Që dje dhe ende sot, Tirana vazhdon të presë me mijëra tifozë italianë të cilët po vijnë në kryeqytetin shqiptar për të mbështetur skuadrën e tyre që do të përballet me Feynord në “Air Albania” në kuadër të finales së COnference League.
Ata kanë hyrë në territorin shqiptar kryesisht nga pikat kufitare të Durrësit dhe Rinasit, dhe në pamjet e publikuara nga mediat italiane duken të entuziazmuar para ndeshjes së mbrëmjes për finalen e Conference League.
Corriere Dello Sport ka publikuar një video ku disa nga ultrasit e ekipit të Romës shihen duke festuar gjatë fluturimit me charter drejt Tiranës.
Atmosfera në kabinën e avionit është elektrizuese dhe nuk mungojnë koret mbështetëse për ekipin verdhekuq.
