Author: tirana

Muhamer Zukorliç, figura më e madhe muslimane në Serbi, i cili ndërroi jetë krejt befasishëm muaj më parë, është sërish në qendër të vëmendjes së publikut. Jo për rivarrimin e tij, pasi dyshohet se është helmuar, por për jetën bashkëshortore. Mediat serbe shkruajnë se ai kishte dhe një grua të tretë. Ka qenë Kurir që ka shkruar se i ndjeri kishte për bashkëshorte të tretë gazetaren e Novi Pazarit, Belkisa Crnovrshanin, 31 vjeçe, dhe se ajo “është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte…

Read More

Klubi i Chelseat tashmë i zotëruar deri para pak kohësh nga miliarderi rus, Roman Abramovich tashmë po shkon drejt fundit të procedurës së shitjes. Klubi do të blihet për 4.25 miliardë paund nga një konsorcium i udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte lëshuar një licencë që lejonte shitjen, sepse ishte e kënaqur që kjo “nuk do të përfitonte Roman Abramovich apo ndonjë individ tjetër të sanksionuar”. Abramovich ishte ndër oligarkët rusë të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës.

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së dhe bashkëpunimin me të si opozitë. Meta tha se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, duke folur më tej për bashkim. “Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm. Ata thjesht kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin”, deklaroi Meta.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se tifozi i zjarrtë i Kombëtares Ballist Morina që mbahet mend për dronin në Serbi është arrestuar në Shqipëri. Në mesazhibne tij, Berisha bën thirrje që ai të lirohet urgjentisht duke ftuar edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Megjithatë, autoritet shtetërore në vend nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë pretendim të Berishës. Postimi i plotë: Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina. Kerkoj lirimin e tij urgjent. Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo…

Read More

Policia e Shteti ka adresuar thirrje për tifozët italianë dhe ata holandezë disa orë përpara ndeshjes. Në një koferencë për shtyp Policia paralajmroi tifozët të sillen si shtetas europianë përndryshe do të vendoset në zbatim ligji me rigorozitet. Policia ka drejtuar edhe një thirrje për bizneset në kryeqytet që të mos shesin alkol në shishe qelqi pasi përbëjnë një rrezik të shtuar. “Gjithashtu apelojmë për bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike.Nëpërmjet kësaj daljeje publike apelojmë…

Read More

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku u fol për “Trendin aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, ndërsa e pranishme në këtë tryezë ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, Senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme. Ajo që u vu re ishte prezenca e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum.

Read More

Masakra e tmerrshme në Teksas ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, ku gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore mbetën të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues të shkollës që u bë objekt i sulmit të tmerrshëm. Ndërkohë, autori i ngjarjes makabre është 18-vjeçari Salvador Ramos. Ai hapi zjarr në shkollën fillore Rob në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët. Autoritetet vendase kanë publikuar foton e 18-vjeçarit. Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij,…

Read More

Finalja e madhe e Conference League e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania” ka blinduar kryeqytetin. Dhjetëra mjete të FNSH janë pozicionuar tek Akademia e Arteve, ndërsa në rrugët e Tiranës ka më shumë efektive policie sesa qytetarë. Siç ishte paralajmëruar, qendra e kryeqytetit tashmë është paralizuar, pasi nuk ka mjete në qarkullim.

Read More

Policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë. Kjo pasi në kryeqytet ka patur një fluks të lartë tifozësh të cilët kanë ardhur që ditën e djeshme në kryeqytet për të ndjekur finalen e sotme mes Romes dhe Feynord e cila do të luhet në “AIr ALbania”. Sipas informacioneve, pjesë e efektivëve të ardhur nga Elbasani janë policë rendi si dhe 3 grupe të “Shqiponjave”. Pavarësisht se Elbasani është bashki e madhe, ajo do të mbulohet sot me gati gjysmën e efektivëve që…

Read More

Shqipëria ka shtuar punën për identifikimin e dhe kapjen e trafikantëve të qenieve njerëzore, shprehet ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në fjalën e saj në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, të thirrur nga presidenti Ilir Meta, ambasadorja e SHBA-së vlerëson se qeveria shqipatre ka ende shumë punë për të bërë në këtë proces. “Për 4.00 vite trafikimi dhe skllavëria kanë qenë të pranuara. Por tani jemi të vetëdijshëm se janë të gabuara. Vlerësoj që qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë më shumë hapa për kapjen dhe dënimin e trafikantëve, por na duhet…

Read More

Tirana është përballur dje me skena dhune, të shkaktuara nga tifozët holandezë e italianë. Të pamësuar me skena të tilla, policët e kanë pasur të vështirë të vënë situatën nën kontroll. Në rrjet, ndërkohë, ka plasur humori me situatën e krijuar, edhe pse ajo mund të përsëritet sërish këtë mbrëmje.

Read More

Po hasni probleme gjatë hyrjes në llogarinë tuaj të “Instagram”-it? Pa merak! Kjo nuk ndohd për faj të aparatit tuaj celular, pasi shumë përdorues kanë shkruar në rrjetin social “Twitter” se e kanë të pamundur të kyçen në llogarinë personale të tyre apo t’i rifreskojnë të dhënat. Sipas DownDetector, raporte të shumta për shërbimin që nuk funksionon kanë ardhur që nga ora 9:45 e mëngjesit të së mërkurës. Që nga momenti i shkrimit të kësaj historie, çështja duket se vazhdon pasi numri i raportimeve është rritur që atëherë.

Read More