak të tifozëve. Sakaq, më pas steward e pozicionuar në hyrjet e stadiumit do të bëjnë kontrollin e imtësishëm të tifozëve të dy skuadrave. Tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.
Para pak minutash erdhën tifozët e fundit në Rinas për të ndjekur ndeshjen Roma-Fejnord.
Freestyleri shqiptar Fabian Duro ka mahnitur gjatë ditës së sotme tifozët holandezë në pedonale, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur skuadrën e Feyenoord e cila do të ndeshet në mbrëmje me Romën në “Air Albania Stadium” për finalen e Conference League.
Një 19-vjeçar dhe e dashura e tij 76-vjeçare janë bërë viralë në TikTok. Ata thonë e vërtetë nuk ka moshë. Së fundmi, Giussepe D’Anna,19 vjeç pushtoi internetin pasi zbuloi se i kishte propozuar të dashurës së tij, e cila është 76 vjeç. Në një video, e cila është parë mbi 16.1 milion herë në rrjetet sociale, i riu shihet i gjunjëzuar me një tufë tullumbacesh në dorë dhe duke puthur me pasion të dashurën e tij pasi i propozon. ”La nostra promessa” shkruan ai krahas videos, e cila do të thotë “premtimi ynë.” 19-vjeçari, i cili ka grumbulluar afër 190,000 fansa…
Garda e Republikës do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, për t’iu parapritë çdo situate sa i takon mbajtjes sot të finales së Konferencë Ligës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Gjithashtu mësohet se të pranishme do të jenë forcat zjarrfikëse.
Pak orë para finales së madhe në “Air Albania”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb. Dy kryebashkiakët vlerësuan atmosferën festive të krijuar në kryeqytet dhe u bënë thirrje tifozerive që të respektojnë qytetin dhe autoritetet vendore. “Njësoj si ne, që jemi kryetarët e bashkive, Tirana dhe Roterdami kanë një super marrëdhënie dhe super respekt për njëra-tjetrën. Ne kërkojmë që edhe tifozët, sportdashësit, si të Feyenoord-it, edhe të Romës, të ruajnë të njëjtin shpirt respekti, një frymë të kujdesit të ndërsjellë, jo vetëm për tifozeritë respektive, por sigurisht edhe…
Kur na presin vetëm pak orë nga nisja e finales së madhe të Konferencë Ligës në Tiranë, të shumtë janë tifozët e Romës që po qëndrojnë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Situata në këtë zonë të kryeqytetit paraqitet e qetë. Ndërkohë në Afiteatrin te Liqeni do të ketë fan zonë për tifozët e Romës, pasi jo të gjithë kanë mundur që të gjejnë një biletë për të para live ndeshjen përballë holandezëve, në stadiumin ‘Air Albania’. Gjençaj bën me dije se aktualisht në këtë zonë situata paraqitet e qetë.
Një 37-vjeçare shqiptare u godit me thikë ditën e sotme në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello. Gruaja u qëllua në rrugë, por u gjet nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj. Ajo vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda. Nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 690 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 46 qytetarë, në këto bashki: 28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë. Janë 282 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar mesditën e sotme medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në një ceremoni të veçantë, kreu i qeverisë ka folur me superlativa për gjeneralin dhe kontributin e tij, ku e cilësoi si avokatin më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Komandanti e ka quajtur këtë si një nga ditët më të mallëngjyer të jetës së tij, teksa e cilësoi Shqipërinë si vëllanë e madh të Aleancës. “Kurrë nuk kam qenë kaq i mallëngjyer, kjo është mbledhja e një jetë. Dua ta nis për…