Rrëmbimi i një 6-vjeçari mbrëmjen e djeshme ka vënë në alarm autoritetet greke. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e njohura të Athinës. Sipas vokatit të familjes, fëmija është rrëmbyer në banesën e tij, ku ndodhej me të ëmën dhe gjyshen. Vogëlushi pasi ka dëgjuar një zhurmë jashtë derës së banesë, ka dalë duke menduar se është nëna e tij, por në ato momente një person i maskuar e ka rrëmbyer. Sipas avokatit, shtëpia nuk kishte kamera, çka vështirëson më tepër identifikimin autorit. Sipas dëshmitarëve, autori përshkruhet rreth të 45-ve, 1.80 i gjatë, dhe se e ka rrëmbyer fëmijën me…
Author: tirana
Minutat kalojnë dhe Tirana po i afrohet gjithnjë e më shumë momentit kulminant, startit të finales së madhe të UEFA Conference League mes Romës dhe Feynord e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 21:00. Duket se gjithçka për këtë përballje është gati. Organet qendrore dhe vendore të qeverisë kanë bërë me dije se shumë nga rrugët e Tiranës do jenë të bllokuara, ndërsa nuk do lejohet të futen në kryeqytet shtetasit shqiptarë që nuk e kanë një biletë për finalen në 25 maj. Ditë pushimi dhe pa makina, shumë nga rrugët do jenë të…
Tekniku italian, Jose Mourinho shihet sërish si shpëtimtar për Italinë. Italianët besojnë se ai mund t’i sjellë sërish një trofe Italisë pas 12 vjetësh, kur fitoi Championsin me Interin. Por këtë herë nuk është në valle Champions League, por një finale mbetet një finale, një trofe mbetet gjithnjë një arritje dhe kujtim i veçantë. Nga ana tjetër, ky është një tjetër vit ku ekipet italiane dolën shpejt nga Evropa dhe vetëm Roma ka menduar të mbaj lart flamurin azzurr. Në këto kushte, Confernece League duket një trofe shumë i madh duke bërë që mediat italiane të kapen pikërisht pas këtij…
Finalja e Ligës së Konferencës së Europës do të jetë një ngjarje, e cila do të mbahet mend nga shqiptarët për disa arsye dhe padyshim, nuk do të harrohet nga shumë biznese, sa u përket përfitimeve në aspektin monetar. Në mbrëmje, stadiumi i rikonstruktuar rishtazi i Tiranës Air Albania do të presë finalen e UEFA Conference League mes ekipit italian AS Roma dhe skuadrës holandeze Feyenoord. Tirana është zbukuruar me petkun e finales, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë rreth stadiumit Arena Kombëtare. Stadiumi “Air Albania” do të presë për herë të parë një finale europiane, teksa i gjithë…
Mbrëmjen e djeshme, në rrugët e kryeqytetit ka patur mjaft trazira dhe përplasje midis policisë dhe tifozëve huliganë hollandezë por jo vetëm. Disa nga efektivët e policisë janë plagosur por për fatin e mirë nuk kanë asgjë serioze, ndërkohë që disa tifozë holandezë janë shoqëruar në komisariat. Por mediat italiane nuk i konsiderojnë serioze këto skena në rrugët e Tiranës, pasi rreziku mund të jetë pikërisht sot, më 25 maj. Pikërisht për të shmangur problemet ditën e sotme qeveria Shqipërisë ka vendosur që 25 maji të jetë festë publike, për të shmangur problemet me trafikun dhe gjithashtu për të mbrojtur…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë një video e cila tregon kohën para dhe pas rindërtimit të stadiumit kombëtar, i cili sot quhet “Air Albania”. Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se aty ku ndodhej “një kalbësirë urbane në zemër të Tiranës,” tashmë është ngritur një nga stadiumet më të bukur të Evropës. Po ashtu, Rama shton se në të njëjtën vazhdë do të vijojë edhe Teatri i Ri Kombëtar që pritet të ndërtohet pas shembjes dy vite më parë. EDI RAMA NË FACEBOOK “Mirëmëngjes dhe me shpresën se…
DashiLajme të mira në dashuri, sepse Hëna, Mërkuri, Venusi dhe Jupiteri janë në anën tuaj, emocionet të forta ju presin. Në punë, lajme po vijnë deri në javën e ardhshme, veçanërisht nëse keni procese gjyqësore në pritje, përgjigjet do të vijnë! DemiNë dashuri keni arritur të kapërceni një krizë me një zgjedhje fitimtare. Megjithatë, nëse jeni beqarë, duhet ta lini veten pas rastësisë pasi mund të bini edhe në dashuri. Në punë inkurajoni takimet me njerëz energjikë dhe pozitivë! BinjakëtEmocione të bukura në dashuri, sidomos për të rinjtë që duan të përfshihen në lidhje të reja. Në punë, kini kujdes…
Sipqs MeteoAlb, ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme do të vijojë në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Tirana është kthyer në fushëbetejë mbrëmjen e së martës mes huliganëve holandezë dhe atyre romanë me policinë shqiptare. Pas konsumimit të tepërt të alkoolit, tifo grupet e dy skuadrave që do të përballen mbrëmjen e mërkurë në “Air Albania Stadium” për finalen e Conferenca league kanë dhunuar plagosur 10 efektivë policie. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Policia e Shtetit. Njoftimi i Policisë: Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën…
Një tjetër përplasje raportohet në Tiranë. Pranë Hotel Hilton në kryeqyteti, ku është akomoduar ekipi i Feyenoord, pranë Pallatit me Shigjeta ka incidente.
Finalja e Conference League që do të luhet ditën e mërkurë në “Air Albania Stadium” përveç tifozëve të Romës dhe Fejnordit, ka sjellë edhe eskortat e huaja në Shqipëri. Dhe për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa, por dhe se çfarë kërkojnë klientët, emisioni “Piranjat” në Abc me anë të një të infiltruar ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, e cila vinte nga Venezuela. Takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se…
Holandezi Jorik Nijdam ka 10 vjet që jeton në Tiranë, ka një agjenci udhëtimesh dhe për këtë arsye mund t’ju tregojë gjithçka për qytetin në të cilin Fejnordi do të luajë finalen e Ligës së Konferencës. “Shqipëria është kaq e larmishme, – shprehet ai. Plot entuziazëm, Joriku tregon për qytetin në të cilin jeton. – Kryeqyteti i zhurmshëm Tirana ka më shumë bare për metër katror në të gjithë Europën. Restorantet janë të mira. Ata kanë gjithçka që dëshironi me çmime të mira.Në krye të vendit keni alpet shqiptare, vendi ka shumë site të UNESCO-s dhe bregdeti jugor është i…