E sotmja do të jetë një natë festë në Romë. Edhe pse pjesa më ultrase është zhvendosur drejt Tiranës, rreth 50,000 tifozë verdhekuq priten sonte në stadiumin Olimpik për të ndjekur finalen e Konferencës së Ligës. Ata janë organizuar dhe përmes ekraneve të mëdhenj do të shijojnë së bashku emocionet e finales së madhe.
Author: tirana
Astrologe Meri Shehu ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku bëri një parashikim për ndeshjen që do luhet sot në stadiumin e Air Albania. Sipas Merit shanset më të mëdha për të fituar i ka Feyenoord pasi skuadra hollandeze i përket shenjës së Gaforres. Meri u shpreh se edhe Roma, e cila është nën shenjën e Binjakve do ketë shkëlqimin e vetë, por sipas saj Jupiteri, planeti i fatit do t’i japë fitoren Feyenoord-it. Meri: Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve…
Që dje dhe ende sot, Tirana vazhdon të presë me mijëra tifozë italianë të cilët po vijnë në kryeqytetin shqiptar për të mbështetur skuadrën e tyre që do të përballet me Feynord në “Air Albania” në kuadër të finales së COnference League. Ata kanë hyrë në territorin shqiptar kryesisht nga pikat kufitare të Durrësit dhe Rinasit, dhe në pamjet e publikuara nga mediat italiane duken të entuziazmuar para ndeshjes së mbrëmjes për finalen e Conference League. Corriere Dello Sport ka publikuar një video ku disa nga ultrasit e ekipit të Romës shihen duke festuar gjatë fluturimit me charter drejt Tiranës.Atmosfera…
Një foto që ka qarkulluar së fundmi në rrjet e ka kthyer Taynën në qendër të vëmëndjes së mediave rozë. Në të, këngëtarja shihej krah një mashkulli misterioz në Zvicër. Në fillim u përfol shumë se djali misterioz mund të ishte partneri i saj. Por reperja shqiptare ka sqaruar gjithçka lidhur me këtë situatë. Përmes një postimi në “Instastory” artistja shihet me Dj Dagz dhe djalin me të cilin u fotografua. “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar reperja duke ironizuar lajmet e fundit. “Vërtet menduat se zbuluat diçka”, shkruan ajo krahas një emoji duke qeshur. Kujtojmë se në…
Një i ri është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Morinë pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. I riu ishte kallëzuar në polici nga një 15 vjeçare e cila e akuzon se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Njoftimi i plotë: Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe…
Minutat kalojnë dhe Tirana po i afrohet gjithnjë e më shumë momentit kulminant, startit të finales së madhe të UEFA Conference League mes Romës dhe Feynord e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 21:00. Tifozët ultras të skuadrës italiane janë të shumtë në numër që kanë prenotuar bileta për të parë skuadrën e tyre të zemrës të luajë një finale europiane pas disa vjetësh pritje, teksa kanë 11 vjet që nuk gëzojnë një trofe. Sipas “Supersport” për këtë fluks fluturimesh nga Roma drejt Rinas, nga ora 7 e mëngjesit të sotëm nga aeroporti Fumicino…
Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lushnjës pasi ka kanosur dhe ka dhunuar një grua duke i kërkuar para. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, shërbimet e Policisë Lushnjë bënë kapjen e shtetasit Erion Trifoni, 36 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, ka kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike.Në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet…
Një 39-vjeçar nga Maroku ka rënë në prangaet e policisë pasi ka vjedhur një lodër në dyqan. Policia e Sarandës, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 39 vjeç, banues në Marok, për veprën penale “Vjedhja”. Siç bën me dije policia në njoftimin e saj, ky shtetas është arrestuar pasi ka vjedhur një lodër, në dyqanin e shtetasit A. K., 51 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.
Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot dhe marrë në konsideratë interesin e lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve. “Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga…
Policia e Mirditës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Domgjoni”, në kuadër të të cilit është vënë në pranga një person. “Blutë” e Mirditës bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Dod Lalaj, banues në fshatin Domgjon të Mirditës. Gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tij, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kallëpë me lëndë të dyshuar plasëse. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së…
Pas një mbrëmje të rrëmujshme dhe të zhurmshme të shkaktuar nga Ultrasit e Romës, mëngjesi i sotëm ka qenë disi më i qetë. Tifozët italianë kanë kënduar në kor së bashku. Një video vërtet e bukur, teksa shihet se edhe një e moshuar shqiptare ka qenë e mahnitur dhe e impresionuar nga situata në fjalë. Ajo ka nisur t’i duartrokasë tifozët e Romës në formën e mbështetjes. Ultras de la Roma ayer en Tirana. La que se lío ayer.. pic.twitter.com/yhan6RJ11O— Cortese E Basta (@ciaomerde_) May 25, 2022
Seanca plenare në Kuvend e parashikuar për ditën e nesërme nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kuvendi përmes një njoftimi për mediat. Punimet e parashikuara për nesër do të zhvillohen në një datë tjetër. “Ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet. Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim. Në njoftim nuk jepen sqarime për arsyet e anulimit të punimeve të ditës…