Minutat kalojnë dhe Tirana po i afrohet gjithnjë e më shumë momentit kulminant, startit të finales së madhe të UEFA Conference League mes Romës dhe Feynord e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 21:00.
Tifozët ultras të skuadrës italiane janë të shumtë në numër që kanë prenotuar bileta për të parë skuadrën e tyre të zemrës të luajë një finale europiane pas disa vjetësh pritje, teksa kanë 11 vjet që nuk gëzojnë një trofe.
Sipas “Supersport” për këtë fluks fluturimesh nga Roma drejt Rinas, nga ora 7 e mëngjesit të sotëm nga aeroporti Fumicino i kryeqytetit italian ngrihet çdo 30 minuta avionët charter, që sjellin në Shqipëri fansat verdhekuq.
Sipas Ansa-s, deri në orën 14:00 do të kryen 12 fluturime speciale. Në zonën e kontrollit të Terminalit 1 dhe 3 në Fiumicini, ultrasit e Romës, që mbajnë veshur fanellat me emrat e yjeve të skuadrës së zemrës (Abraham, Zaniolo. Pellegrini apo De Rossi dhe Totti) këndojnë në kor.
Të gjithë tifozët e Romës, përfshirë grupet ultras, do të mblidhen në parkut të Liqenit të Tiranës, vetëm pak minuta larg stadiumit.
Pas trazirave të mbrëmshme, rreth 80 italianë janë rikthye në Itali. Këta persona janë shoqëruar nga autoritet shqiptare si persona të padëshiruar.
