Author: tirana

Asambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka marrë në konsideratë një rezolutë që dënon “agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor”. Rezoluta, e mbështetur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore, tashmë është miratuar, me 88 vende që votuan pro dhe 12 kundër. Ndërsa 53 vende kanë vendosur të abstenojnë. “Rezultati i dërgon një sinjal të qartë Federatës Ruse: ndaloni luftën tuaj kundër Ukrainës, ndaloni sulmet ndaj spitaleve. Asambleja Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se përgjegjësia për krizën shëndetësore në Ukrainë i takon ekskluzivisht Federatës Ruse “, tha ambasadorja ukrainase Yevheniia Filipenko. Rezoluta ndaloi…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar garanci shtetërore me vlerë 3 miliardë lekë për bankat tregtare që të do jenë pjesë e skemës së garancisë për huadhënien për subjektet që tregojnë me shumicë, produkte ushqimore bazë. Sipas VKM-së, shuma e garancisë shtetërore që lëshohet në favor të secilës bankë tregtare do të përcaktohet nga ministri i Financave. Vendimi i plotë: Vendim për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve, që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë për të mundësuar financimin e nevojshëm për mbajtjen e rezervave, me qëllim…

Read More

Avokati Sajmir Visha u shpreh sot se Policia e Shtetit është në momentin e saj më kritik. Visha theksoi se nuk mund të presësh punë të suksesshme nga efektivë policie që paguhen me rroga minimale dhe se janë bërë pjesë e krimit të organizuar. Visha tha ndër të tjera se kjo që po ndodh kohët e fundit në vendin tonë, me shtimin e krimeve nga vetë punonjësit e policisë është e frikshme dhe kërcënon sigurinë e çdo qytetari. “Ne presim që policia të parandalojë dhe të godasë veprat penale ndërsa sot në SPAK ke shumë policë e drejtues policie me…

Read More

Nuk është gjë e keqe të dëshironi të jeni prioriteti i partnerit kur jeni në një lidhje. Në fund të fundit, nëse dikush është i rëndësishëm për ju, do të bëni gjithçka që mundeni për ta mbajtur atë në jetën tuaj dhe për t’i treguar se sa shumë e vlerësoni. Këtu janë 4 shenjat e mundshme që mund të jenë arsyet pse nuk jeni prioriteti i partnerit tuaj. 1. Po bëni të gjitha përpjekjet Nëse jeni i vetmi që vazhdimisht telefononi, dërgoni mesazhe ose caktoni takime, kjo do të thotë se nuk do të dëgjoni prej tyre nëse nuk filloni…

Read More

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procedurat e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Tiranës u shoqërua të enjten me debate të tensionuara dhe akuza për rrjedhje informacioni nga vetë institucioni. Nga dy kandidatët në garë, KLP vendosi të enjten të skualifikojë kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe t’i hapë dritën jeshile Arens Çelës, aktualisht drejtues i komanduar i prokurorisë së kryeqytetit. Por siç doli nga debatet në seancë, Ajazi i kishte dërguar më herët një memo KLP-së përmes së cilës ankohej për skualifikimin e tij nga gara. Rrjedhja e informacionit u konsiderua “shumë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin. Kamberi është mundësia e fundit e shqiptarëve që të kenë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë. Kurti thotë se Serbia ka bërë gjithçka që të ndalë përfaqësimin e shqiptarëve. “Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Klubin e Futbollit Tirana për fitoren e Abissnet Superiore. Meta shkruan se titulli i 26-të Kampion është motivim për të tjera suksese! “Urimet më të mira KF Tiranës dhe të gjithë tifozëve bardhë e blu për fitoren e merituar të kampionatit!Titulli i 26-të Kampion, motivim për të tjera suksese!Uroj një përfaqësim sa më dinjitoz në sfidat ndërkombëtare që e presin Tiranën! 🔵⚪⚽🏆”, shkruan Presidenti Meta.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “Frontline”, i është përgjigjur pyetjes lidhur me mënyrën sesi do të bashkohen tre grupet e deputetëve që janë krijuar nga përplasjet në selinë blu. Vokshi iu përgjigj moderatores Marsela Karapanço duke thënë se ajo dhe Grupi i Rithemelimit janë pro bashkimit dhe ka shpresë se herët apo vonë kjo do të ndodhë. “Opozita e vërtetë janë vetëm pak deputetë dhe unë kam shumë shpresë. Ne duam të bashkohemi dhe kam shpresën se do jemi bashkë. Jemi të hapur, dyert i kemi hapur çdo ditë’, u shpreh Vokshi. Por më tej…

Read More

Avokati i njohur ka folur lidhur me komentet e tij të bujshme ndaj femrave të hijshme. I pyetur nga moderatori Flori Gjini nëse ka pasur raste që ia kanë marrë për keq, Ngjela e mohoi. Ngjela iu drejtua moderatorit duke i thënë që nuk ka eksperiencë. “Kush është ajo femër që nuk i pëlqejnë komplimente”, tha Ngjela. Çfarë iu tha Bora Zemani? Ngjela: Si mor si ka pëlqyer. Është realizëm. ajo ka pushtuar të gjithë ekranet. E përgëzova për karrierën e saj edhe ajo më ka falënderuar. Vetëm Borën apo edhe personazhe të tjerë? Ngjela: Unë zgjedh kë të dua.

Read More

Me një vendim të Këshillit të Ministrave që është botuar rishtazi në “Fletoren zyrtare”, kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile emërimit në detyrë të disa anëtarëve në bordin mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Bie në sy në listën me 5 anëtarë emri i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi e cila ka drejtuar Komisionin për Çështjet Ligjore në Kuvend gjatë dy mandateve të para të qeverisë Rama. Gjithashtu pjesë e bordit do të jetë edhe profesoresha e njohur e Departamentit të Gazetarisë, Iris Luarasi. “V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË…

Read More

Një grup trafikantësh shqiptarë në Itali është goditur nga policia. Sipas medias italiane, në orët e para të ditës së sotme në provincat e Parmës, Arezzo, Grosseto dhe Romëa u zbatua urdhri i masave ndaj tetë personave të akuzuar për posedim dhe shitje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe dhunë. Masa e paraburgimit u caktua për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës. Gjithashtu u dha masa e detyrimit të qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një tjetër shtetas italian dhe një tjetër shqiptar. Ata dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të…

Read More