Author: tirana

Policia në Cërrik ka arrestuar një 35-vjeçar me akuzën për dhunë. Në pranga ka rënë shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik. Ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia.

Read More

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Raportohet se në kërkim është shpallur R. Z., 29 vjeç banues në lagjen “24 Maji”, pasi dyshohet se ka djegur 2 automjetet, në pronësi të shtetasve M. Ç. dhe R. I. Gjithashtu, policia në Vlorë ka arrestuar një 46-vjeçar, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, në banesën e saj, në lagjen “29 Nëntori”. Ndërkaq, 46-vjeçari ka thyer…

Read More

Uniformat blu kanë arrestuar një 31-vjeçare në Elbasan pasi është përfshirë në një aksident me makinë. Burime policore bëjnë me dije se e arrestuara është shtetasja S. M., 31 vjeçe. Kjo e fundit ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj dhe është përplasur me motorin që drejtohej pa leje drejtimi, nga  B. P. Për pasojë është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen S. M., 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues A. T., ka aksidentuar biçiklistin H. B., 72 vjeç. Si pasojë 72-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç. Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e…

Read More

Paulo Dybala është prej disa kohësh pjesë e planeve të Interit, me zikaltërit që po e ndjekin me kujdes transferimin e tij në Milano. Argjentinasi i u përshëndet me tifozerinë dhe ekipi e Juventusit dhe së shpejti do të jetë një lojtarë i lirë, ku transferimi i tij do të jetë me parametra zero. Marotta ka studiuar me kujdes çdo pistë të mundshme për të bërë të mundur tranferimin e yllit juventin. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi tashmë ka paraqitur ofertën e parë për Dybala, një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 6 milionë euro në sezon. Tani…

Read More

Futbollisti më i përfolur i kësaj periudhe është Kylian Mbappe emri i të cilit po diskutohet shumë lidhur me të ardhmen e francezit. Mesa duket, sulmuesi nuk ka nënshkruar një rinovim kontrate me PSG dhe në Spanjë janë të bindur që ai do i bashkohet Real Madrid. Ndërkohë, klubi parizien e ka hequr fanellën e kampionit të botës nga shitja në dyqanin online. Nëse kontrollon aty (DYQANI ONLINE) do të shihni që fanella e Kylian Mbappe mungon dhe bëhet fjalë për atë të sezonit 2021/2022 dhe jo të sezonit të ri.

Read More

Me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të marrë pjesë në takimin ministerial “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, që do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara, sot më 18 maj.Takimi vjen në kontekstin e krizës së tanishme të sigurisë ushqimore, që është përkeqësuar, duke filluar me përhapjen e Covid-19 dhe duke u thelluar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.Një ditë më pas, e enjte 19 maj 2022, Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Konflikti…

Read More

Zbulohet dokumenti origjinal i notës diplomatike që SHBA vendoste marrëdhëniet me Shqipërinë. Gazetari dhe moderatori i emisionit “Dekalog” në RTSH 24 Roland Qafoku ka bërë publike mbrëmë ekskluzivisht gjatë këtij emisioni dokumentin zyrtar të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Mban datën 28 korrik 1922, është firmosur nga komisioneri amerikan i rangut ministër Fuqiplotë dhe i Dërguar i Jashtëzakonshëm Maxwell Blake, i cili ia dorëzoi atë ditë kryeministrit të 10-të të shtetit shqiptar Xhaferr Ypi që mbante në të njëjtën kohë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Blake kishte marrë pak ditë përpara kësaj date urdhrin nga sekretari i Shtetit Charles Evans…

Read More

Ka pasur një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri. Balla: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njfotoni kur. Nëse doni të ecni në mënyhrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet. Alibeaj: Po, ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali, si pjesë e grupit të maxhorancës në mbledhjen ku po mbahen negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri, pohoi se opozita duhet të japë kandidaturat e saj. “Kemi dëgjuar aq shumë Aliebaj, se flisni mirë, se fjalët i rendisni bukur. Na duhet produkt. Kemi caktuar datën e raundit të dytë të votimit dhe do të ishte e arsyeshme nga kjo tryezë, në 5,6,7 të jemi këtu me ju, me kamera apo përballë. Si të doni të jemi ulur. Vetëm që këtë pikë të grupit parlamentar tuaj, ti mishëroni në emra konkrete. Propozimi i zotit Mediu ishte i…

Read More

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare e cila akuzohet se përfitonte shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimi. Sipas policisë, 27-vjeçarja me inicialet J.B., banuese në lagjen “Lirimi” të këtij qyteti nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare premtonte vende pune ose favore të ndryshme. Sakaq vijon puna për kapjen e saj. Njoftimi i policisë: Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vende pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se: Specialistët…

Read More