Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka reaguar pas prezantimit të programit IPARD lll nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Kryemadhi i ka cilësuar këtë aktivitet si një shëtitje me kamera, ndërsa shtron pyetjen përse nuk inaugurohet sera tek inceneratori. Reagimi: Dyshja qeveritare Rama-Krifca paskan bërë sot një shëtitje me kamera duke folur për bujqësinë shqiptare. Këtë IPARD III e morëm vesh, po atë serën tek inceneratori pse nuk e inaguroni? Mos harroni se keni llogaridhënie edhe për këto subjekte në Durrës: Basilika e Shën Mëhillit dheBioplant Shpk Kanë zhvilluar investim me fondet e BE dhe aprovimin…
Author: tirana
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian të mbajtur sot ishte i pranishëm edje Ministri i Drejtësisë, i cili deklaroi se digjitalizimi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit. Nga ana tjetër, deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj nuk la pa përmendur edhe dosjen e Dibrës ndërsa shtoi se aty janë të përfshirë edhe ministra, ku nuk la pa shigjetuar edhe ministrin Manja. Tabaku: Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuari Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin fqinj të Greqisë ku dy shtetas shqiptarë janë sulmuar me thikë. Për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Kehrinias në Amfiloxia. Autoritetet që kanë rindërtuar dinamikën e ngjarjes thonë se dy makina i kanë prerë rrugën një mjeti tjetër. Prej tyre kanë dalë 8 persona të cilët pas një konflikti verbal, kanë sulmuar me thikë pasagjerët e mjetit tjetër, pra dy shqiptarët. Njëri prej tyre, që thuhet të jetë 41 vjeç ka marrë plagë në shpinë dhe shpretkë…
Një alarm për bombë raportohet në shkollën “Xhevdet Doda”. Në adresë të kësaj shkolle sot është pranuar një kërcënim për një mjet shpërthyes. T7 raporton nga vendi i ngjarjes se zjarrfikësit po hyjnë në objektin e shkollës. Edhe ekipet e deminimit të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar hapësirën. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes…
Para pak kohësh, modelja bukuroshe dhe partnerja e yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo foli rreth jetës së saj luksoze duke deklaruar se ka punuar dhe e ka “krijuar” vetë atë që ka sot në llogarine bankare të saj. Megjithatë.mediat spanjolle kanë zbuluar se ylli portugez i paguan një rrogë të majme modeles çdo muaj. Gazeta spanjolle “Nacional” ka zbuluar se vlera që Ronaldo i ofron bashkëshortes së tij në formë page, është 100 mijë euro në muaj. Mbështetja ekonomike që Cristiano Ronaldo i jep gjysmës së tij më të mirë në fund të çdo muaj është në formë “rroge”,…
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që data 25 maj të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës. Një vendim i tillë vjen pasi në këtë ditë mbahet finalja e Conference League në kryeqytet. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili sqaron se pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë. “Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë…
Një situatë e pazakontë është regjistruar në Vlorë, ku një grua 35-vjeçare ka denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj. Mësohet se kallëzimi i të resë ka të bëjë me zhdukjen e burrit të saj rreth një vit më parë. 35-vjeçarja me iniciale N.M ka thënë që i ka humbur kontaktet me burrin, një 38-vjeçar, që prej datës 6 Maj 2021. Çifti banon në lagjen “Pavarësia 2” në qytetin bregdetar. “Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur…
Gazetari i njohur italian i ANSA-s, Alessandro Castellani u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të kenë shumë kujdes në menaxhimin e finales së Conference League më datë 25 maj. Sipas tij, në kryeqytetin shqiptar do të vijnë dhjetra-mijëra tifozë edhe pse nuk kanë siguruar një biletë për në stadium dhe policia duhet të jetë e përgatitur për këtë ngjarje. Po ashtu, gazetari ndalet edhe tek çmimet e biletave të avionëve që siç thotë ai janë 8 apo 9-fishuar, ndërsa shton se kjo është një praktikë e njohur në gjithë botën: “Pavarësisht deklarartës së trajnerit të Feyenoord sipas të cilit,…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ftoi opozitën të dërgojë katër emra si kandidatë për zgjedhjen e presidentit. Nga Kryesia e Kuvendit, Gjiknuri u shpreh se ky moment do të ishte maturimi i opozitës ndërsa i kërkoi kësaj të fundit të mos paragjykojnë mazhorancën. “Ne nuk po iniciojmë një proces, megjithëse votat mund t’i kemi. Përkundrazi dëshira jonë është që ne të dialogojmë. Maturimi i politikës duket kur palët edhe me ide të kundërta ulen dhe merren vesh. Transparenca është e mirë për të vendosur disa parime. Por fuqia e liderit apo atij që do të bëhet lider…
Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Grupit të Rithemelimit, Luçiano Boçi dha sot një deklaratë për mediat ku theksoi se niveli i diskutimit për negociatat për presidentin e ri ishte i një niveli qesharak. Boçi vijoi më tej duke thënë se është kundër paktit me PS dhe se sipas tij opozita duhet të ketë kandidatë në të pestë raundet. “Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallës. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta. Askush s’mund t’ja heqë të drejtën opozitës…
Këtë të mërkurë, në Kiev, do të mbahet gjyqi i parë për krimet e luftës ndaj një ushtari rus. Vadim Shishimarin është ushtari 21-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në ditët pas fillimit të pushtimit, shkruan BBC. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët. Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur dhe aty ka vrarë një burrë 62-vjeçar ukrainas që po lëvizte me biçikletë. “Me këtë…
Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë pasi akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë të cilat dyshohet se janë vjedhur në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për shtetasin J. LL., 30 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë në sajë të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Uniformat blu sekuestruan gjithashtu një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora të dyshuara të kontrabanduara, një shumë parash dhe një automjet. Njoftimi i plotë i policisë: Bulqizë Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sekuestrohen një pistoletë sinjalizuese, dhjetëra ora të dyshuara të kontrabanduara, një shumë parash dhe…