Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku për energjinë: Ka familje që harxhojnë 5 mijë kw, ata do të paguajnë më shtrenjtë sesa konsumatorët bazikë

13:41 / May 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, qeveria shqiptare u mblodh me qëllim për të miratuar vendimet e radhës të marra nga Këshilli i Ministrave. Ndër to bëjnë pjesë edhe 5 VKM të marra në dikasterin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, të cilat u bënë të ditura nga vetë ministrja, Belinda Balluku.

Sipas Ballukut, qeveria do të bëjë çmos që të mbrojnë familjarët nga çmimi i energjisë. Ajo tha se ka familjarë që shpenzojnë deri në 5 mijë KW në muaj, e cila është një shifër e madhe dhe tha se në një moment të dytë, këta konsumatorë do të paguajnë me çmim më të rritur se sa qytetarët që konsumojnë energji për nevoja bazike.

“Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar. Do të aplikojmë të njëjtin çmim, por nëse fasha do të jetë deri në 800 do të bëjmë analizat e duhur, kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kw harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike”, tha Balluku.

Po ashtu, ministrja u ndal edhe tek dy VKM-të e miratuara që kishin të bënin me sektorin minerar dhe aksin rrugor Thumanë-Kashar.

“Kemi paraqitur 5 VKM, e para ka të bëjë me procesin e shpronësimit. Dy të tjera për projektin e madh për hekurudhën. Ndërkohë do të ndalem në dy prej VKM që janë aprovuar sot. Ajo për përcaktimin e rregullave dhe kritereve për licencat minerare nga zbatuese. Duke qenë se ka pasur ndryshim të ligjit, u vlerësua e nevojshme të mendohen disa nga rregullat. Kjo ka ardhur si nevojë e një sërë abuzimesh. Për të fortifikuar këtë proces dhe t’i japësh seriozitet sektorit minerar. Ne kemi kryer një sërë studimesh dhe duam që këtij sektorit t’i kthehet dinjiteti.

Është vërejtur interes i madh nga investitorët e huaj në sektorin minerar. Do të dëshiroja të ndaja edhe një projekt-vendim të rëndësishëm është ai që i hap rrugë për projektimin dhe ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në janar, kjo kontratë e lidhur në bazë të instrumentit të partneritetit privat dhe publik u anulua. I jemi kthyer kësaj kontrate duke qenë se shkojmë në parametra të rinj. Shteti nuk investon. Konsorsiumi do të investojë dhe do ta transferojë pas 35 vjetësh në pronësi të shtetit shqiptar. Kjo është bërë në një proces negocimi dhe nuk duhet harruar që kjo është një nga pjesët e rëndësishme të korridorit blu. Ne shpresojmë t’i hapim të gjitha lotët në 2022”, tha Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha-deputetëve të PS në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki, shumë prej tyre me performancë të mirë

20:08 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.