Garda e Republikës do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, për t’iu parapritë çdo situate sa i takon mbajtjes sot të finales së Konferencë Ligës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Gjithashtu mësohet se të pranishme do të jenë forcat zjarrfikëse.