Author: tirana

Tradhtia është ende një nga problemet e familjeve të ditëve të sotme, megjithatë, ky fenomen, me kalimin e viteve nuk bën më aq shumë çudi në shoqëri. Në një video të publikuar në media një grua nga Librazhdi, e cila është kapur mat nga vjehrri dhe vjehrra teksa ishte në momente intime me të dashurin e saj, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant. Vjehrri dhe vjehrra e kanë kuptuar që nusja e tyre po i tradhtonte djalin dhe kanë pritur që ta kapin në flagrancë.  Shiko videon duke klikuar KËTU

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha lajmin e mirë për të gjithë policët, të cilët në finalen e Conference League u përballën me tifozët huliganë të Feyenoord dhe Romës. Sipas Nanos, policët do të marrin një shpërblim, ndërsa u shpreh se janë duke u kryer të gjitha procedurat. “Është menduar një shpërblim për punonjësit e policisë dhe po ndjekim procedurat për të arritur në një konkluzion”, u shpreh Nano. Në lidhje me tifozët problematikë, Nano tha se ata janë identifikuar dhe dosjet i janë dërguar autoriteteve në Itali dhe Holandë më qëllim që akte të tilla të mos…

Read More

Pasi goditjet e policisë e bënë më të rrezikshëm kultivimin e kanabisit në natyrë, bandat në dy vitet e fundit i janë drejtuar gjithnjë e më shumë kultivimit të tij në ambiente të mbyllura, të cilat policia nuk mund t’i dallojë nga ajri. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar vetëm tre raste të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, numri i rasteve u rrit në 18 deri në maj të këtij viti. BIRN i kërkoi policisë të dhëna për pesë vitet e fundit, por ata nuk kishin të dhëna për para…

Read More

Këngëtarja Aurela Gaçe nuk do të jetë e pranishme në muzikë për disa kohë. Lajmin e keq për fansat, e ka ndarë vetë artisja e cila përmes një statusi publik, sqaron se ka mundur që të kapë në kohë problemin me kordat vokale. Duke u kërkuar ndjesë fansave të saj, Gaçe bën të ditur se do të rikthehet në muzikë mirëpo pasi të rikuperohet. REAGIMI: I drejtohem audiencës time besnike ! Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka folur sërish për çështjen e Presidentit të ri dhe pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces. Balla është shprehur se Shqipëria duhet të ketë një president që nuk është i asnjë pale politike dhe i ka bërë thirrje opozitës që të propozojë emrat e saj në raundin e tretë. Balla: Nuk mund ta ketë asnjë palë politike, e përcakton kushtetuta, të vetmin kush ose kriter që PS ka artikuluar ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të isntitucionin e Presidentit duhet të ketë një president apo…

Read More

Tirana përjetoi dje një mbrëmje magjike ku priti finalen e parë të edicionit të ri të Ligës së Konferencës, emocionet e së cilës u përcollën në të gjithë botën dhe u ndoq nga 400 milionë njerëz. Sfida u fitua nga skuadra e Romës me rezultatin minimal 1-0 ndaj Fejnordit, megjithatë mjaftoi për të ngritur kupën lart në stadiumin “Air Albania”. Lidhur me këtë event historik dhe me organizimin me sukses të saj në çdo detaj ka folur sot Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai doli këtë të enjte në një konferencë për shtyp ku ndër të tjera tha se: “Përshtypja…

Read More

Janë bërë sot publik nga Partia Demokratike emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore, përfshirë këtu që nga ai për Investimet Strategjike e deri tek Komisioni për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale. Sipas listës së zbarhdur, shihet se kryetar i Komisionit për Investimet Strategjike do të jetë Gazment Bardhi. Ndërkaq, në Komisionin për Reformën Territoriale, bashkëkryetarë do të jetë Dhurata Çupi, kurse për Reformën Zgjedhore do të jetë Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar). Komisioni Hetimor per Investimet Strategjike:1. Gazment Bardhi (kryetar)2. Ferdinand Xhaferaj (anetar)3. Lefter Geshtenja (anetar)4. Ilda Dhori (anetare)5. Emilia Koliqi (anetare)6. Bledion Nallbati (anetar)7. Arbi Agalliu (anetar) 8. Kastriot Piroli (anetar…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pajisur me pasaportën shqiptare sportisten e re italiane, Lara Colturi. Me anë të një reagimi, Çuçi njofton se ajo do të garojë këtej e tutje për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Përveç Laras, pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish-kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive. “Kënaqësi e veçantë t’i jap pasaportën shqiptares më të re, Lara Colturi, e cila do të garojë shumë shpejt me flamurin tonë kombëtar në sportin e skive. Me kombësi dhe…

Read More

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore e SPAK, ku i penduar i drejtësisë,Nuredin Dumani, tronditi botën e krimit me dëshmitë e tij. Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka siguruar dosjen hetimore flet në emisiomim ‘Shënjestër’ dhe për miqësinë e Nuredin Dumanit me Festim Qolin. Dumani e Qoli, pasi vranë me thikë Fatmira Dedën. pinë gjakun e njëri-tjetrit dhe u bënë ‘vëllezër’. Lala thotë se, personi më i shumëkërkuar në Shqipëri, deri dje, Nuredin Dumani…tashmë ka folur. Ai, jo thjesht ka rrëfyer, por po trondit nga dita në ditë me dëshmitë e tij mbarë opinionin publik. Ndërsa me…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot gjatë deklaratës për mediat lidhur me çështjen e detit me Greqinë. Sipas Xhaçkës, kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis. “Nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por me përgatitjen e të dyja  vendeve për të gjetur kompromisin që më pas të shkojë në gjykatë. Në atë fazë jemi dhe kur të vijë momenti që të jemi gati do të ulemi për t’u dakordësuar sipas të gjitha kompromiseve…

Read More

Gjatë konferencës së sotme për mediat të kabinetit qeveritar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u pyet nga gazetarët rreth paralajmërimeve të bëra disa ditë më parë për kallëzime për disa kryebashkiakë, për të cilat ai deklaroi se nuk mund të bëjë publike fakte. Manja theksoi se janë mbi 355 ankesa, duke theksuar se hetimet po vijojnë dhe sapo të ketë rezultate do të bëhen publike. Pyetje: Para dy javësh u paralajmërua se do të bëhen kallëzime për disa kryebashkiakë, kur do të bëhen? Manja: S’mund të bëj publike asnjë fakt. Hetimi administrativ ka rregulla. Njësia antikorrupison ka në trajtim mbi…

Read More

Ditën e sotme, qeveria shqiptare u mblodh me qëllim për të miratuar vendimet e radhës të marra nga Këshilli i Ministrave. Ndër to bëjnë pjesë edhe 5 VKM të marra në dikasterin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, të cilat u bënë të ditura nga vetë ministrja, Belinda Balluku. Sipas Ballukut, qeveria do të bëjë çmos që të mbrojnë familjarët nga çmimi i energjisë. Ajo tha se ka familjarë që shpenzojnë deri në 5 mijë KW në muaj, e cila është një shifër e madhe dhe tha se në një moment të dytë, këta konsumatorë do të paguajnë me çmim…

Read More