Salvador Ramos është autori i masakrës në Teksas, ku hyri i armatosur në shkollë dhe qëlloi për vdekje nxënësit dhe mësuesit. Numri i viktimave ka mbërritur në 21, prej të cilëve 19 janë fëmijë. Autori 18-vjeçar ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë kur hyri në shkollën Uvalde.
Author: tirana
Telenovela Mbappe-Real Madrid përfundoi me një fund shumë pak të pritshëm. Francezi i refuzoi 13 herë kampionët e Evropës me një vendim në çastet e fundit për vijuar karrierën tek PSG, duke i suprizuar të gjithë ata që ishij bindur se e ardhmja e tij do të ishte në Spanjë. Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” bën me dije se Real Madrid ka hedhur sytë nga ekipi i Milanit, konkretisht te Rafael Leao. Sulmuesi anësor portugez ka qënë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, dhe mendohet se “Los Blancos”janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro. Milan nuk ka ndërmend ta shesë…
Trazirat e shkaktuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga tifozët e Feyenoord dhe Romës kanë shkaktuar dhjetëra të plagosur. Kështu, mësohet se në spital gjatë mbrëmjes dhe natës janë paraqitur 30 persona të dëmtuar, nga të cilët 20 efektivë policie. Ata kanë pasur kryesisht dëmtime të lehta. Të lënduarit janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse. Aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.
Hetimi për atentatin ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, më 10 maj në Barú (Cartagena) vazhdon. Zëvendëspresidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, paraqiti një dokument me emrat e 19 personave të kapur. Ata janë dy italianë, një domenikane, një holandez, një shqiptar dhe 14 kolumbianë. Konkretisht sipas zv.Presidentes kolumbiane, shqiptari quhet Klinton Dega. Ndërkohë janë bërë publik edhe 12 emra të tjerë nga 19 të kapurit. Ata janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez. , Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.…
Incidentet e huliganëve holandezë kanë tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare, sipas burimeve që përputhen. ”Corriere dello sport” ”Aksidente dhe përplasje në Tiranë mes policisë së kryeqytetit shqiptar dhe tifozëve të Feyenoord, kundërshtarit të Romës në finalen e Ligës së Konferencës”, shkruan gazeta më e madhe sportive italiane ”Il corriere dello sport”. ”Shqetësimi sa vjen e shtohet për atë që mund të ndodhë sot. Siç konfirmon policia e Tiranës ka pasur tre raste aksidentesh. Në rastin e parë, një shqiptar u plagos nga një karrige në kokë në zonën e tifozëve të rezervuar për Feyenoord, të cilët dyshohet se janë…
Që prej ditës së djeshme, kryeqyteti shqiptar është mbushur plot në çdo cep të tij nga tifozeritë e dy skuadrave finaliste, Roma dhe Feynord të cilat do të ndeshen sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” në kuadër të finales së Confernce League. Pavarësisht se nuk është regjistruar ndonjë incident i rëndë deri më tani, ka patur gjithsesi përplasje të vogla me policinë, sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme. Uniformat blu janë detyruar të përdorin edhe gaz lotjesjellës për të shpërndarë turmat, duke i futur edhe nëëpr autobusat përkatës. Mediat italianë dhe ato holandeze më së shumti kanë pasqyruar situatën e…
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbrëmje gala natën e djeshme, ku morën pjesë personalitete të botës së sportit dhe jo vetëm. Duke filluar nga kryeministri Rama dhe deri të presidenti i UEFA-s, Ceferin ishin të pranishëm. Kreu i FSHF, Armand Duka ndau një postim në rrjetet sociale nga kjo mbrëmje gala. “Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League. Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit. Shijojeni!”, shkroi Duka.
Teksa është duke u zhvilluar “Forumi i Lirisë Ballkanike” në të cilin po flitet për “Trendin aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, të praishëm në këtë forum janë Presidenti i Republikës, Ilir Meta si ddhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Gjithashtu, pjesë e tryezës janë edhe senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme. Ndërkohë, vëmendje në këtë forum ka marrë edhe prezenca e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum. Presidenti Meta mbajti fjalën e tij në këtë event,…
Dhurata Dora është jo vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare në zë, por edhe në pamje. Artistja bukuroshe merr gjithmonë vëmendje dhe me paraqitjet e saj. Nëpër klipet e këngëve të saj të cilat kthehen shpesh në hite apo edhe në dalje të tjera publike, Dhurata shfaqet gjithmonë e kuruar. Ndërkohë, kohët e fundit këngëtarja po mendon për të bërë një ndryshim në pamje mirëpo fillimisht ka nevojë për aprovimin e ndjekësve të saj sepse është në mëdyshje. Ajo ka ndarë një fotografi ku shihet me flokët e kuqe ndërsa pyet ndjekësit për një miratim. Sa i përket…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantoi Belinda Balluku -n si drejtuese politike.Gjiknuri shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike.Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit.Suksese Ulsiut…
80 tifozë italianë janë kthyer mbrapsht në venmdin e tyre nga policia pasi dyshohen se janë të rrezikshëm dhe mund të shkaktojnë trazira të rënda. Ata kanë mbërritur në Shqipëri përmes Portit të Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa vetëm disa orë më pas, policia i ka kthyer ata pas. Sot në mbrëmje, në orën 21:00 do të luhet finalja e Conference League, në stadiumin “Air Albania”. Kujtojmë se në 24 orët e fundit në kryeqytet janë shkaktuar disa trazira nga tifozët që kanë mbërritur për të parë nga afër ndeshjen.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Čeferin, ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme për të ndjekur sot finalen e Konferencë Ligës. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, kreu i qeverisë së futbollit evropian zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e ka falenderuar zyrtarin e lartë të UEFA-s që bëri të mundur që sot në Tiranë të ndeshen dy skuadra të mëdha europiane. “I lumtur që takova një mik dhe një promovues të madh të Tiranës, si Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Čeferin. Ideja e tij për…