Author: tirana

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër në orën 11:00, një seancë publike për të dhënë vendimet mbi denoncimet e bëra sa i përket shkeljeve administrative të bëra në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Do të merren vendimet për denoncimet e bëra sa i takon shkeljeve që ministra, kryetarë bashkie apo drejtues të ndryshëm të administratës shtetërore i kanë kryer në bashkitë Durrës, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Njoftimi i Plotë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Ditën e enjte, datë 19.05.2022, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjevenë sallën e mbledhjeve të KQZ-së, zhvillon seancën publike me këtë rend…

Read More

Qeveria do të derdhë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit një fond prej 160 milionë lekësh për federatat sportive si dhe për shpërblimin e sportistëve elitarë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të marrë ditën e sotme theksohet se “Ministrisë së Arsimit i shtohet fondi prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë”. Sipas vendimit, fondi prej 160 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022. Vendimi i qeverisë: NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT…

Read More

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Në banesë ndodheshin një çift të moshuarish të cilët sapo kanë pikasur flakët kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Bombola e gazit ka qenë e ndezur pasi çifti ka qenë duke gatuar. Për të evituar përhapjen e flakëve i zoti i shtëpisë ka tentuar të largoj bombolën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe uniformat blu.

Read More

Dashi Flisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Mund ta lëndonit me këtë veprim. Beqarët do realizojnë shumë takime nga të cilat do kenë mundësi pafund për të ndryshuar statusin. Në planin financiar tregoni sa më shumë maturi me shpenzimet. Demi Nuk keni pse të jeni kaq tolerant me njeriun e zemrës i cili ju detyrohet shumë. Kërkoni atë qe ju përket me të drejtë, pa pasur ndjesinë se jeni duke gabuar. Beqarët do kenë mundësi të mira pa fund, por nuk do i shfrytëzojnë pasi nuk do jenë të qartë në ato…

Read More

GJKKO ka lënë në fuqi dënimet për të arrestuarit e operacionit ‘Limit’. Nga operacioni “Limit” i kryer në shtator të vitit 2019, mbetën të arrestuar 21 persona për shitje dhe trafik lëndësh narkotike në vendet e BE-së. Pas arrestimeve në 2019, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre…

Read More

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv për zgjedhjen e Presidentit të ri. Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Fatmir Mediu tha se ka diskutuar me kreun e PAA Agron Duka, ku kanë shprehur emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit. “Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Për pasojë, janë plagosur 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të ndodhur.

Read More

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur e televizionit kanadez dhe videove në YouTube, Chethana Raj. Sipas burimeve, ajo ka ndërruar jetë pasi raportohet se pati komplikime për shkak të një operacioni plastik për heqjen e dhjamit. Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar në qendrën ku u krye operacioni plastik. Sipas burimeve policore, Chethana u shtrua në qendrën kozmetike “Shetty” në Rajajinagar për një operacion plastik, por pasi pati komplikime, ajo u transferua në spitalin “Kaade”. Aktorja pësoi vdekje të menjëhershme pasi mushkëritë e saj u mbushën me ujë dhe nuk mundi të merrte frymë. “Vajza ime më kishte kërkuar leje…

Read More

Vodafone, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në vend, vazhdon rrisë çmimet ndaj shqiptarëve. Për të mos mjaftuar të gjithë barrën e rritjes së çmimeve, abonentëve të Vodafone u ka ardhur një “surprizë” jo fort e këndshme nga kjo kompani. Vodafone u ka dërguar mesazh klientëve, duke i informuar se ka vendosur që të rrisë me 100 lekë çmimin e paketës Vodafone GigaFibra.

Read More

Një 19-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Polica ka njoftuar se është proceduar penalisht dhe babai i vajzës së mitur, i cili pasi ka mësuar për ngjarjen, ka kanosur dhe dhunuar 19-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halilaj të Fushë Krujës. Njoftimi nga policia: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar…

Read More

Europa po përballet më përhapjen e një sëmundje të re. Bëhet fjalë për “Monkeypox”, ose ndryshe Lija e Majmunëve. Lija e majmunëve është zbuluar në Portugali dhe Spanjë në atë që mund të jetë shpërthimi i parë global i sëmundjes së rrallë, shkruan Daily Mail. Spanja po monitoron 8 burra që besohet se janë infektuar me linë e majmunëve. Të tetë burrat që janë infektuar janë homoseksualë ose biseksualë, sipas mediave lokale. Pesë burra kanë rezultuar pozitivë në Portugali dhe të paktën 15 raste dyshohen se janë të infektuar me virus sipas autoriteteve të vendit. Të infektuarit janë të meshkujt…

Read More

Policia kufitare e Durrësit ka zbuluar gjatë kontrollit një vajzë të fshehur në kabinën e kamionit, në portin e qytetit bregdetar. Sipas informacioneve të Policisë bëhet me dije se 27 vjeçarja u ndihmua nga një shtetas nga Fieri, i cili është arrestuar pak orë më vonë. Ky shtetas do të kalonte jashtë kufirit 27-vjeçaren me inicialet M.V, e cila u procedua në gjendje të lirë.

Read More