Author: tirana

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, të gjithë sytë janë kthyer nga Shqipëria. Së fundmi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për televizionin italian “Rai 2”, ku ka folur për këtë event. Duka shprehet në fjalën e tij se të gjithë janë të angazhuar për ta organizuar sa më mirë këtë finale, ndërsa thekson se e rëndësishme për Shqipërinë është që të gjithë ata që do të vijnë në Tiranë të ndihen të lumtur. “Nuk jemi të shqetësuar, ndonëse shumë kanë qenë pak skeptikë për Shqipërinë, nëse…

Read More

Kreu i SPAK Arben Kraja, në Këshillin Kombëtar të Integrimit u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ndërsa ka folur për korrupsionin, pastrimin e parave si edhe aktivitete të kryera përgjatë vitit 2021. Në fjalën e tij Kraja tha se në vitin 2021 janë bllokuar 70 mln euro asete të krimit të organizuar, ndërsa shtoi se në një vit buxheti i SPAK është rreth 6 milionë euro. “Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar…

Read More

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

Read More

Ndërkohë që po merr pjesë në Konferencën e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Ministri i Drejtësisë në vendin tonë, Ulsi Manja u shpreh se është propozuar hapja e një Gjykate Apeli. Në fjalën e tij, Manja deklaroi se nuk do ketë ndryshime në ligj që të detyrojë Vettingun të kallëzojë në Prokurori gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar. “Në gjykatat e Apelit ka pasur debate, propozime, ka pasur ide që të mos shkrihen gjykatat. Është gjykuar që të kemi 1 gjykatë apeli, që nga 6 të kemi 1, themi ta kemi në Lushnje, sepse gjykata e Lushnjes do shkrihej dhe do…

Read More

Këtë të mërkurë, SPAK ka tërhequr të gjitha dosjet nga Prokuroritë e rretheve në të cilat përfshihen emrat e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Fill pas kryerjes së operacionit ‘Plumbi i Artë’, në kuadër të të cilit u lëshuan 32 urdhër-arreste, disa çështjet të pezulluara tashmë SPAK do i hetojë si grup kriminal. Kujtojmë se pas pranimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të rrëfyer me detaje krimet që ata kishin kryer, autoritetet arritën të godisnin 8 grupe kriminale në vend. Nga dëshmitë e tyre janë zbuluar 32 persona të akuzuar për dhjetra…

Read More

Vendi ynë do të presë për herë të parë në histori një finale europiane të organizuar nga UEFA. Pikërisht nesër, në orën 21:00, Roma dhe Feynord që do të përballen në finalen e madhe të kompeticionit më të ri europian, Liga e Konferencës, e cila do të luhet në stadiumin “AIR Albania”. Lidhur me këtë ndeshje ka folur për “Supersport” ambasadori i Shqipërisë në Ligën e Konferencës, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka deklaruar se është një tifoz i Lacios dhe se nuk bën dot tifo për Romën: Emocionet – “Janë të mëdha dhe dominon kënaqësia, kënaqësi kur vendi…

Read More

Përmes një prononcimi për gazetarët, drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ka komunikuar sot masat e marra nga policia lidhur me finalen e Conference League që do të zhvillohet nesër në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Qato kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, teksa shpjegoi se si do të bëhet hyrja në Tiranë e mjeteve nga Veriu dhe Jugu. Ai nënvizoi gjithashtu se zona brenda Unazës së Vogël, do jetë pedonale vetëm për këmbësorët.

Read More

Mbrëmjen e nesërme, më datë 25 maj ora 21:00 do të luhet finalja e madhe Roma-Feyenoord në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë, pasi është hera e parë që vendi ynë pret organizime të këtij niveli. E kur duhet edhe një ditë nga kjo finale është zbuluar edhe çmimi që merr fituesi i këtij komepticioni. Fituesi i trofeut të parë të këtij kompeticioni do të marrë plot 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo tur të kaluar…

Read More

Kryetari i Komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mc.Allister ndodhet sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë një konference për mediat, ai është pyetur nga gazetarët edhe për situatën në PD dhe zgjedhjen e Sali Berishës kreun e kësaj force, gjë për të cilën nuk ka dashur të prononcohet. Allister deklaroi se ndodhet sot në Tiranë si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme në PE dhe jo si zv.president i PPE dhe nuk mund të komentojë zhvillimet në PD, por se si anëtar i CDU dhe zv.president i PPE do përpiqen që të tejkalohen dallimet…

Read More

Komisionerja e KPK, Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga SPAK. Burime për Tirananews bëjnë me dije se zyrtarja e lartë e KPK dyshohet se ka probleme me pasurinë dhe është marrë në pyetje nga oganet e drejtësisë në lidhje me burimin e të ardhurave. Më herët, Byroja Kombëtare e Hetimit i ka sekuestruar komisioneres Etleda Çiftja dokumentacionin e një apartamenti në Tiranë. Nga të dhënat e siguruara dhe që janë në dispozicion të prokurorëve specialë, janë krijuar dyshime se komisionerja Çiftja ka kryer deklarim të rremë si dhe fshehje të pasurisë.

Read More

Mbrëmjen e të mërkurës, më datë 25 maj ora 21:00 do të luhet finalja e madhe Roma-Feyenoord në stadiumin “Air Albania”. Për tifozët ajo ka nisur që sot dhe protagonistë janë vetë ata jashtë fushës së blertë. Ata janë pozicionuar në disa pikë të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar edhe një atmosferë të mrekullueshme. Numër i lartë tifozësh nga të dyja skuadrat kanë zbarkuar në Tiranë, me mijëra të tjerë priten ditën e sotme, të cilët do të vijnë edhe për herë të parë në Shqipëri. Ndërkaq, në përgatitjet e fundit janë edhe dy klubit me Feyenoord që në Twitter…

Read More