Author: tirana

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj thotë vendi i tij është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara përsa u takon aftësive mbrojtëse dhe ndihmës për Ukrainën. Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë së fundmi 17 milionë dollarë për ushtrinë e Shqipërisë. Zyra e gjeneralit Milley tha se në takim u diskutua për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe përgjigjet e Shteteve të…

Read More

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID. Në të gjithë vendin janë 260 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 20 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.182 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (24 Maj 2022)Raste të reja ditore 58Të shëruar në 24 orë 20Të shtruar në spitale 4Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 904 Testime totale 1,824,414Raste pozitive 275,939Raste të shëruara 272,182Raste…

Read More

Dy informatorë sekret i treguan Forbes planin. Nga vëzhgimi i llogarisë në Whatsapp është zbuluar plani për të kontrabanduar vrasës në SHBA për të vrarë ish-presidentin në Dallas. Një person i lidhur me ISIS në SHBA po planifikonte të vriste George ë. Bush-in, duke shkuar aq larg sa të udhëtonte në Dallas në nëntor për të bërë video rreth shtëpisë së ish-presidentit dhe duke rekrutuar ndihmë nga një ekip bashkatdhetarësh që ai shpresonte t’i fuste ilegalisht në vend. Revista amerikane Forbes zbulon se përmes kufirit meksikan, personi i lidhur me ISIS do të sillte në SHBA njerëzit e tij. FBI…

Read More

Trajneri i Romës, Mourinho ka folur për Shqipërinë, ku e ka quajtur një vend të veçantë, në një intervistë të dhënë për mediat. Numri një i pankinës së ekipit italian ka fjalët më të mira për Tiranën, por edhe për popullin kuqezi. “Kur arritëm në gjysmëfinale e kuptova se sa e rëndësishme ishte. Tifozët dhe stadiumi e prisnin këtë moment. Ata janë një popull dhe një qytet i veçantë. Ata e meritojnë këtë. E them të veçantë sepse na përfshijnë në emocionet e tyre, i kuptojmë dhe bëhemi pjesë e tyre. Kemi krijuar një ndjeshmëri që shkon përtej rezultateve” –…

Read More

Trajneri i Romës Jose Mourinho ka folur para finales me Fejnordin në ambjentet e stadiumit “Air Albania”. Ai u shpreh se do bëjnë të pamundurën për të shkruar historinë. “Në kemi bërë para ndeshjes me Torinon, e kemi thënë që ishte një ndeshje e rëndeshim, ishte e rëndësishme që të dinim që të luajë në finale që të vije këtu qe të dije kush luan kupën dhe kualifikimin, nuk kishim nevojë për këtë tension ekstra, e kemi hequr, u kualifikuam dhe objektivi u arrit, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ne që të mendonim për këtë finale, unë…

Read More

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi Ludian Zaimi vrau me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur dhe në prani të disa efektivëve të tjerë të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit. Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit. Aty vjen Ludian Zaimi i cili qëllon disa herë mbi Çaush Saliasin. Ky i fundit mundohet t’ju shmanget plumbave, por nuk ka arritur dot t’u shpëtojë.

Read More

Pas Fejnordit, edhe skuadra e Romës ka zbarkuar në Rinas. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi italian tregon lojtarët verdhekuq teksa zbresin nga avioni Ekipi i Zhoze Murinjos tashmë do të niset nga aeroporti “Nënë Tereza” për të shkuar drejt Tiranës dhe të akomodohet në hotel. 🐺 #ASRoma 🛬🇦🇱 #UECLfinal pic.twitter.com/baLePlEF1P— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022

Read More

Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Euronews Albania publikoi sot lajmin se përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj. Nga ana tjetër kryeministri e mohoi një lajm të tillë. Sipas Euronews Albania në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë…

Read More

Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit historinë e para 16 viteve kur ajo pati disa probleme me kordat vokale, duke rrezikuar të humbasë zërin. Por falë ndihmës së doktoreshës së saj në SHBA ajo ka arritur që ta mposhtë këtë problem. “Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në Neë York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund…

Read More

Ditën e sotme është liruar nga qelia ish-Drejtori i SHK në Sarandë Andri Dhima. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”. Seanca u zhvillua në orën 12:30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short në 19 maj. Kujtojmë se Dhima u arrestua më 24 mars pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria e Sarandës, për “shpërdorim detyre”. Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës janë arrestuar ish-zyrtarët e ASHK, Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lagno, ndërsa në…

Read More

Skuadra e Feyenoord ka zbarkuar në Tiranë, për të luajtur finalen e madhe të Conference League. Skuadra holandeze me të mbërritur në kryeqytet, zyrtarë të Feyenoord janë takuar me një ish-kundërshtarë të tyre në vitin e largët 1991, ku u ndeshën me Partizanin në kuadër të kompeticionit Kupa e Kupave, një ndeshje e cila u mbyll në barazimin 0-0 në stadiumin e asaj kohe, Qemal Stafa. Në atë ndeshje, një nga më të mirët për Partizanin ishte portieri Artur Lekbello, i cili ndali disa raste holandezët. Dhe, sot, ekipi i Feyenoord është ritakuar sërish me portierin legjendar ndërsa në faqen…

Read More

Shpaloset posteri i madh për teknikun e Romës në Tiranë. Para nisjes së finales së madhe të Conference League, e cila do të zhvillohet nesër në “Air Albania”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një poster të madh me foton e teknikut të Romës, Mourinho.Posteri është vendosur mbi Universitetin Politeknik të Tiranës. “Mirë se erdhe në Romën e vogël”-shkruan Veliaj në Instagram.

Read More