Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin ku u diskutua për çështjen e presidentit të ri të vendit tashmë që procesi ka shkuar në raundin e tretë. Kryemadhi u shpreh se mazhoranca e bëri ftesën për opozitën për t’u përfshirë në zgjedhjen e presidentit të ri vetëm për ta përçarë më shumë atë. “Për mua çështja e presidentit e ka humbur idenë e konsensualitetit që në fillim të lojës së saj ajo ishte si një përrallë për të treguar se duam t’iu përfshijmë, por që shërbeu për më shumë për…
Author: tirana
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Tiranë, ku një shtetas shqiptar u rrah brutalisht nga tifozët e Feynoordit pas një incidenti në një kafe në zonën e “9 katësheve”. Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se i dëmtuar ka mbetur shtetasi 45-vjeçar me inicialet A.G. 45-vjeçari është konfliktuar me disa tifozë holandezë në gjendje të dehur. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në…
Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin se do rikthehet taksimi për biznesin e vogël. ”Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike”, shkruan Rama.
Jashtëzakonisht të suksesshme e ka konsideruar ministri i jashtëm Grek Dendias vizitën në Tiranë. Duke folur për mediat greke ai ka thënë se përgjigjen homologes shqiptare që i përmendi çështjen çame ia dha aty për aty. “Përgjigjja është dhënë aty për aty. Marrëdhëniet greko -shqiptare nuk do të jenë peng i një çështjeje që nuk ekziston”, tha ai në intervistën për SKAI. Ngritja e çështjes çame nga ana e ministres së Punëve të Jashtme Xhaçka ka bërë bujë në mediat greke. “Përgjigje e qartë dhe e ashpër e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndaj deklaratës provokuese të ngritur të…
Trajneri i Romës, Jose Mourinho pak minuta më parë ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Gjatë konferencë ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku në një moment reagimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë dhe te vetë ai. Ai dëgjoi pyetjen e gazetarit dhe më pas hoqi kufjet ku nisi të përgjigjej në italisht duke menduar se pyetja i ishte drejtuar në shqip. Më pas ju tha se pyetja ishte në anglisht. “A në anglisht, kujtova se fole shqip”-tha Mourinho duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Beniada Nishani është një nga personazhet e Big Brother Vip, e cila fitoi zemrat e një publiku të gjerë. Së fundmi ajo ka ndarë më ndjkësit e saj në Instagram, projektin e ri televiziv ku do të marrë pjesë. Ish-finalistja e Big Brother Vip, do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”, programit të bukurisë që pritet të nisë sezonin e ri në Top Channel. Ajo do të jetë krah moderatores Argjira Spanca duke “gjykuar” pjesëmarrësit në këtë spektakël. Me anë të disa storive në rrjetin e saj social ajo shprehu emocionin për këtë eksperiencë të re.
Deputetja demokrate Flutura Açka është indinjuar për banderolën e trajnerit të Romës Joso Mourinho në Rektoratin e Tiranës. Ajo i bën thirrje Prokurorisë së kryeqytetit të nisë hetimet për personat që kanë “bërë këtë shkelje”. “Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty”, shkruan ndër të tjera Açka. “Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore? Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme. Kush e ka bërë këtë…
Tifozët e Feyenoord prej ditës së djeshme kanë “bllokuar” baret e Tiranës duke festuar me këngë dhe pije alkoolike. Më të zhurmshmit janë vendosur në një lokal tek “Rruga e Salës”, aty ku ka tentuar të bëjë një raportim live gazetarja e News 24 por është shokuar nga veprimet e ultrasve holandezë. Siç shikohet dhe nga pamjet e mëposhtme, ata kanë bllokuar qarkullimin dhe “ngacmojnë” çdo person që kalon aty, siç mund ta shikoni veprimet që bëjnë ndaj një motoristi. Gjatë raportimit të gazetares, ata dalin shpesh herë para kamerës duke bërtitur dhe duke bërë veprime të çuditshme. Në një…
Një ditë përpara finales së Conference League, trazirat nuk kanë munguar në rrugët e kryeqytetit tonë të Tiranës. Tek “9 katshet”, ka patur një përplasje mes tifozëve holandez dhe disa shqiptarëve. Dy tifozë mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë te spitali i Traumës. Burime nga vendngjarja raportojnë se tifozët holandezë kanë qenë në gjendje të dehur, teksa janë konfliktuar me shqiptarët, ku siç shihet në foton e mëposhtme ka njolla gjaku në tokë.
Një numër i lartë tifozësh të Feyenoord kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Romës në finalen e Conference League. Teksa gazetarja e Klan News, Glidona Daci ishte duke raportuar live, një tifoz i është afruar e ka kapur në befasi dhe e ka puthur. Jo vetëm kaq, por tifozi ka bërë edhe shenjën e zemrës me duar bashkë me gazetaren dhe më pas e ka puthur përsëri. View this post on Instagram A post shared by TV KLAN (@rtvklan)
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për përplasjen me drejtuesin e FSHF-së Armando Duka dhe marrëdhënien mes tyre në një kohë kur në Tiranë pritet të zhvillohet Finalja Conference League në Air Albania. Në një lidhje direkte në studion e lajmeve në Vizion Plus, Veliaj tha se ai është një tip shumë pragmatist dhe ‘nuk e gris kurrë jorain për një plesht’. Veliaj theksoi se pavarësisht përplasjeve që kanë pasur, ata kanë diksutuar për ndeshjen që do të zhvillohet në Tiranë. “Ka një parim te librat e shenjtë: çdo gjë është e bukur në kohën e vet! Unë jam ai lloj…
Për finalen e Ligës së Konferencës do të vijë një numër i madh tifozësh të huaj dhe jo të gjithë mund ta ndjekin ndeshjen në stadium, i cili do të mund të akomodojë rreth 19.500 persona. Kush do të hyjë brenda “Air Albania” do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, ashtu si në të gjitha finalet e UEFAs, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike. Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR…