Author: tirana

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padine e prokurores Sonila Muhametaj. Kjo e fundit, kërkonte gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut në SPAK, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundoi i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si i ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK. Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja duhet të jete…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, prej disa ditësh gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Në axhendën e deputetit Këlliçi ka qenë edhe një takim me shoqatën e famshme të shqiptarëve të Amerikës, “Vatra”, por duket se papritur organizatorët e kanë anuluar atë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtarë të hedhur mbrëmjen e djeshme dhe të botuar në medien e tyre zyrtare, “Dielli”, Vatra njofton se për “arsye objektive” dhe kohë të limituar anulojnë takimin me deputetin e PD-së Belind Këlliçi, të planifikuar për këtë të martë.

Read More

Kreu i një grupi kriminal që përdorte emigrantë shqiptarë të trafikuar për kultivim kanabisi është arrestuar pas një operacioni nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe.Sipas raportimeve, në një operacion të koordinuar nga oficerët e Policisë së Uellsit të Veriut, një tjetër person rreth të gjashtëdhjetave është vënë në pranga si dhe një shqiptar, 28 vjeç.Treshja u arrestua me dyshimin për komplot për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit dhe pastrim parash. Besohet se grupi i krimit ka lidhje me një rrjet të Ballkanit Perëndimor që lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Britaninë e Madhe.Tashmë policia ka…

Read More

Laert Haxhiu një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare është parë në Lushnje, në vendin ku ishte edhe baza e grupit kriminal ku ai bënte pjesë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha i cili shprehet se ai është tentuar të arrestohet. Ndërkohë Hoxha ka thënë se ishte Interpoli grek që dyshoi fillimisht se u kap Laert Haxhia, por më pas u verifikua se nuk bëhej fjalë për të, por për një person të ngjashëm. “Laert Haxhiu. Është i vetmi që ka ngrelur nga grupi i Lushnjës. Shumë i fuqishëm si Kaloshi apo Bilbili. Padiskutim që Haxhiu…

Read More

“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e zhvillimi të futbollit. Tani të rinjtë e këtij vendi mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të madhërishëm”, ka thënë Aleksander Ceferin në prag të finales së Conference League, e cila do të luhet në “Air Albania” mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoord. Kjo padiskutim është një vlerësim për Shqipërisë, pasi futbolli ka pësuar rritje në vitet e fundit dhe hapi i parë drejt arritjeve të tjera është pikërisht finalja e një kompeticioni evropian, Conference League ku në vitin debutues të…

Read More

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit do të mbahet në 30 Maj. Kreu i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të ketë propozime nga opozita as në këtë raund. “Nuk ka më histori që unë të filloj të marrë nëpër gojë emra njerëzish të nderuar. Nuk quhet negociatë që unë propozoj katër ti zgjedh dy. Kjo bëhet për Avokatin e Popullit, por presidenti duhet të kalojë në një proces më të gjerë.Kemi thënë që le të kalojmë direkt te emrat. Propozoni ju, nuk do të propozojmë ne kandidatë më…

Read More

Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm. Megjithatë sipas Mediut duhej që mazhoranca të mos kishte raunde bosh. “Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të munshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim cuar dje një kandidaturë, dhe duhet të cojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të këkrojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë…

Read More

35 ultras të Romës dhe dhjetëra tifozë mbërritën këtë mëngjes në portin e Durrësit, për të ndjekur nesër skuadrën e zemrës që luan kundër Feyenoord-it në finalen e UEFA Europa League. Por, para se të niseshin drejt vendin tonë, ata kanë marrë disa këshilla për mënyrën si duhet të sillen gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. Duke kujtuar problemet që kanë pasur në të shkuarën me mbështetësit e Feyenoord-it në Spanjë, ultrasit kërkojnë që tifozët të mos shkaktojnë incidente në Tiranë. “Së pari, shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla. Së dyti, mos merrni me vete flamuj apo simbole…

Read More

Ashtu siç ishte njoftuar më parë skuadra holandeze e Feyenoord ka mbërritur dhe është akomoduar në hotel në Tiranë. Skuadra e cila ka marrë një autobus me qira, ndryshe nga kundërshtari i tyre, është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie. Pak më vonë, pritet të mbërrijë edhe ekipi i Romës, ndërsa pasdite do të kemi konferencat për shyp.

Read More

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 22 mars 2022, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke). Kapet dhe vihet në pranga pronari i këtij biznesi, i cili nga hetimet rezulton i përfshirë në konfliktin me armë zjarri me shtetasin Armando Ndreu. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2022, në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke),…

Read More