Turqia ka bllokuar mundësinë e shqyrtimit të aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, shkruan Financial Times. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Presidenti Erdogan, Turqia nuk do të pranojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në Alenacën e Veriut nëse nuk përmbushen disa kushte. Ambasadorët e NATO-s u takuan të mërkurën me qëllim hapjen e bisedimeve të pranimit në të njëjtën ditë kur Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesat e tyre, por Ankaraja refuzoi. Turqia ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën se strehojnë njerëz që ajo thotë se janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të…
Author: tirana
Këmbana e Paqes pranë Piramidës së Tiranës është kthyer në një atraksion në kryeqytet, por edhe një kujtim simbolik i së kaluarës së hidhur i trazirave të ’97.Gjatë vizitës me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Michael Granoff, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ajo do të rikthehet sërish pas restaurimit dhe projektit të transformimit të Piramidës, në atë që do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan.Këmbana e Paqes është krijuar nga shkrirja e fishekëve të përdorur gjatë trazirave të vitit 1997 pas rënies së firmave piramidale, kur qindra njerëz…
Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë është “zhveshur” komplet nga kostumi i zyrtares duke sjellë në “Javën e Amerikës” një Yuri Kim shumë ndryshe nga sa jemi parë ta shohim. Ka qenë vetë ambasadorja e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka publikuar disa foto nga aktiviteti i mbajtur ditën e sotme te “Reja” në kuadër të “Javës së Amerikës”. Në fotot e postuara ambasadorja shihet e veshur sportive teksa është duke parë një film me dhjetra qytetarë. Në duar ajo mban Coca-Cola dhe kokosha, teksa u bën thirrje qytetarve që t’u bashkohen aktiviteteve të organizuara përgjatë kësaj jave.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një studim për të identifikuar njerëzit më të rrezikuar nga vdekja nga COVID kur trajtohen në spital. Parashikuesi i rezultateve të sëmundjes COVID-19 (CODOP) do të ndihmojë për të zbuluar se kush ka nevojë për kujdes kritik. Sipas Sky News, sistemi përdor 12 molekula gjaku të cilat zakonisht mblidhen në spital kur një pacient shtrohet që do të thotë se algoritmi duhet të jetë i lehtë për t’u adoptuar nga sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.about:blank CODOP përdor inteligjencën artificiale teksa mund të identifikojë pacientët. Ai zbuloi se algoritmi mund të parashikojë mbijetesën ose vdekjen…
Shumë prindër besojnë se nëse i ndihmojnë fëmijët të bëjnë detyrat, ata do të jenë më të saktë. Por kjo teori është hedhur poshtë nga studiuesit nga Universiteti i Teksasit. Sipas studiuesve, është e padobishme që prindërit të qëndrojnë “mbi kokë” fëmijëve në shkollën fillore, ndërsa në 9-vjeçare dhe gjimnaz është totalisht e gabuar. Duke marrë shkas nga kjo, Bright Side ka treguar edhe arsyet se përse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë. Fëmijët e humbasin motivimin për të studiuar Nga studimi ka rezultuar se sa më shumë prindërit të përfshiheshin në detyrat e fëmijëve, aq…
Anija ‘Unistream’ me qymyr guri ku u gjet 59 kilogramë kokainë, i është nënshtruar ditën e sotme kontrollit. Kontrolle janë kryer në pjesën e poshtme të saj për të parë nëse ka sasi tjetër kokaine të fshehur. Ndërkohë kontrollet janë ushtruar nga polumbarët e forcave RENEA, ndërsa që vijon kontrolli në tonelatat me qymyr. Sakaq për verifikimin e saj qymyri është kontrolluar nga agjentët e antidrogës.
Vetëm politikanë dhe burra me moral të lartë, as nuk kanë qenë e as nuk janë të korruptuarit e Shqipërisë.Ata janë banditë ordinerë.l.Si pasojë e intelektit të ulët provincial që kanë pasur dhe kanë, të korrruptuarit e Shqipërisë jo vetëm që u korruptuan me veprime që janë zakone të njohura të botës së krimit, por tani nuk po e kuptojnë dot që, pikërisht për këtë arsye, amerikanët po i tallin.Po tallet hapur politika amerikane me ta. Sidomos me Saliun.Kryesor në këtë tallje është Saliu. Se atij, ndërkohë, degradimin e vet mendor po ia sjell ovokatia banale që ai po i…
Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”. Sipas policisë, B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Njoftimi i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili…
Më datë 25 maj, ku pritet të mbahet edhe finalja e Conference League, Tirana do të jetë thuajse tërë ditën në shtetrrethim. Ky vendim është marrë sot nga qeveria në kuadër të masave të marra nga qeveria për mbarëvajtjen e këtij eventi të madh sportiv, për herë të parë për vendin tonë. “Qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Pra do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret në vazhdim të masave që po marrim për të organizuar në mënyrë shembullore, një nga…
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit, në të cilin një kamion autobot që transportonte naftë drejt Kosovës ka goditur nga pas një makinë me targa të Kosovës. Si pasojë e kësaj përplasje të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga. Autoboti ka devijuar duke dalë nga rruga rreth 100 metra larg nga vendi i aksidentit. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere në autoveturë, përkatësisht nënë e bijë morën dëmtime të lehta dhe u transportuan për në spitalin rajonal të Kukësit për ekzaminime dhe trajtime të nevojshme. Policia po punon për zbardhjen e…
Nga Charles Lipson “Spectator World” Kompleksiteti absolut i luftës në Ukrainë, mund të fshehë tiparet e saj më të rëndësishme. Prandaj le të reduktojmë disi kompleksitetin, dhe të përqendrohemi tek argumenti qendror: Ukraina ka penguar fitoren e rusëve, por nuk e ka fituar ende luftën. Priten ende luftime të ashpra, por rezultati në fushën e betejës po anon gjithnjë e më shumë në favor të Ukrainës. Vladimir Putin donte të pushtonte kryeqytetin, Kiev, të rrëzonte regjimin e Zelensky, të instalonte atje një qeveri kukull, dhe të kontrollonte sa më shumë që të mundej vendin fqinj, duke përfshirë një pjesë të…
Një futbollist 16-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Greqi. Mediat lokale bëjnë me dije se adoleshenti nuk u ndje mirë gjatë ndeshjes dhe ka dalë nga fusha ku edhe ka marrë shërbimin e parë, por pas dërgimit në spitalin e Patras nuk ia ka dalë. Ai luante me skuadrën e Panaitolikos, ndërsa dha frymën e fundit në spitalin “Shën Andrea” të Patras. Mjekët i dhanë familjarëve lajmin e hidhur mes dhimbjeve të mëdha. Mjekët thanë paraprakisht se i riu kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Ky është rasti i dytë kur një futbollist ndërron jetë gjatë lojës në…