Modelja Dorina Gegiçi dhe menaxheri i njohur, Denis Avdiu i kanë dhënë fund të gjitha dyshimeve duke konfirmuar lidhjen mes tyre. Ata përfliteshin që nga viti i kaluar që kishin një romancë mes tyre, por dyshja janë treguar hermetikë duke e mbajtur marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut. Mirëpo, dje ka qenë ditëlindja e modeles dhe kjo si duket ka bërë që ata të dalin publikisht bashkë. Avdiu, i cili është menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, njëherësh themelues i AVD Digital, ka publikuar një fotografi me partneren e tij modele. “Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka mundur të vejë në pranga një 46-vjeçar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi kanë goditur shoferin e një linje urbani. Uniforbat blu njoftojnë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë dhe filloi procedimi penal për shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Të martën në mbrëmje, delegacionet e nivelit të lartë nga Suedia dhe Finlanda do të mbërrijnë në Turqi për bisedime me ministrinë e jashtme rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n, njofton BBC. Kjo vizitë e dy delegazioneve vjen pas kundërshtimit të Turqisë për anëtarësimin e dy vendeve në NATO. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se asnjë nga vendet nuk duhet të jetë i shqetësuar për të vizituar vendin në përpjekje për të bindur Turqinë për anëtarësimin e tyre. Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s – përfshirë Turqinë – Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i…
Gjatë vizitës së tij sot në Durrës, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë edhe në Panairin e Punës dhe Aftësive që po zhvillohet në këtë qytet. Kreut i qeverisë ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e panairit dhe të zgjedhin priofilin që u përshtatet mes 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon. “Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai. Ndërkohë, një fjalë mbajti edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila tha se biznesi shqiptar sot ka…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte sot në Durrësi në kuadër të Planit për Pastrimin Kombëtar, ku siguroi se po jepet dora e fundit për pastrimin e bregdetit përpara datës 1 qershor edhe me ndihmën e forcave të ushtrisë. Ndër të tjera, Rama ka paralajmëruar gjithashtu se ky vit do të ketë edhe numrin më të lartë të turistëve ndërsa plazhet do t’i gjejnë të pastra. Numrit më të lartë të turistëve i përgjigjemi me plazhe më të pastra. “Të mos ndotim shtëpinë tonë të përbashkët. Edhe mjedisi i pastër që do gjen do ketë ndikimin e vet. Por duhet…
Ditën e sotme u mbajt Konferenca e Kombëtare nga KQZ dhe OSBE. Në të mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila gjatë fjalës së saj është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira por jo perfekte. Gjithashtu, ambasadorja theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformat në Shqipëri, ndërsa tha se është koha që diaspora të votojë. “Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës jashtë vendit. Duke pasur parasysh…
Skuadra finaliste Feynoord pritet që të mbërrijë sot në kryeqytetin shqiptar ndërsa ditën e nesërme do të përballet me italianët e Romës në kuadër të finales së madhe të Conference League. Ndryshe nga Roma që dje solli me traget në Shqipëri autobusin e saj zyrtar, holandezët kanë vendosur të marrë një me qira. Finalja e parë e këtij kompeticioni do të nisë nesër në orën 21:00, dhe e gjitha pritet të jetë një spektakël për t’u shijuar si brenda dhe jashtë fushe.
Këtë të martë, KQZ dhe OSCE Presence in Albania organizuan konferencën kombëtare të nivelit të lartë me temë “Votimet nga jashtë, koha është tani.” Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të Kuvendit, partive kryesore politike, institucioneve shtetërore, diasporës, partnerëve ndërkombëtarë, si dhe ekspertëve dhe aktorëve të shoqërisë civile, dhe u diskutua mbi çështje që lidhen me krijimin e kushteve dhe zbatimin e masave, për të mundësuar votimin jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor. Në fjalën e tij, Komisioneri Shtetëror i KQZ, Ilirian Celibashi deklaroi se ky proces (sigurimi i votës së emigrantëve) nuk…
Dita e nesërme në Tiranë pritet të jetë një ditë feste dhe gëzimi pasi do të luhet finalja e madhe e UEFA Conference League ku përballë do të jenë Roma dhe Feynord. Por, pavarësisht atmosferës emocionuese që pritet të krijohet, autoritet vendase dhe ato italiane e holandeze që janë në Shqipëri i druhen një përplasje mes tifozëve. Kjo frikë buron nga fakti që dihet tashmë, tifozët e Romës dhe të Feynoord janë kthyer në armiq të përbetuar prej vitesh. Kur kujtojmë këto dy tifozeri, na vjen menjëherë në mëndje skena e vitit 2015, ku Roma dhe Feynoord luanin për fazën…
Dy ngjarjet e mbrëmjes së djeshme tronditën Tiranën dhe gjithë vendin, ku në të dyja rastet protagoniste ishte vetë policia. Në njërën, një efektiv policie qëlloi me armë kolegun e tij i cili ndërroi jetë, ndërsa në tjetrën po një punonjës policie qëlloi nje qytetar me armën e shërbimit. Për të dyja këto raste ka reaguar sot ish-kryeministri, Sali Berisha. Reagimi i plotë i Berishës: Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne “Kombinat”! Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe…
Dy ngjarjet e mbrëmjes së djeshme tronditën Tiranën dhe gjithë vendin, ku në të dyja rastet protagoniste ishte vetë policia. Në njërën, një efektiv policie qëlloi me armë kolegun e tij i cili ndërroi jetë, ndërsa në tjetrën po një punonjës policie qëlloi nje qytetar me armën e shërbimit. Për të dyja këto raste ka reaguar sot deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Alibeaj bën thirrje që Policia e Shtetit të vendoset në shinat e ligjshmërisë. Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet…
Publiku i huaj e ka pritur mjaft mirë këngën “Sekreti” të këngëtares shqiptare, Ronela Hajati. Pavarësisht se artistja nuk arriti të kualifikohej dot për në finale, kënga e saj ishte nje hit që bëri bujë nëpër Evropë. Ndërkohë, një rast i tillë që tregon pëlqyeshmërinë e këngës vjen së fundmi. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo që ka ndarë një video nga një emision grek, ku moderatori e ka përdorur këngën “Sekret” për një video në “Tik Tok”. Në praninë e të tjerëve, ai shihet në kuzhinë duke u ‘përpjekur t’i largoj’ ata nga ushqimet përmes këngës së Ronelës dhe…