Ndërkohë që ka vetëm pak minuta që ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga kreu i grupit Enkelejd Alibeaj thirri një mbledhje me deputetët për të vendosur nëse do të propozojnë një emër për President në raundin e tretë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ka sulmuar Alibeajn duke pretenduar se ai nuk ka asnjë tagër dhe autoritet në PD për të thirrur mbledhjen e grupit dhe për të marrë vendime në emër të demokratëve. “Përveç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i…
Author: tirana
Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ku pritet të merret vendim për qëndrimin që do të mbahet në raundin e tretë të votimit për Presidentin. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të vendoset nëse demokratët do të nxjerrin një kandidat për në raundin e tretë dhe nëse po, cili do të jetë ai emër. Kujtojmë se afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 maj, (e diela), ora 16:00, ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 maj. Deputetet e pranishëm: Emilja Koliqi Flamur Hoxha…
Policia ka arrestuar një 43-vjeçar duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. Sipas njoftimit zyrtar, në zonën e “Alliasit” një 43 vjeçar ka qëlluar me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së fqinjit të tij, pas një konflikti për motive të dobëta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale…
Erla Mëhilli ka treguar pse ka vendosur të tërhiqet nga politika aktive. Dikur ish-zëdhësja e Berishës, Mëhilli i është rikthyer medias sërish, ku drejton prej një viti një emision politik. Erla tha se angazhimi në televizion erdhi në një kohë kur nuk e ndjente veten mirë në politikë. “Kisha pak dyshim nëse do të arrija ta bëja dot të isha drejtuese e një emisioni politik. Por guxova sepse qëlloi në një moment kur nuk shkoja mirë me politikën. Ishte thyer marrëdhënia e dashurisë që kisha dikur. Kisha kohë që isha shkëputur. Vendosa që ta merrja këtë hap dhe të bëja…
Pas mbarimit të finales së madhe të “Conference League” dhe shpërndarjes së turmave të tifozëve, qyteti i Tiranës kishte nevojë për punën e kampionëve të tjerë. Është fjala për punonjësit e terrenit të Bashkisë Tiranë, që pastruan çdo rrugë të kryeqytetit duke e khtyer atë në normalitet brenda pak orësh pas konsumit masiv. Falë punës së tyre, rrugët e Tiranës janë të pastra dhe qyteti vijon rutinën e përditshme!
Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi i është gjetur një pasuri prrallore. Klosi ishte një ndër zyrtarët e lartë që ligji e ngarkon për të hetuar transaksionet e dyshimta. Por në deklaratën e pasurisë rezulton se ka dhënë 140 mijë paund një shoqërie biznesi. Kjo është bërë përmes 4 transaksioneve në shkurtin e vitit 2019. Sipas deklaratës vjetore të të ardhurave, rezulton se drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, ka dhënë 140 mijë paund me fajde për shoqëri biznesi përmes 4 transaksioneve në shkurtin e vitit 2019. Sipas ILDKP, vitin që shkoi, mekanizmi i huadhënies nga kursimet familjare është aktivizuar…
Reperi shumë i dashur i estradës shqiptare, Asdren Gjikolli, i cili njihet ndryshe edhe me emrin e artit Gjiko është një nga artistët më në zë të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se është akuzuar për përdhunimin e një të miture. Megjithatë, përtej kësaj, mësohet se reperi ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Si duket, Gjiko nuk është ndjerë mirë për shkak të gripit dhe ka shkuar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Lidhur me akuzën për përdhunim, kujtojmë se reperi akuzohet se ka mashtruar të…
Nëna e 18-vjeçarit i cili kreu masakrën në Texas ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy mësues ka folur për mediat duke pretenduar se djali i saj nuk ishte i dhunshëm. Adriana Reyes u shpreh se është befasuar kur mësoi se i biri, Salvador Ramos kishte hapur zjarr në shkollën fillore, e madje kishte qëlluar edhe gjyshen e tij. Ajo ka kujtuar se për herë të fundit ka folur me djalin të hënën, në ditën e tij të lindjes. Gruaja mohoi të kishte marrëdhënie të ftohtë me djalin, por pranoi se 18-vjeçari nuk kishte shumë miq. “Djali im nuk…
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona pasi grabitën emigrantët e paligjshëm, të cilët i morën për t’i transportuar në Tiranë. Sipas “bluve” të Gjirokjastrës, janë sekuestruar një shumë parash, 3 automjete, 1 pistoletë lodër metalike, 1 përforcues grushti, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare. Informacion- GjirokastërFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar “RENT A CAR”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me dhunë e parave dhe sendeve…
Pas festës në Tiranë, rreth orës 04:40, trofeu i Conference League zbarkoi në Romë. Ekipi iu drejtua qendrës stërvitore në Trigoria, ku pavarësisht se ishte ora 5 e mëngjesit me qindra tifozë i prisnin ende zgjuar duke detyruar Mourinho-n dhe pjesën tjetër të ekipit të hipnin mbi tarracë për t’i treguar tifozëve të tyre trofeun e Conference League. Sigurisht ky është vetëm fillimi i një festë të gjatë. 📍Trigoria 💛❤️OOOOOOOOOOOOOOLÉ! 🏆 pic.twitter.com/KzlHRCOWjB— AS Roma (@OfficialASRoma) May 26, 2022
Pas mbrëmjes magjike të së mërkurës ku Tirana priti finalen e madhe të Conference League, kryeministri Edi Rama ka bërë sot një postim në rrjete sociale ku ka shprehur falenderime për të gjithë ata që kanë kontribuar që çdo detaj në këtë event të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Po ashtu, një reagim erdhi edhe nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi…
Një shqiptare 37-vjeçare, e cila ishte nënë e dy fëmijëve u vra dje me thikë në Vittoria të Italisë. Viktima quhej Brunilda Halla. Ngjarja tragjike ndodhi para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur mjekët mbërritën për t’i dhënë ndihmën, megjithë përpjekjet e tyre për ta mbajtur atë në jetë, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Sulmi ndodhi në via Firenze. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, në atë moment ka qenë në punë bashkëshorti i gruas, i cili është marrë në pyetje nga karabinierët. Sot raportohet se është vënë në…