Sipas një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se Rusia po rrit intensitetin e operacioneve të saj në rajonin lindor. Trupat ruse po kërkojnë të rrethojnë Severodonetsk, Lyschansk dhe Rubizhne, thha Ministria e Mbrojtjes, shkruan BBC. Por forcat ruse janë hasur me rezistencë të fortë nga ukrainasit. The illegal and unprovoked invasion of Ukraine is continuing. The map below is the latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 24 May 2022 Find out more about the UK government's response: https://t.co/jtTcuPCs66 🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/fAw6Dj1aPm— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) May 24, 2022 “Rusia, megjithatë, ka…
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një ngjarje mjaft e rëndë në kryeqytet, ku një polic ka vrarë kolegun e tij brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Për pasojë, i mbeti fillimisht i plagosur, ndërsa më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të tjerë, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi. Gjithsej janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se 3 plumba e kanë prekur në trup efektin Çaush Saliasi i cili humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, autori 25-vjeçari,…
Postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore, identifikohet dhe vihet në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, 56-vjeçari nga Kukësi. Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka caktuar për shtetasin I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e…
Kur na ndan vetëm një ditë nga finalja e madhe e Conference League i cila do të luhet në “Air Albania” mes Romës dhe Feynoord, në portin e Durrësit kanë mbërritur tifozët e parë të Romës. Mësohet se afro 100 tifozë, 35 prej të cilëve ultras të Romës kanë zbarkuar të portin e Durrësit me tragetet e linjës së Barit. Ndërkohë, pritet që në Durrës të mbërrijnë edhe rreth 500 tifozë të organizuar, ndërsa të tjerë do të mbërrijnë në grupe të vogla. Tifozët janë pritur dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, ndërsa situatën e ka ndjekur nga…
Tranjerit të Milanit, Stefano Pioli i vodhën medaljen gjatë festimeve të titullit kampion në Serie A. Ai kërkoi që t’ia kthenin medaljen pasi ishte e vetmja që kishte. Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale u publikua një video nga një tifoz që në dorë kishte medaljen e Piolit, teksa falënderonte timonierin e kuqezinjve. Por menjëherë pas kësaj, medalja ka përfunduar në duart e të zotit, pasi tre djemtë që dukeshin në videon e postuar në rrjetet sociale e kanë dorëzuar atë në Rajonin e Policisë. Tre djem, sipas asaj që u deklarua, kanë deklaruar se e kishin gjetur medaljen…
Ende nuk është dërguar asnjë kandidat në Kuvend duke bërë që edhe raundi i dytë të votimit në parlament të ezaurohej formalisht në pak minuta. Këtë herë, kryeministri Rama ia ngarkoi fajin opozitës për këtë dështim. Ndërsa opozita akuzon maxhorancën se ka prishur marrëveshjen, pasi ka parë se kandidatët e tyre nuk mund të josheshin. Sot në mesditë pritet të mblidhet konferenca e kryetareve, që do të vendosë për datën e mbajtjes së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit. Enkeljed Alibeaj konfirmoi se ai do të marrë pjesë në këtë mbledhje për të kërkuar sërish përgjigje nga maxhoranca nëse…
Klubi i Romës ka bërë një postim mjaft special në rrjetin social “Twitter” vetëm një ditë para finales së madhe të UEFA Conference League e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Faqja zyrtare e klubit të verdhekuqve ka shpërndarë një foto nga eksodi masivi vitit 1991, ndërsa shkruan “Andiamo a Tiranaaa” (Ikim në Tiranë). Pak minuta më parë këtij postimi nuk i ka rezistuar as kryeministri Edi Rama, i cili e shpërdarë në rrjetin e tij social në “facebook”, ku duke qeshur shkruan “Hajdeni, hajdeni”.
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa është proceduar penalisht pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati. Sipas policisë, në kuadër të operacionit policore të koduar “Seria A” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 34 vjeç, dhe A. K., 61 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. U shpallën në kërkim shtetasit A. C., 44 vjeç, dhe V. D., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Po në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi…
Një kasident ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë ku protagonist bëhet një tjetër autobus i linjës së Unazës së Re “Green Line”. Mësohet se autobusi është përplasur me një makinë të vogël. Mbetet ende e paqartë nëse ka persona të lënduar. Kujtojmë se një tjetër autobus i së njëjtën linjë disa javë më parë përfundoi në Lanë ndërsa ishte plot me njerëz. Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e 29 prillit në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.
DashiNë dashuri ju ka hipur një dëshironi që të lini pas bërjen e hesapeve në çdo gjë dhe të shkoni pas rastësisë, doni që të pushtoheni nga një pasion. Tani nuk mund të ndaheni, duhet të vazhdoni me këtë ide dhe të rizbuloni lidhjen tuaj. Në punë dini të jeni diplomat dhe ky është avantazhi juaj! DemiNë dashuri doni të përjetoni diçka të bukur dhe ky është padyshim momenti juaj. Në punë, është koha për të kapërcyer një krizë. Por edhe për të menaxhuar me qetësi aspektin ekonomik. BinjakëtNë dashuri ndjeni shumë siguri, por duhet të përballeni edhe me një…
Shqipëria mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, më të dukshme në zonat verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë, sipas MeteoAlb Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C. Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se Gjermania po përgatit masa kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch, tha Lauterbach në kuadër të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Ai mendon se masat do të prezantohen shpejt. Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e dhënies së rekomandimeve të vaksinimit për njerëzit me rrezik të veçantë. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për vaksinimin e popullatës në përgjithësi, theksoi politikani i SPD-së. Ai tha se mbështet veprime të vendosura. Epidemia globale…